By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të
January 1, 2026
Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh
January 1, 2026
Bota e priti vitin 2026 me fishekzjarre dhe urime për paqe
January 1, 2026
Osmani: Nexhat Daci la gjurmë të pashlyeshme në shtetndërtimin e Kosovës
January 1, 2026
CIA hedh poshtë pretendimet ruse për sulm me dron në rezidencën e Putinit
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hasani: Serbia të ndalojë së dërguari ushtrinë në kufi me Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hasani: Serbia të ndalojë së dërguari ushtrinë në kufi me Kosovën
Ballina 1Lajme

Hasani: Serbia të ndalojë së dërguari ushtrinë në kufi me Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2024/01/16 at 1:41 PM
Kosova Times Published January 16, 2024
Share
SHARE
Duke e cilësuar si “lojë qesharake”, ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani, i bëri thirrje Serbisë që të ndalojë së dërguari ushtrinë e saj në kufi me Kosovës.Hasani, gjatë një konference të përbashkët për media në Prishtinë me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla, tha se siguria e Kosovës garantohet nga NATO.“Bëjmë thirrje te të gjithë aktorëve dhe faktorëve që jetojnë në shekullin e 21-të, nuk i çohen ushtri fqinjit më te kufiri. Askush nuk duhet të bëjë më këtë lojën që është qesharake sepse të gjithë jemi të qartë se garancia më e madhe për integritetin dhe sovranitetin e Kosovës është NATO, ku dhe Shqipëria është pjesë”, tha Hasani.Vitin e kaluar, pas rritjes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, Beogradi zyrtar ka dërguar disa herë ushtrinë e saj pranë kufirit me Kosovën, gjë që ka nxitur Shtetet e Bashkuara t’i bëjnë thirrje që të tërhiqen trupat serbe.Hasani, që po qëndron në Kosovë në vizitën e tij të parë zyrtare, foli për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Atë ditë, një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë një polic. Në përleshjet që pasuan u vranë edhe tre sulmues serb.Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë, mori përgjegjësinë për sulmin.Kosova ka fajësuar Serbinë, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në ngjarjet në Banjskë.Kryediplomati shqiptar bëri thirrje që përgjegjësit për sulmin, që ai e cilësoi terrorist, duhet të përballen me drejtësinë, pasi sipas tij, kjo është e domosdoshme “për të parandaluar një përshkallëzim me pasoja ndoshta të pakthyeshme”.Homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla, duke folur për Banjskën, sërish i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar që të sanksionojë Serbinë.“Mungesa e ndëshkimit bart në vetvete rrezikun e përsëritjes. Prandaj, jo vetëm për hir të paqes dhe sigurisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj, por sidomos për hir të paqes dhe stabilitetit afatgjatë në gjithë rajonin tonë, bashkësia ndërkombëtare duhet të mos mbetet e heshtur, por të ndëshkojë ashpër çdo tentativë për të destabilizuar vendet fqinje”, tha ajo.Sipas ministrit Hasani, siguria dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor “janë më të kërcënuara sesa në çdo moment tjetër gjatë dekadës së fundit”.Të dy kryediplomatët u ndalën edhe te dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.Hasani tha se më 26 tetor në Bruksel, Albin Kurti, pranoi “pa kushte” që të nënshkruajë Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve. Kryediplomati shqiptar tha se të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun e Brukselit.“Ne u bëjmë thirrje partnerëve tanë ndërkombëtarë që të ruajnë këtë moment dhe të shtyjnë përpara drejt një përparimi përfundimtar”, tha Hasani.Më 26 tetor, në takime të ndara, Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, u takuan me përfaqësuesit e BE-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë. Kryeministri kosovar ka deklaruar se në këtë takim ka pranuar propozimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ka qenë i gatshëm të nënshkruajë marrëveshje për normalizim të raporteve, por kjo është kundërshtuar nga lideri serb.Gërvalla tha se me takimin e 26 tetorit, topi tashmë ka kaluar në fushën e BE-së.“… topi ka kaluar te BE-ja dhe është radha e ndërmjetësuesve që të sjellin në tavolinë Serbinë me një qasje konstruktive për të nënshkruar marrëveshjet të cilat janë lidhur vitin e kaluar. As masat [ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës], as arsyetimet nuk mund të hedhin errësirë mbi faktin që topi që është te BE-ja duhet të lëvizë”, tha Gërvalla.Marrëveshja në rrugën drejt normalizimit të raporteve është arritur në fillimin e vitit të kaluar, por palët nuk e kanë nënshkruar atë.Marrëveshja për normalizim, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.Serbia insiston që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por Qeveria në Kosovë është shprehur kundër një asociacioni njëetnik.

You Might Also Like

Osmani: Nexhat Daci la gjurmë të pashlyeshme në shtetndërtimin e Kosovës

ASHAK vlerëson kontributin e Dacit në arsim, shkencë dhe jetën publike

Hamza: Vdekja e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën

Basha ngushëllon familjen Daci

Ndërroi jetë akademik Nexhat Daci

Kosova Times January 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Simiq synon që vetëm Lista Serbe t’i fitojë të 10 mandatet

Kosova Times Kosova Times December 17, 2024
Në Austri i preu fytin një gruaje dhe plagosi rëndë një oficer special. Ai hodhi veten në erë me eksploziv
Musaka me spinaq dhe kungull i njomë
Bajroviq për krime lufte në Kosovë dënohet me 12 vjet burg
Serbia kërkon të hetohen thirrjet për rebelim të armatosur
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?