By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Ata janë krejt bota jonë”: Gjyshërit që për herë të parë udhëtuan pa viza te nipi e mbesa
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > “Ata janë krejt bota jonë”: Gjyshërit që për herë të parë udhëtuan pa viza te nipi e mbesa
Ballina 1Lajme

“Ata janë krejt bota jonë”: Gjyshërit që për herë të parë udhëtuan pa viza te nipi e mbesa

Kosova Times
Last updated: 2024/01/16 at 4:03 PM
Kosova Times Published January 16, 2024
Share
SHARE

Derisa po pinin kafenë e zakonshme të mëngjesit në Prishtinë, ditën e parë të vitit 2024, Palokë Berishaj bashkë me gruan e tij, Radicën, morën një telefonatë me një kërkesë jo aq të zakonshme.

I biri Viktori, që jeton në Bruksel të Belgjikës, iu tha të bëhen gati për një fluturim pasdite, që do t’i dërgonte ata për një vizitë të shpejtë atje.

“Mendoja se po bën shaka”, thotë Paloka, për të cilin udhëtimet për në Evropë nuk kanë qenë aq të thjeshta për vite me radhë.

Por, me nisjen e vitit 2024, qytetarëve të Kosovës iu mundësua udhëtimi pa viza në atë që njihet si zona Schengen, e që përbëhet prej 27 vendeve të Evropës.

Kosova ishte e fundit nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që e fitoi këtë të drejtë. Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kishin nga viti 2009, ndërsa Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina nga viti 2010.

“Ka qenë një padrejtësi shumë e madhe”, thotë Paloka për Radion Evropa e Lirë.

Palokë Berishaj i buzëqeshur teksa tregon për udhëtimin e tij dhe të bashkëshortes te djali në Bruksel.
Palokë Berishaj i buzëqeshur teksa tregon për udhëtimin e tij dhe të bashkëshortes te djali në Bruksel.

Për çiftin Berishaj, pjesa më e bukur e vizitës ishte takimi me Janin dhe Rozën – nipin shtatë vjeç dhe mbesën katër vjeçe.

“Më merr malli pa masë për nipin e mbesën. Ata janë krejt bota jonë. Asgjë nuk krahasohet me këtë, [me mundësinë] që të shëtisim me ta nëpër Bruksel”, rrëfen Paloka.

Çifti nuk u mërzit shumë që një problem teknik në avion e shtyu fluturimin për të nesërmen, pasi, siç thotë Paloka, e gjithë përvoja e udhëtimit kësaj radhe ishte e këndshme.

Palokë Berishaj me bashkëshorten Radica Berishaj në shtëpinë e tyre në Prishtinë.
Palokë Berishaj me bashkëshorten Radica Berishaj në shtëpinë e tyre në Prishtinë.

Ai kujton se për udhëtimet e mëhershme, i duheshin disa javë për t’i përgatitur dokumentet, pastaj caktimi i terminit në ambasadë, pagesa, marrja e vizës e deri te përballja me pyetje të shumta gjatë kontrollimit të pasaportës në aeroport.

“[Tani] nuk patëm kurrfarë problemi. [Polici kufitar më pyeti] për qëllimin e vizitës… sa mendoni të rrini… kaq”, përshkruan 69-vjeçari përvojën në Aeroportin e Prishtinës.

Rrëfimin ia ndërpret Radica, duke ia kujtuar një “shkëmbim interesant” me policin belg, që ua kishte kontrolluar pasaportat gjatë kthimit nga Brukseli.

“Një polic i ri, që [siç duket] e kishte ditën e parë të punës pas Vitit të Ri, po e shikon pasaportën në dalje nga Brukseli… Po thotë: ku e keni vizën? Unë i thashë: ne nuk kemi nevojë për vizë”.

Pasi u konsultua me kolegun e tij, Paloka thotë se polici kërkoi falje dhe ata e kaluan në mënyrë të rregullt kontrollin.

Çifti qëndroi pesë ditë në Bruksel dhe gjatë asaj kohe vizitoi edhe qytetin tjetër belg, Gent.

Çifti Palokë dhe Radica Berishaj në Aeroportin e Prishtinës, para fluturimit të tyre të parë pas liberalizimit të vizave për kosovarët.
Çifti Palokë dhe Radica Berishaj në Aeroportin e Prishtinës, para fluturimit të tyre të parë pas liberalizimit të vizave për kosovarët.

Vizat për Berishajt: Ankth, stres e nervoz

Të dy të pensionuar, çifti jeton në Prishtinë. Me prejardhje nga Mali i Zi, Paloka kreu studimet në Fakultetin Elektroteknik në Prishtinë dhe për kohë të gjatë punoi në Korporatën Energjetike të Kosovës. Ndërsa Radica, me prejardhje nga Serbia, ishte mësimdhënëse e gjuhës serbo-kroate dhe më vonë zyrtare për mësim tërëjetësor në Ministrinë e Arsimit në Kosovë.

Të dy ishin larguar nga puna në vitet ’90, kur regjimi i atëhershëm serb ndërmori masa të dhunshme në Kosovë.

Ata iu rikthyen karrierës pas përfundimit të luftës më 1999.

Puna në Ministri të Arsimit dhe departamenti specifik që udhëhiqte, Radica thotë se i kërkonte të vizitonte vende të Evropës, për trajnime e seminare të ndryshme.

