By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan
May 18, 2025
Sot, Dita Ndërkombëtare e Muzeut
May 18, 2025
Rama ndan FotoAlbumin e Samitit Politik: Mikpritja shqiptare për Europën
May 18, 2025
Mbi 270 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës
May 18, 2025
Anije e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Bruklinit, të paktën 2 të vdekur dhe 19 të plagosur
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shpronësimi në veri të Kosovës: Qeveria nuk lëshon pe, por as qytetarët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shpronësimi në veri të Kosovës: Qeveria nuk lëshon pe, por as qytetarët
Ballina 1Lajme

Shpronësimi në veri të Kosovës: Qeveria nuk lëshon pe, por as qytetarët

Kosova Times
Last updated: 2024/01/15 at 3:50 PM
Kosova Times Published January 15, 2024
Share
SHARE

“Drejtësia, tani për tani, është vendosur”. Me këto fjalë, Mashan Jovanoviq nga Leposaviqi – komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës – e komenton vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për ta anuluar vendimin e Qeverisë së Albin Kurtit për shpronësimin e tokës dhe për ta kthyer atë në rishqyrtim.

Ai është një prej banorëve të Leposaviqit dhe Zubin Potokut, toka e të cilëve u bë objekt shpronësimi, nisur nga janari i vitit 2023.

https://youtu.be/_0O667PESkw

Më 10 janar të atij viti, Qeveria e Kosovës miratoi një vendim preliminar për shpronësimin e tokës në Leposaviq dhe Zubin Potok, me arsyetimin se janë planifikuar “projekte infrastrukturore me interes publik”, por pa specifikuar se për çfarë projektesh bëhet fjalë.

Se sa është sipërfaqja e tokës që është objekt i shpronësimit nuk u bë e ditur publikisht, por ish-kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq, tha se bëhet fjalë për 83 hektarë në atë komunë.

Për komunën e Zubin Potokut dihet vetëm se toka gjendet në zonat kadastrale: Bërnjak, Zubin Potok, Veli Breg, Banjë dhe Jasenovik i Epërm.

Policia e Kosovës konfirmoi, ndërkohë, për Radion Evropa e Lirë se disa nga “projektet infrastrukturore me interes publik” përfshijnë ndërtimin e një stacioni policor – gjë të cilën vendasit e kundërshtuan ashpër.

Banorët, përveç pretendimeve se procesi i shpronësimit është “ilegal” dhe se atyre po u “merret toka”, shprehën edhe frikë se afër shtëpive të tyre do të ndërtohen baza për njësinë speciale të Policisë së Kosovës.

Nebojsha Vllajiq, njëri nga avokatët që përfaqësoi banorët nga veriu para Gjykatës në Prishtinë, thotë se baza të tilla janë ndërtuar tashmë në disa parcela, që janë në pronësi private të qytetarëve në veri.

Ai shton se do të kërkojë largimin e tyre kur vendimi i Gjykatës për anulimin e procesit të shpronësimit, të jetë i vlefshëm.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse bazat në veri të Kosovës, janë ndërtuar vërtet në parcela private pa përfunduar procesi i shpronësimit.

Çka pason tani?

Edhe pse për gati një vit Qeveria e Kosovës këmbënguli se procesi i shpronësimit në veri është ligjor, transparent dhe se nuk ka asgjë të diskutueshme, kryeministri Albin Kurti tha më 11 janar të këtij viti se institucionet e drejtësisë janë aty “për të zgjidhur dilema”.

Ai tha se Qeveria e Kosovës nuk do ta braktisë procesin e shpronësimit, por se këshilltarët e ministrive përkatëse do të sjellin propozim të ri.

Mashan Jovanoviq, duke iu referuar kësaj deklarate, thotë:

“Askush nuk ka nevojë për atë [shpronësimin], është vetëm presion mbi ne, vendasit. Nuk është në interes të publikut, siç thonë. Vullnetarisht, ne kurrë nuk do ta japim tokën”.

Për përpjekje të mëtejshme shprehet i gatshëm edhe avokati Nebojsha Vlajliq, por beson se tani është më mirë të gjendet një “zgjidhje kompromisi”.

“Këmbëngulja në diçka që është e gabuar, nuk do të na çojë askund. Pra, duhet të merren vesh [pronarët e parcelave dhe Qeveria e Kosovës]. Qeveria e Kosovës duhet të tregohet më e dëgjueshme ndaj qytetarëve”, thotë Vllajiq.

REL-i e pyeti Qeverinë së Kosovës nëse do ta ankimojë vendimin e Gjykatës dhe nëse është e mundur të gjendet ndonjë zgjidhje kompromisi, por nuk mori përgjigje.

