Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përkujton dhe nderon jetën e veprimtarit të madh Smajl Hajdaraj, në 22 vjetorin e vrasjes së tij.
“Smajl Hajdaraj ishte patriot, veprimtar, intelektual, deputet, luftëtar i paepur, bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova e RUGOVIST shembullor.
Heroi i Kosovës, Smajl Hajdaraj mbetet personalitet qendror në historinë e rrugëtimit të shenjtë për liri, pavarësi e demokraci. Ishte patriot i orëve më të rënda të vendit tonë. Veprimtar i lëvizjes pavarësiste të presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Komandant e luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e po ashtu edhe deputet i lirisë.
Hajdaraj u vra në liri, më 17 janar të vitit 2002, pranë banesës së tij në qytetin e Pejës. 22 vite pas vrasjes së tij, LDK, familja e shumë bashkëpunëtorë vazhdojnë të kërkojnë drejtësi. Thirrjet tona për autoritetet e drejtësisë për t’i zbuluar ata që nuk ia deshën të mirën vendit që morrën nga ne veprimtarin Smajl Hajdaraj e shumë veprimtarë tjerë, nuk do të ndalen kurrë. Ato do të qëndrojnë si pjesë e pandashme e veprimit tonë politik.
Lidhja Demokratike e Kosovës nderon dhe kujton jetën e veprën e Smajl Hajdarajt e cila mbetet historike për Kosovën.
Lavdi!”, ka shkruar Abdixhiku. /Kosovatimes/