By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ekonomistët skeptikë se do të arrihet rritja ekonomike prej 4.2%
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Ekonomistët skeptikë se do të arrihet rritja ekonomike prej 4.2%
Ballina 1Financa

Ekonomistët skeptikë se do të arrihet rritja ekonomike prej 4.2%

Kosova Times
Last updated: 2024/01/14 at 9:55 PM
Kosova Times Published January 14, 2024
Share
SHARE

Me gjithë paralajmërimet për përshpejtim të rritjes ekonomike të Kosovës për sivjet, ekonomistët ngrenë shqetësime nëse shkalla e paralajmëruar prej 4.2%, do të jetë e mundur të arrihet.

Sipas tyre, kjo nëse ekzekutivi punon në shtyllat kryesore të kësaj fushe, si dhe shfrytëzon buxhetin në projekte që ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve.

“Rritja ekonomike, edhe kjo e cila predikohet mund të rrezikohet nëse Kosova nuk e përmirëson mjedisin e biznesit, nëse nuk e përmirëson edhe më tepër qeverisjen në ekonomi, nëse nuk e zhvillon transparencën dhe konkurrencën dhe nuk ndikohet në zhvillimin e produktivitetit të punës”, tha për RTK-në, Muhamet Sadiku, profesor i ekonomisë.

Edhe nëse rritja ekonomike e paralajmëruar arrihet, e njëjta vlerësohet se s’do të ketë ndonjë ndikim të madh.

“Rritja ekonomike në Kosovë për këtë vit duhet të jetë rreth 3 përqind. Mendoj se duke pasur parasysh problemet e konservuara dhe ato të rikrijuara, kjo rritje ekonomike është e pamjaftueshme për t’i zgjedhur të gjitha problemet me të cilat përballet Kosova, e të cilat janë serioze”, shtoi Sadiku.

Për ta bërë diferencën në zhvillim e vendit një njohës tjetër i ekonomisë thotë se ekzekutivi duhet të punojë më shumë në realizimin e projekteve që ka nisur viteve të kaluara.

“Këto projekte duhet të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse jo vetëm pakënaqësia e qytetarëve dhe diaspora që po e shijon këtë mungesë të infrastrukturës, por edhe imazhi i Kosovës po dëmtohet çdo ditë e më tepër në mungesë të konkretizimit dhe finalizimit të këtyre projekteve, e që janë pasqyrë e Republikës së Kosovës”, tha Safet Gërxhaliu, njohës i ekonomisë.

Për dallim nga parashikimet e Bankës Qendrore të Kosovës për rritje ekonomike prej 4.2%, të dhënat e Bankës Botërore flasin për përshpejtim të rritjes prej 3.9% për sivjet. Një raport i Bankës Botërore për ekonominë globale ka parashikuar që Kosova do të ketë rritjen më të madhe në rajon për 2024-n, pas saj Shqipëria, Mali i Zi e Serbia.

You Might Also Like

Osmani takon Prattipatin flasin për zhvillimet e fundit në vend

Kurti: Sektori i TIK-ut, motor i rritjes së ekonomisë digjitale në Kosovë

Nisin hetimet për grupin e dytë në Prizren për manipulim votash

Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngjarjen

Basha: Vendimi i Kushtetueses për Rashiqin, në kundërshtim me Kushtetutën

Kosova Times January 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Zjarret nëpër kompani, të qëllimta apo aksidentale?

Kosova Times Kosova Times May 17, 2024
Begaj: Jasharët – familja simbol i martirizimit për Kosovën e pavarur
Infermierja shpenzoi 200 mijë dollarë për operacione për t’u dukur kështu
Guvernatori Ismaili dhe Braumueller flasin për bashkëpunim
Belgjika i kërkon sqarime Ukrainës për armët e përdorura në sulmet në Rusi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?