By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump rrit tarifat për importet e çelikut dhe aluminit në 50%
June 4, 2025
AKP forcon transparencën përmes rregullores së re të prokurimit
June 4, 2025
84 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
June 4, 2025
Arrestohen dy gra për sulm ndaj një gruaje tjetër në Podujevë
June 4, 2025
Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima të Agresionit
June 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rebelët Huthi gjuajnë raketë drejt një luftanijeje amerikane në Detin e Kuq
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Rebelët Huthi gjuajnë raketë drejt një luftanijeje amerikane në Detin e Kuq
Ballina 2Rajon / Botë

Rebelët Huthi gjuajnë raketë drejt një luftanijeje amerikane në Detin e Kuq

Kosova Times
Last updated: 2024/01/15 at 9:05 AM
Kosova Times Published January 15, 2024
Share
SHARE

Rebelët jemenas Huthi kanë gjuajtur një raketë lundruese drejt një luftanijeje amerikane në Detin e Kuq, por avionët luftarakë të Shteteve të Bashkuara kanë arritur të shkatërrojnë raketën, thanë zyrtarët.

Sulmi i 14 janarit është i pari që ShBA-ja ka pranuar që është kryer nga rebelët Huthi që kur Uashingtoni dhe aleatët e tij, të premten, më 12 janar, kryen sulme ndaj tyre për shkak të sulmeve në Detin e Kuq.

Huthit po kryejnë sulme në një korridor të rëndësishëm përmes së cilës kalojnë dërgesa të rëndësishme në Kanalin e Suezit për në Evropë. Rebelët jemenas kanë thënë se sulmet po kryen për shkak të luftës së Izraelit kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian – duke rritur kërcënimin se konflikti në Gazë mund të shndërrohet në një konflikt rajonal.

Huthit, një grup rebel shiit që janë mbështetjen e Iranit, kanë marrë nën kontroll kryeqytetin jemenas më 2014. Ky grup nuk e pranoi menjëherë përgjegjësinë e sulmit.

Është e paqartë nëse ShBA-ja do të kundërpërgjigjet ndaj sulmit të fundit, edhe pse presidenti Joe Biden, ka thënë se ai, “nëse është e nevojshme, nuk do të hezitoj të urdhëroj masa të tjera për të mbrojtur popullin tonë dhe për të çliruar kalimin e tregtisë ndërkombëtare”.

Raketa e lëshuara nga Huthit të dielën u nis drejt luftanijes USS Laboon, që operon në jug të Detit të Kuq, tha përmes një deklarate Qendra Komanduese e Ushtrisë amerikane.

Raketa u gjuajt nga Hodeida, një qytet-port në Detin e Kuq që është nën kontrollin e rebelëve jemenas, tha ShBA-ja.

“Raketa lundruese u lëshua drejt USS Laboon nga zonat në Jemen që mbahen nga militantët Huthi, të cilët mbështeten nga Irani”, tha Qendra Komanduese. “Nuk raportohet për lëndime të personelit apo dëme materiale”.

Të premten, në ditën e parë të sulmeve ajrore të udhëhequra nga ShBA-ja u sulmuan 28 lokacione dhe mbi 60 caqe nga raketat dhe bombat e lëshuara nga avionët luftarakë, luftanijet dhe nëndetëset. Sulmet goditën depo të armëve, radarë dhe qendra komanduese, sipas ShBA-së.

Rebelët ende nuk kanë pranuar dëmin e shkaktuar nga sulmet, por kanë thënë se pesë nga trupat e tyre janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur.

Forcat amerikane kryen, po ashtu, sulme ajrore të shtunën ndaj radarëve të rebelëve Huthi.

Javën e kaluar, Marina amerikane paralajmëroi anijet që të shmangin zonat rreth Jemenit në Detin e Kuq dhe Gjirit të Adenit, pas sulmeve fillestare të udhëhequra nga ShBA-ja.

Sulmet e rebelëve në Detin e Kuq kanë nisur në nëntor, dhe sipas Huthive ato synojnë të ndalin ofensivën e Izraelit në Gazë. Por, rebelët jemenas shpesh kanë sulmuar anije që nuk kanë lidhje me Izraelin, duke penguar transportin detar në një rrugë kyçe të tregtisë globale.

You Might Also Like

Trump rrit tarifat për importet e çelikut dhe aluminit në 50%

Çfarë dihet për dronin misterioz “Maricka” dhe rolin e tij në sabotimin e urës së Krimesë

Këto janë 10 qytetet më të mira në botë për të jetuar në vitin 2025

Një numër rekord rusësh që nga fillimi i luftës kanë dalë në favor të bisedimeve të paqes me Ukrainën

Ukrainasit sulmojnë urën e Krimesë me 1,100 kg eksploziv.

Kosova Times January 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arrestohet shpërndaresi në rrjetet sociale te materialeve keqpërdoruese seksuale të fëmijëve

Kosova Times Kosova Times September 19, 2024
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Ndalimi i shkollimit i vajzave dhe grave afgane, diskriminim brutal
Më shumë se 220 ushtarë rusë u dorëzuan me ndihmën e linjës telefonike ukrainase “Dua të jetoj”
Serbia do t’i japë leje Rio Tintos për ndërtimin e minierës së litiumit, sipas Financiar Times
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?