“[Procedura e marrjes së vizës] më ka bërë jo vetëm të nervozohem, por edhe të stresohem shumë… Edhe burri e di se çdo dokument për të cilin kam pasur nevojë, më ka shkaktuar stres… Vërtet nuk kam dëshirë të merrem me pjesën administrative”, thotë Radica.

Radica Berishaj bashkë me Palokë Berishajn dhe nipin e mbesën gjatë vizitës në Bruksel.
Radica Berishaj bashkë me Palokë Berishajn dhe nipin e mbesën gjatë vizitës në Bruksel.

Radica, megjithatë, e konsideron veten me fat, pasi, siç thotë, vizat me ftesa zyrtare i kishin shpenzimet e mbuluara dhe nuk refuzoheshin.

“Kam qenë dëshmitare kur disa njerëz e kanë paguar vizën, kanë pritur, kanë pasur shpresa për të udhëtuar, kanë planifikuar… por për shkak të mosmarrjes së vizës, i kanë anuluar të gjitha”, rrëfen 67-vjeçarja.

Sipas një raporti të Grupit për Ballkanin në vitin 2022, qytetarët e Kosovës kanë paguar mesatarisht 165 euro për aplikimin për vizë në zonën Schengen.

Ndër vite, shifra e shpenzimeve për të gjithë kosovarët ka arritur në dhjetëra miliona euro.

Ky hulumtim thotë se qytetarët kanë pritur mesatarisht nga një deri në gjashtë muaj deri në përfundimin e procedurës për vizë dhe se, me gjithë pritjet dhe procedurat, një numër i aplikuesve është përballur me përgjigje negative.

Radica Berishaj në banesën e saj në Prishtinë.
Radica Berishaj në banesën e saj në Prishtinë.

Sporteli, qelqi dhe pyetjet në mesin e tragjedisë familjare

Viza e fundit që Palokës iu desh ta merrte për vizitë në Evropë, para lëvizjes së lirë, nuk ishte as për qejf e as për punë.

Ajo iu desh për të arritur në varrimin e vëllait që i vdiq në Francë para dy vjetësh.

“Nga tradita e malësorëve, kur vdes dikush, njerëzit edhe prej Amerikës vijnë atë ditë për të qenë në varrim. Është diçka tepër e rëndësishme”, thotë Paloka.

Mendimi i parë që i erdhi pas tragjedisë ishte se si ta siguronte vizën në kohë mjaftueshëm të shpejtë për të arritur në varrim.

“Ky ka qenë ankthi i parë, tmerri i parë, reagimi im i parë. Jo që më vdiq vëllai, por që unë nuk mund të jem atje”, kujton ai.

Me ndihmën e familjarëve dhe të njohurve në ambasadë, ai arriti ta siguronte terminin për pak ditë.

“…por, të gjitha këto protokollet tjera më është dashur t’i ndjek, të shkoj në komunë, në bankë, sigurimin shëndetësor… Ka qenë një kaos dyditor për t’i siguruar të gjitha dokumentet”, kujton Paloka.

Palokë Berishaj duke shikuar nga dritarja e banesës së tij në Prishtinë.
Palokë Berishaj duke shikuar nga dritarja e banesës së tij në Prishtinë.

Përveç këtij rasti, ai thotë se është ndier i diskriminuar gjatë të gjitha përpjekjeve të tij për të udhëtuar si qytetar i Kosovës para vitit 2024.

“Paramendoni diskriminimin kur i shihni njerëzit që kanë pasaportat e Malit të Zi, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut… ka plot shqiptarë që i kanë këto pasaporta. Dhe, kur niseshe në rrugë me ta, mua më duhej të kaloja nëpër procedura [e atyre jo]”.

“Ndjenja kur je pas një qelqi të sigurisë së lartë, është një njeri që bisedon me ty, që të bën pyetje… A keni para, a nuk keni para, kur do të ktheheni? Vendosi gishtërinjtë (për skanim)…”, kujton Paloka procedurat gjatë udhëtimeve të mëparshme.

Paloka duke treguar vizatimet e nipit që e portretizojnë atë.
Paloka duke treguar vizatimet e nipit që e portretizojnë atë.

Duke mos dashur të ankohet shumë për të kaluarën, çifti Berishaj thotë se mezi pret ta vizitojë më shpesh familjen e djalit në Bruksel, por të bëjë edhe udhëtime të tjera.

“Tash kemi edhe kohë, jemi në pension. [E kemi menduar] Dubrovnikun në Kroaci. Do të shkojmë përmes Malësisë [në Mal të Zi] se burri është prej atje. Stacioni i parë: Malësi. Pastaj: Dubrovnik”, thotë Radica.

You Might Also Like

Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj

Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri

Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`

Padi ndaj ‘Prishtina Parking’ për tejkalim të kompetencave

Ngërçi politik, presidentja Osmani e gatshme për një takim gjithëpërfshirës

Kosova Times January 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kur do të jenë vendimet e para të Trump për Ukrainën – parashikimi i Chernev

Kosova Times Kosova Times November 6, 2024
Kryeministri grek paralajmëron verë të rrezikshme me zjarre
Luis Enrique i bindur se PSG mund ta eliminojë Barcelonën
Mehaj: FSK ka kapacitete moderne luftarake për mbrojtjen e integritetit territorial
Limaj bën thirrje për front të përbashkët demokratik: Ta heqim këtë helm nga populli
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?