Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur gjatë një vizite në Prishtinë Eurodeputeten Viola von Cramon.
Gjatë këtij takimi, diskutuam për një sërë çështjesh të rëndësishme të pushtetit lokal, të zhvillimit të projekteve nga fondet e BE-së, për vizionin tonë për kryeqytetin si dhe bashkëpunimin e Prishtinës me qytetet e vendeve tjera të botes demokratike.
Në diskutimet tona u fokusuam në çështje si: Zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisit si dhe rritja e mundësive ekonomike dhe përmirësimi i infrastrukturës.
Eurodeputetja Von Cramon shprehu mbështetjen e saj të plotë për iniciativat dhe projektet tona për transformimin e Prishtinës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes nesh. /Kosovatimes/