By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 qershor
June 28, 2025
Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein
June 27, 2025
Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34
June 27, 2025
Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko
June 27, 2025
Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 8 milionë euro buxheti për investime kapitale në ShKK
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > 8 milionë euro buxheti për investime kapitale në ShKK
Lajme

8 milionë euro buxheti për investime kapitale në ShKK

Kosova Times
Last updated: 2024/01/12 at 8:51 PM
Kosova Times Published January 12, 2024
Share
SHARE

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka mbajtur ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me 70 kandidatët për zyrtarë të rinj korrektues, të gjeneratës së 44-të. Me këtë rast ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se buxheti për shërbimin korrektues të Kosovës për investime kapitale është më i larti që ka qenë ndonjëherë.

Haxhiu ftoi zyrtarët e rinj korrektues që me kontributin e tyre të bëjnë që personat e dënuar të ri integrohen në shoqëri.

70 zyrtarë të rinj korrektues do të ndihmojnë në riintegrimin e personave të cilët kanë vuajtur dënimet pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se qëllimi i shtetit është që këta persona kur të dalin nga institucionet korrektuese të jenë të përgjegjshëm për shoqërinë dhe veprimet e tyre.

“Ushtrimi me përgjegjësi i detyrës tuaj të re do të mundësojë ngritjen e profesionalizimit dhe standardeve të funksionimit të institucioneve tona korrektuese. Jemi duke bërë përpjekje maksimale që ti fuqizojmë institucionet korrektuese dhe deri tani kemi ndërmarrë shumë veprime edhe në fuqizimin e pakos ligjore, për shërbimin korrektues të Kosovës, ekzekutimin e sanksioneve penale por edhe gjithashtu fuqizimin e programeve rehabilituese sikurse edhe të drejtat që kanë oficerët korrektues”, ka thënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo shtoi se misioni i këtyre zyrtarëve të rinj është i shenjtë, sepse janë ata që me kontributin e tyre do të bëjnë që personat e dënuar të riintegrohen në shoqëri.

“Ideja nuk është që dikush të marrë një dënim për një vepër penale që ka bërë por qëllimi i shtetit në këtë rast institucioneve tona është që personi në fjalë apo personat kur të dalin nga institucionet korrektuese të jenë të përgjegjshëm për shoqërinë, të jenë të përgjegjshëm për veprimet e tyre. Prandaj ju jeni ata që do të ndihmoni ta mbërrijmë këtë, pra ju jeni mundësia e korrektimit të  veprimeve të personave të dënuar duke i bërë ata që të nesërmen të jenë të ndryshëm për shoqërinë dhe shtetin”, ka shtuar Haxhiu.

Sipas saj, ngritja e standardeve në burgje është shumë e rëndësishme për të garantuar që të gjithë të burgosurit të trajtohen me respekt dhe dinjitet.

“Prandaj jam e bindur që me përgjegjësinë tuaj por edhe profesionalizmin tuaj ju do të angazhoheni në këtë drejtim . Jam po ashtu e bindur se si shtet si shoqëri po ecim në hapa të sigurt përpara, për të përparuar institucionet tona, për të përparuar  shtetin tonë por edhe shoqërinë në përgjithësi”, tha Haxhi.

Ministrja, duke ju uron punë të mbarë dhe suksese në punë, tha se i inkurajon që punën e tyre ta kryejnë me nder, me profesionalizëm dhe me përgjegjësi. |Kjo është ajoj çka qytetarët presin prej gjithë zyrtarëve në institucionet publike. Prandaj unë jam e bindur që do të jeni shembull i mirë për qytetarët të cilët na përcjellin, na kritikojnë e na lavdërojnë për punë të mira”, tha Haxhiu.

Ndërkaq, drejtuesi i shërbimit Korrektues pati një porosi për zyrtarët e rinj.

“Mos e shkelni ligjin”, natyrisht ky është edhe mesazhi im për juve sot por nuk mjafton vetëm që të mos e shkelim ligjin por kërkohet energji, angazhim për ti çuar proceset përpara. Në vitin që po hyjmë, po hyjmë me afro 10 milionë euro më shumë sesa në vitin e kaluar. Natyrisht do të ketë edhe sfida të tjera sepse nuk është vetëm buxheti ai që do ti zgjidhë të gjitha problemet e kamotshme që kanë qenë në shërbimin korrektues të Kosovës. Por angazhimi, ngritja profesionale për secilin prej juve  është për ne mbështetje shumë e fuqishme, natyrisht që edhe mbështetja jonë për juve do të jetë e vazhdueshme”, tha Ismajl Dibrani, drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Vetëm për këtë vit buxheti për Shërbimin Korrektues të Kosovës, sidomos pjesa e investimeve kapitale është më e larta që ka qenë ndonjëherë diku 8 milionë vetëm për investime kapitale tha ministrja Haxhiu.

Ajo potencoi se kjo mundëson që të kemi institucione korrektuese të cilat janë në përputhje me standardet ndërkombëtare derisa shtoi se ngritja e standardeve në burgje është shumë e rëndësishme për të garantuar që të gjithë të burgosurit të trajtohen me respekt dhe dinjitet.

You Might Also Like

Ambasada gjermane vlerëson qëndrimin parimor të Kosovës ndaj Ukrainës

Të shtëna me armë në `Bregun e Diellit` në Prishtinë

Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt luftës

Zvicra, përkrahëse e Kosovës dhe partnere në zhvillimin ekonomik

Zyrtarë policorë shpëtojnë jetën e një personi

Kosova Times January 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike

Kosova Times Kosova Times July 5, 2024
Gati 1 mijë aplikime për grante në MTI
Takimi në nivel negociatorësh në Bruksel
Tiranë, opozita në protestë më 7 tetor para kryeministrisë
Heqja e barrikadave mirëpritet nga Franca
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?