By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mijëra bujq e bllokojnë Berlinin, ministri i Financave u thotë se s’ka më para
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mijëra bujq e bllokojnë Berlinin, ministri i Financave u thotë se s’ka më para
Ballina 2Rajon / Botë

Mijëra bujq e bllokojnë Berlinin, ministri i Financave u thotë se s’ka më para

Kosova Times
Last updated: 2024/01/15 at 5:29 PM
Kosova Times Published January 15, 2024
Share
SHARE

Ministri i Financave i Gjermanisë, Christian Lindner, doli në rrugë të hënën përballë mijëra bujqve të zhurmshëm që po protestonin kundër rritjes së tatimit, dhe u tha atyre se nuk ka më të holla për subvencione shtesë në bujqësi.

Protesta e bujqve e ka bllokuar Berlinin, pothuajse, të cilët e mbushën me traktorë dhe kamionë njërin prej shesheve qendrore të kryeqytetit.

Rreth 10.000 bujq mbërritën në Berlin të hënën për ta shënuar ditën e shtatë të protestave kundër taksave, një çështje e cila ka nxitur zemërim ndaj Qeverisë gjermane.

Traktorët dhe kamionët e parkuar pran Portës Brandenburg në Berlin gjatë protestës së bujqve kundër rritjes së tatimit në bujqësi, 15 janar 2024.
Traktorët dhe kamionët e parkuar pran Portës Brandenburg në Berlin gjatë protestës së bujqve kundër rritjes së tatimit në bujqësi, 15 janar 2024.

“Nuk mund të premtoj më shumë ndihma shtetërore nga buxheti federal”, tha Lindner para bujqve protestues pranë Portës Brandenburg. “Por, ne mund të luftojmë së bashku që ju të gëzoni më shumë liri dhe respekt për punën tuaj”.

Protestat e kanë shtuar trysnin ndaj koalicionit të kancelarit Olaf Scholz, i cili po ka vështirësi t’i zgjidhë mosmarrëveshjen rreth buxhetit dhe t’i frenojë grupet e ekstremit të djathtë.

Bujqit i filluan protestat javën e kaluar pasi Qeveria vendosi për heqjen graduale të uljes tatimore për naftën e përdorur në bujqësi, sepse po përpiqet ta baraspeshojë buxhetin e vitit 2024, pasi Gjykata Kushtetuese mori vendim në nëntor për t’ia kthyer projektligjin e buxhetit për t’i përmirësuar planet e shpenzimeve.

E përballur me kritika të mëdha, Qeveria ka thënë tashmë se do ta mbajë në fuqi një ulje tatimore për automjetet e reja bujqësore dhe se subvencionet e naftës në bujqësi do t’i ndajë gjatë viteve në vijim.

Por, bujqit, të mbështetur zëshëm nga konservatorët në opozitë dhe ekstremi i djathtë, thonë se kjo nuk mjafton.

“Unë kam respekt për çdo politikan i cili është i gatshëm të vijë te ne”, tha Joachim Rukwied, kryetar i Shoqatës së Bujqve të Gjermanisë (DBV), i cili u detyruar t’ia kapë nga dora mikrofonin Lindnerit dhe ta lusë turmën të qetësohet në mënyrë që ta dëgjojnë ministrin.

“Ministri i Financave është këtu. Nuk ka kuptim ta fishkëllejmë atë”, tha ai.

Ministri tha se paratë e buxhetit nevojiten për investimet e lëna pas dore në shkolla dhe në rrugë, si dhe për subvencione në energjinë industriale.

Brohoritjet shpërthyen kur Lindner tha se paratë nevojitën edhe për luftën në Ukrainë.

Disa linja autobusësh dhe trenash u mbyllen gjatë protestës, për sigurisë e së cilës u angazhuan rreth 1.300 oficerë të policisë.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times January 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rast i dhunës në familje në Graçanicë: Viktima ndërron jetë, rasti ri-kualifikohet si ‘Vrasje e rëndë’

Kosova Times Kosova Times August 2, 2024
Kurti në takim me kreun e BSPK, temë është Ligji i Pagave
Në një komunë malazeze duan të “tërheqin” njohjen e Kosovës në territorin e tyre!
Sekuestrohen barna të kontrabanduara mbi 4 mijë euro në Gjilan e Viti
Nis konferenca ndërkombëtare e Kosovës për kërkime arsimore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?