Çfarë u kontestua në vendimin e Qeverisë së Kosovës?

Avokati Vllajiq thotë se shpronësimi i tokës në veri nga ana e Qeverisë së Kosovës nuk ka qenë në përputhje me ligjet në fuqi që nga fillimi i procesit.

“Këtë nuk ka mundur ta injorojë as Gjykata – shpronësimi është bërë, e qytetarët nuk kanë qenë as të informuar. Objektet kanë përfunduar dhe vetëm atëherë ka nisur procesi i shpronësimit dhe gjëra të ngjashme. Gjëra të tilla nuk do të ndodhin më. Më e pakta që presin qytetarët tani, është që të respektohet ligji”, thotë Vllajiq.

Çfarë thotë ligji?

Ligji për Shpronësimin thotë se Qeveria e Kosovës mund të bëjë shpronësime nën kushte të caktuara, por se komuna, në territorin e së cilës kryhet shpronësimi, ka të drejtë ta sfidojë në gjykatë ligjshmërinë e shpronësimit dhe/ose shumën e kompensimit.

Përveç veprimeve për realizimin e të drejtave të parapara me ligj, asnjë komunë apo autoritet publik komunal nuk mund ta parandalojë apo pengojë shpronësimin.

Gjithashtu, theksohet se shpronësimi i pronës së paluajtshme mund të bëhet vetëm nëse prona nuk është zgjedhur për qëllim të zbatimit të ndonjë objektivi diskriminues.

Avokati Vllajiq përsërit qëndrimin e qytetarëve se nuk do të pranohet ndërtimi i bazave policore pranë shtëpive të tyre.

“Interes publik nuk mund të jetë diçka që qytetarët nuk e duan. Në atë zonë nuk ka njeri që do diçka të tillë [ndërtimin e një stacioni apo baze policore]”, thotë Vllajiq.

Punimet për ndërtimin e një Stacioni Policor Kufitar në fshatin Dren kishin nisur në pranverë.
Punimet për ndërtimin e një Stacioni Policor Kufitar në fshatin Dren kishin nisur në pranverë.

Përndryshe, tetë hektarë të pyllit të Mashan Jovanoviqit, që iu nënshtruan shpronësimit, gjenden pranë shtëpisë së tij familjare në fshatin Mekiniq – komuna e Leposaviqit.

Instituti i Kosovës për Drejtësi kërkoi një analizë para shpronësimit

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë se kjo organizatë ka kërkuar vazhdimisht nga Qeveria e Kosovës që, para se të merret vendimi për shpalljen e një investimi me interes publik, të bëhet një analizë e duhur dhe e qëndrueshme, duke përfshirë një diskutim publik me aktorët përkatës.

“Për fat të keq, kjo nuk ndodh në praktikë me një numër të madh vendimesh të Qeverisë. Pa paragjykuar rastin, me një fjalë, duke marrë për bazë se vendimi i shkallës së parë mund të ankimohet, është gjithmonë lajm i mirë kur gjykatat vendosin për ligjshmërinë në rastet kur organet administrative marrin vendime që nuk bazohen në ligj dhe procedura”, thotë Miftaraj për REL-in.

Ai kujton se vendimet e gjykatave janë të detyrueshme për të gjithë, përfshirë edhe pushtetin ekzekutiv, dhe se moszbatimi i tyre është vepër penale.

Bashkësia ndërkombëtare ka reaguar më herët për çështjen e shpronësimeve në veri të Kosovës, ndërsa Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim për “ndërtimin e bazave policore në toka private dhe shoqërore”.

You Might Also Like

Sot, ceremonia e përurimit të Papës Leo XIV/ Delegacioni shqiptar në Vatikan

Rama ndan FotoAlbumin e Samitit Politik: Mikpritja shqiptare për Europën

Aksident në Pouskë të Prizrenit, vdes një 19-vjeçare

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Plagoset një person tek Komuna e Parisit

Kosova Times January 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Ndalohet përdorimi i flamujve rusë dhe bjellorusë në Australian Open

Kosova Times Kosova Times January 17, 2023
Inzaghi pas fitores ndaj Juvës: Tri pikë shumë të rëndësishme
Vdes Hyda Dobruna, Kurti: Dobruna me aktivistë tjerë vendosën flamurin kombëtar për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore
Kosova dhe Serbia me versione të ndryshme për arrestimin e tre policëve
Të paktën 13 ushtarakë rusë u vranë në betejat në rajonin e Kurskut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?