By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kapiteni i tankerit të naftës Grinch është arrestuar në Francë
January 26, 2026
Fettuccine me hudhër dhe parmixhano
January 26, 2026
Pulë e shpejtë me kuskus
January 26, 2026
Kroketa patatesh me mish të grirë
January 26, 2026
Vuçiq tregon pse Rusia nuk dëshironte tia shes Serbise kompanine NIS
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Koreja e Veriut teston një raketë hipersonike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Koreja e Veriut teston një raketë hipersonike
Uncategorized

Koreja e Veriut teston një raketë hipersonike

Kosova Times
Last updated: 2024/01/15 at 9:37 AM
Kosova Times Published January 15, 2024
Share
SHARE

Koreja e Veriut tha se ka testuar një raketë të re me rreze të mesme veprimi, që operon me lëndë djegëse të ngurta, e pajisur me një kokë bërthamore hipersonike, përderisa Peniani po synon të dizajnojë armë më të fuqishme që mund të godasin caqet e largëta amerikane në rajon.

Njoftimi i 15 janarit nga media shtetërore e Koresë së Veriut vjen një ditë pasi ushtritë e Koresë së Jugut dhe Japonisë detektuan lëshimin e një rakete nga një zonë afër kryeqytetit verikorean, Penian. Ky ishte testimi i parë balistik i Veriut më 2024.

Lëshimi i raketës vjen dy muaj pasi Koreja e Veriut tha se me sukses ka testuar motorët e një rakete balistike me rreze të mesme veprimi që operon me lëndë djegëse të ngurta. Ky njoftim paraqet një avancim të armëve verikoreane që mund të shënjestrojnë bazat ushtarake amerikane në Guam dhe Japoni.

Agjencia Qendrore e Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA) tha se testimi i së dielës synonte të verifikonte besueshmërinë e motorëve me lëndë të ngurta dhe aftësitë manovruse të kokës hipersonike. KCNA tha se testimi u krye me sukses, por nuk dha më shumë detaje.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se raketa fluturoi rreth 1.000 kilometra para se të binte në ujërat në mes të Gadishullit Korean dhe Japonisë.

Raketat ekzistuese balistike të Veriut me rreze të mesme veprimi përfshijnë edhe raketën Hwasong-12 dhe ato mund të jenë në gjendje të arrijnë qendrën e ushtrisë amerikane në Guam në Paqësor.

Raketat që ndërtohen me shtytës që funksionojnë me lëndë të ngurta mund të lëshohen më shpejt dhe lëvizin më lehtë dhe teknikisht ua bëjnë më të vështirë armiqve që t’i detektojnë ato.

Që nga viti 2021, Koreja e Veriut ka testuar koka hipersonike, që janë pesë herë më të shpejta sesa shpejtësia e zërit. Nëse Veriu perfeksionon këto armë, sisteme të tilla potencialisht mund të paraqesin sfidë për sistemet mbrojtëse kundëraketore në rajon, për shkak se këto lloje armësh kanë shpejtësi të madhe dhe janë të afta të manovrojnë.

Tensionet në Gadishullin Korean janë në nivelin më të lartë në vitet e fundit pasi lideri verikorean, Kim Jong Un, intensifikoi demonstrimin e armëve. ShBA-ja dhe aleatët u janë kundërpërgjigjur testimeve verikoreane me forcimin e stërvitjeve të tyre të përbashkëta ushtarake.

You Might Also Like

Vuçiq tregon pse Rusia nuk dëshironte tia shes Serbise kompanine NIS

Axhenda ndërkombëtare

Aksident në dalje të Gjakovës, vdes 81 vjeçari

Rekrutuesit e Ushtrisë Ruse Përdorin Kërcënime, Dhunë dhe Tortura për të Gjetur ‘Vullnetarë’ të Rinj

Fluturime misterioze me Antonov: Çfarë po bën avioni gjigant nga Abu Dhabi në rrugën Izrael – Etiopi – Sudan?

Kosova Times January 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Osmani në Malajzi, do ta hapë Ambasadën e Kosovës në Kuala Lumpur

Kosova Times Kosova Times May 1, 2025
Beqiri nga Alternativa: Aty ku dikush hedh hekur e beton, hodhëm farë jete
Diplomati i thekuar amerikan i rikthehet Ballkanit, ne tavoline raportet midis Serbise dhe Kosoves
Plagoset një person me armë zjarri në Prizren
Marrëveshja e Kosovës me EFTA-n mirëpritet nga ekspertët e ekonomisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?