By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Brooklyn, djali më i madh i Davidit dhe Victorias, i akuzoi ata për mungesë respekti ndaj gruas së tij
January 21, 2026
Trump njoftoi se kishte krijuar bazën e një marrëveshjeje me NATO-n për Groenlandën. Ai hoqi dorë nga tarifat për vendet evropiane
January 21, 2026
Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos
January 21, 2026
Gratë çeçene në vitin 2025: Tragjedi, dhunë dhe mungesë mbrojtjeje jashtë rajonit
January 21, 2026
Këshilli i Evropës krijoi një gjykatë për krimin e agresionit
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: IKShPK: Gripi sezonal ka kaluar pragun epidemik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > IKShPK: Gripi sezonal ka kaluar pragun epidemik
Ballina 1Shëndetësi

IKShPK: Gripi sezonal ka kaluar pragun epidemik

Kosova Times
Last updated: 2024/01/13 at 12:30 PM
Kosova Times Published January 13, 2024
Share
SHARE

Mbi 5700 raste me gripin sezonal janë raportuar vetëm në javën e parë të janarit. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. E ky numër, sipas IKShPK-së, paraqet kalimin e pragut epidemik.

“Bazuar në të dhënat nga mbikëqyrja permanente e situatës epidemiologjike përmes hulumtimit aktiv dhe pasive të institucioneve shëndetësore dhe në terren për Influenzën sezonale (ILI), për Infeksionet respiratore akute (ARI) dhe Infeksionin e rëndë respirator akut (SARI), IKShPK bën të ditur se intensiteti i Influencës sezonale (Gripit) sipas numrit të rasteve të raportuara për javën e parë të vitit 2024 paraqitet në aktivitetin e lartë të qarkullimit, ka shënuar rritje dhe e ka kaluar pragun epidemik”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Ndërkohë, që nga 2 tetori i vitit të kaluar e deri më 7 janar janë regjistruar rreth 40 mijë raste të gripit sezonal. Përveç 40 mijë rasteve me grip, janë regjistruar edhe gati 5 mijë raste të infeksioneve respiratore akute dhe 67 raste me infeksion të rëndë respirator.

Në këtë periudhë, janë testuar 326 mostra nga pacientët, si raste të dyshimta për COVID-19. Nga to 63 kanë dalë pozitive (19.32 për qind).

Përmes këtij njoftimi, IKhPK-ja ka treguar edhe për masat më efikase në parandalimin e gripit sezonal, e ku vaksinimi përmendet si faktori më i mirë parandalues.

Sipas IKShPK-së tashmë janë siguruar 85 mijë doza të vaksinës dhe se ato mund të merren në çdo komunë, derisa efekti i vaksinës fillon 1 deri 2 javë pas marrjes së saj.

Si masa praktike për parandalimin e përhapjes së gripit sezonal, IKShPK-ja ka përmendur edhe maskat mbrojtëse, distancën fizike, higjienën e duarve, evitimin e kontakteve e që njerëzit e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Begaj përkujton Rugovën: Vizionari i Kosovës së lirë

Osmani: Kontributi i Kosovës në Bordin e Paqes do të jetë domethënës

Kurti takon homologun nga Luksemburgu i shpreh synimet e Kosovës Valmira Saraçi|RTKlive Synimet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe NATO ia ka shprehur në takim që ka pasur kryeministri në detyre, Albin Kurti, me homologun e tij nga Luksemburgu, Luc Frieden në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Zyra e Kryeministrit thotë se kreu në detyrë i qeverisë ka shprehur mirënjohjen ndaj Luksemburgut për përkrahjen e saj të vazhdueshme ndaj Kosovës në të gjitha etapat e shtetndërtimit. “Në vijim, theksoi progresin demokratik dhe ekonomik të vendit dhe synimet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës dhe NATO, gjersa falënderoi Luksemburgun për mbështetjen ndaj Kosovës në këto procese”, thotë njoftimi qeveritar. Bëhet e ditur se mes homologëve u bisedua edhe mbi fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale, thellimin e bashkëpunimit përfshirë në arsim dhe investime dhe rritjes së lidhjeve kulturore mes shteteve dhe popujve tanë.

Osmani: Rugova bëri bashkë popullin rreth kauzës për liri e pavarësi

Kosova dhe Bahamasi nënshkruajnë marrëveshje për heqjen reciproke të vizave

Kosova Times January 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Axios: Biden mund të tërhiqet nga gara presidenciale fundjavën e ardhshme

Kosova Times Kosova Times July 18, 2024
Flick lavdëron Liverpoolin: Një skuadër me fuqi të jashtëzakonshme
Zbulohen varreza të reja të mercenareve të vrarëve nga “Wagner”, shumica me precente penale
Haxhiu: Dhuna ndaj grave, e papranueshme në të gjitha aspektet e saj
Dita Botërore e Sindromës Down: Cilat janë shenjat e saj dhe a mund të trajtohet?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?