By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Izmaku: Limaj emër unifikues
June 9, 2025
Haradinaj: AAK e gatshme për qeveri të opozitës
June 9, 2025
IKSHPK: 23 raste të infektuar me fruth gjatë muajit maj
June 9, 2025
Zemaj: Në krye të `qeverisë së unitetit` mund të jetë edhe emër jopartiak
June 9, 2025
Haradinaj: NATO, e udhëhequr nga SHBA, qëndroi përkrah UÇK-së
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Forumi i Davosit, dezinformimi rreziku më i madh global në vitin 2024
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Forumi i Davosit, dezinformimi rreziku më i madh global në vitin 2024
Ballina 2Rajon / Botë

Forumi i Davosit, dezinformimi rreziku më i madh global në vitin 2024

Kosova Times
Last updated: 2024/01/14 at 8:46 PM
Kosova Times Published January 14, 2024
Share
SHARE

Më shumë se gjashtëdhjetë udhëheqës botërorë e qindra drejtues biznesi dhe aktivistë, do të mblidhen bashkë në vendpushimin zviceran të skive në Davos, për takimin vjetor pesëditor në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, që nis ditën e hënë. Në agjendën e takimit të këtij viti, përfshihen disa nga sfidat më të mëdha globale, mes tyre ndikimi i dezinformimit në mbarë botën.

Pjesëmarrësit në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, do të trajtojnë një gamë sfidash globale shqetësuese, siç janë përkeqësimi i konflikteve, i ndryshimeve klimatike, çështje që lidhen me një ekonomi të dobët globale, frika mbi inteligjencën artificiale, apo sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.

Në raportin e botuar të mërkurën, organizatorët e takimit të nivelit të lartë, thanë se dezinformimi është rreziku më i madh, afatshkurtër.

“Ndikimi i mundshëm në zgjedhjet në mbarë botën gjatë dy viteve të ardhshme është i rëndësishëm dhe kjo mund të çojë tek vënia në pikëpyetje e legjitimitetit të qeverive të zgjedhura. Nga ana tjetër, kjo mund të kërcënojë, proceset demokratike që çojnë në një polarizim të mëtejshëm social, në trazira, greva apo edhe dhunë brenda shtetit”, thotë ekspertja mbi çështje të sigurisë në kompaninë ‘Marsh McLennan Risk Consultancy”, Carolina Klint.

Takimi mbahet në sfondin e dy luftërave të mëdha, në Ukrainë dhe Rripin e Gazës.

Në mesin e atyre që do të shkojnë në Davos janë Presidenti izraelit Isaac Herzog, ai ukrainas Volodymyr Zelenskyy, Kryeministri kinez Li Qiang dhe Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Krahas udhëheqësve politikë, në takim do të marrin pjesë me qindra drejtues ekzekutivë të kompanive më të fuqishme në botë. Kritikët thonë se pasuria e tyre është rritur, ndërsa me miliarda vetë po varfërohen më tej.

“Në të gjithë botën njerëzit po ndjejnë vështirësi të jashtëzakonshme, ndërsa në të njëjtën kohë ka disa që ngjiten gjithnjë e më lart. Disa prej tyre do të jenë në Davos. Sigurisht që forumi është një hapësirë për dialog, për diskutime të rëndësishme, madje edhe për të kërkuar llogari nga udhëheqësit politikë dhe të biznesit dhe kjo është arsyeja pse organizata si Oxfam-i marrin pjesë. Por duhet thënë gjithashtu se nuk është një hapësirë ndërkombëtare, demokratike, në të cilën merren vendime transparente dhe të përgjegjshme”, thotë Nabil Ahmed, përfaqësues i organizatës Oxfam International, një lëvizje globale e njerëzve që luftojnë pabarazinë me synimin për t’i dhënë fund varfërisë dhe padrejtësive.

Organizatorët e forumit thonë se është jetike që udhëheqësit politikë e të biznesit të bëhen bashkë për të gjetur zgjidhje për sfidat e panumërta me të cilat përballet bota sot.

You Might Also Like

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit

Ukraina sulmon një fabrikë në Çuvashi që prodhon sisteme navigimi për dronë dhe raketa ruse

Për shkak të kaosit të plotë në rrugët e Los Angeles, guvernatori njoftoi një padi kundër Trump

VIDEO: Ushtria izraelite bastis anijen e Greta Thunberg

Kosova Times January 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare bien, në Kosovë asnjë lëvizje

Kosova Times Kosova Times May 15, 2024
Barduani: KFOR-i s`është i shqetësuar nga vakumi institucional në Kosovë
Horoskopi ditor për datën 14 korrik
Shkencëtari rus dënohet me 14 vjet burgim për tradhti
Gjashtë raste të dhunës në familje raportohen në 24 orët e fundit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?