By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Garda Kombëtare e Karolinës së Veriut trajnon ushtrinë e Moldavisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Garda Kombëtare e Karolinës së Veriut trajnon ushtrinë e Moldavisë
Ballina 2Rajon / Botë

Garda Kombëtare e Karolinës së Veriut trajnon ushtrinë e Moldavisë

Kosova Times
Last updated: 2024/01/15 at 9:02 PM
Kosova Times Published January 15, 2024
Share
SHARE

Kur Rusia filloi sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës, Moldavia fqinje hartoi plane për të forcuar ushtrinë e saj. Qeveria moldave dhe aleatët e saj perëndimorë kanë bërë investime të mëdha për të forcuar ushtrinë e vogël të vendit fqinj me Rusinë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb, sjell në materialin në vazhdim përpjekjet e Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Moldavinë dhe dhjetëra ushtri të tjera në mbarë botën.

Ndërsa forcat moldave praktikojnë me topat e modelit D-20 të epokës sovjetike, forcat amerikane po qëndrojnë aty pranë.

Rreshteri Joseph Gonzales nuk është pjesë e dhjetëra mijëra forcave amerikane të dislokuara në Evropë pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

“Jemi këtu për të ndihmuar me modernizimin që ushtria të transformohet nga modeli i epokës së Luftës së Ftohtë”.

Ai është pjesë e asaj që njihet si Programi i Partneritetit Shtetëror të Gardës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

“Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, Shtetet e Bashkuara shtruan pyetjen se çfarë duhej bërë për të ndihmuar ushtritë. Një nga idetë ishte programi i partneritetit. Një numër shtetesh amerikane u partnerizuan me disa shtete të këtij rajoni dhe programi aktualisht është përhapur në të gjithë botën”, thotë ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Moldavi, Ken Logsdon.

Ky vit shënon 30 vjetorin e Programit të Partneritetit Shtetëror. Duke shfrytëzuar më pak se 1% të buxhetit të Pentagonit, programi ka partnerizuar forcat e Gardës Kombëtare nga shtete dhe territore amerikane me ushtri nga 100 vende të botës.

“Është një marrëdhënie shumë e rëndësishme dhe nuk mendoj se ka qenë ndonjëherë më e rëndësishme sa tani”, thotë për Zërin e Amerikës ambasadori amerikan Kent Logsdon.

Partneriteti mes Karolinës së Veriut dhe Moldavisë është ndër më të vjetrit.

“Kemi një partneritet 27-vjeçar, me një gamë të gjerë angazhimesh nga njëra ushtri tek tjetra, që nga kujdesi mjekësore apo për viktimat e deri tek taktikat bazë të njësive ushtarake”, thotë Gjenerali Todd Hunt, me Gardën Kombëtare të Karolinës së Veriut

“Në bazë të programit të partneriteti ne kryejmë rreth 40 stërvitje ushtarake në vit”, thotë koloneli Mark Almond me Gardën Kombëtare të Karolinës së Veriut.

Stërvitjet e këtij viti përfshinin manovra të rralla jashtë kufijve të bazave ushtarake të Moldavisë.

“Kjo është hera e parë që e bëjmë këtë me Moldavinë”, thotë koloneli Almond.

Ndërsa autokolonat ushtarake kalonin pranë qytetit, moldavët kureshtarë nxorën telefonat e tyre për të filmuar. Ushtarë moldavë, rumunë dhe trupa amerikane nga Divizioni 101 Ajror zhvilluan stërvitje në fushat pranë qytetit ndërsa trajnuesit nga Garda Kombëtare e Karolinës së Veriut hodhën përpara tyre pengesa reale.

“U përballëm me një dron të paidentifikuar që fluturonte mbi pozicionin tonë. Po përpiqemi t’i trajnojmë forcat moldave se si të reagojnë në një situatë të tillë. Ata vepruan shkëlqyeshëm edhe është një përmirësim i mirë nga ushtrimet e mëparshme gjatë stërvitjes”, thotë kapiteni Ken Vilagos me Gardën Kombëtare të Karolinës së Veriut.

Stërvitjet gjatë natës dhe ditës arritën kulmin ndërsa trupat shumëkombëshe zhvilluan manovra me zjarr armësh të vërtetë për të rimarrë territorin nga armiku.

Çdo ndërveprim është i përmbushur me një ndjenjë qëllimi, thotë për Zërin e Amerikës Gjenerali Sergiu Cirimpei, Zëvendës Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Moldavisë.

“Ne të gjithë e dimë se kemi një luftë agresioni pranë Moldavisë, kështu që duhet të përmirësohemi”.

Një objektiv me një ndjenjë të shtuar urgjence ndërsa Rusia vazhdon agresionin kundër Ukrainës.

You Might Also Like

Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë

Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank

Iniciativa gjermane për një “Evropë me dy shpejtësi”

Lufta kthehet në Detin e Zi. Putini ndjek atë që dëshiron që nga dita e parë

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Kosova Times January 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nis projekti i ngrohjes diellore, Rama e Xhaferi nënshkruajnë marrëveshjen

Kosova Times Kosova Times September 26, 2023
Mijëra persona besohet se kanë vdekur nga tërmeti në Afganistan
Bllokohet propozimi i Cvijanoviqit për ta nominuar Trumpin për Çmimin Nobel
Netanyahu kundërshton ndalimin e luftimeve gjatë ditës me qëllim hyrjen e ndihmave në Gazë
Austri:Politika e Serbisë ndaj migrantëve jep efekt në itinerarin ballkanik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?