By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kuvendi i Kosovës&Pallati i Dimrit të Madh!?
June 27, 2025
Radman: Ideja e botës ruse ndikoi në idenë e botës serbe
June 27, 2025
Irani pranoi dëmet e mëdha në objektet e tij bërthamore
June 27, 2025
Macut për TASS: Vëllazëria e serbëve dhe rusëve – e pathyeshme, bashkëpunimi me BRICS – një interes strategjik
June 27, 2025
Beogradi dhe Moska po përgatisin një marrëveshje të re shumëvjeçare bashkëpunimi
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ekonomia në trend të rritjes: Shtysat dhe rreziqet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Ekonomia në trend të rritjes: Shtysat dhe rreziqet
Ballina 1Lajme

Ekonomia në trend të rritjes: Shtysat dhe rreziqet

Kosova Times
Last updated: 2024/01/17 at 4:11 PM
Kosova Times Published January 17, 2024
Share
SHARE

Shërbimet në tregti dhe teknologji informative (IT), konsumi dhe ndërtimtaria ishin faktorët kryesorë që i ndikuan parashikimet pozitive për rritje ekonomike në Kosovë, thonë ekspertë të fushës.

Këta sektorë, sipas profesorit të Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Berim Ramosaj, kishin “dinamikë relativisht të lartë të zhvillimit” në vitin 2023.

Në një raport të publikuar këtë muaj, Banka Botërore parashikoi rritje të bruto prodhimit të brendshëm në Kosovë për 3.9 për qind në vitin 2024 dhe 4 për qind më 2025.

Sipas BB-së, vitin e kaluar, rritja ekonomike ishte 3.2 për qind, nga 3.5 për qind sa kishte qenë parashikimi.

Me parashikime edhe më pozitive për këtë vit doli Banka Qendrore e Kosovës, sipas së cilës, aktiviteti ekonomik në vend do të shënojë rritje për rreth 4.2 pёr qind.

Kjo rritje “pritet të gjenerohet nga kërkesa e brendshme – konsumi dhe investimet – si dhe eksporti”, thuhet në një shpjegim me shkrim të BQK-së dërguar Radios Evropa e Lirë.

Faktorët që i sfidojnë parashikimet pozitive

Ky institucion, megjithatë, thekson se janë disa faktorë, si tensionet gjeopolitike ose migrimi potencial i popullsisë, që krijojnë pasiguri dhe mund të ndikojnë negativisht në aktivitetin ekonomik.

Ngjashëm, edhe Ramosaj thotë se parashikimi mund të ndryshojë, varësisht zhvillimeve në terren.

“Këtu, te ne, besoj se sektori i shërbimeve dhe konsumi janë faktorët kyçë që ndikojnë në rritjen ekonomike, pa e harruar edhe sektorin e ndërtimeve… Kur flas për shërbimet, flas për të gjitha format e shërbimeve, përfshirë edhe ato në fushën e IT-së”, thotë ai, megjithëse veçon ndërtimtarinë si sektor që mund të lëkundet.

Sa i përket konsumit, ai “është rritur në kuptimin e shpenzimeve të qytetarëve për shportën familjare, sigurimin e infrastrukturës dhe shërbimeve të jetesës në përgjithësi”, por liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës këtë vit mund të ndikojë në “ikjen e qytetarëve që krijojnë familje” dhe, rrjedhimisht, në rënien e kërkesës për objekte banimi, thotë Ramosaj.

Kjo nënkupton “më pak para në qarkullim”, thekson ai.

Këtë shqetësim e shpreh edhe Blendi Hasaj nga Instituti për Hulumtime të Avancuara – GAP, me seli në Prishtinë.

Sipas tij, sektori i ndërtimtarisë, i cili përfshin numrin më të madh të punëtorëve, është ndër kryesorët që ka ndikuar në rritjen ekonomike gjatë vitit 2023. Por, siç thotë ai, rrjedhat mund të ndryshojnë sivjet dhe vitin e ardhshëm.

Hasaj thotë se në dy vjetët e fundit, nga Kosova kanë migruar rreth 40 mijë qytetarë dhe se ky trend migrimi pritet të rritet pas liberalizimit të vizave, nga 1 janari i këtij viti.

Ai thekson se ekonomia e Kosovës është në fazën e zgjerimit dhe se rritja ekonomike prej 3.9 për qind ose 4 për qind është lehtësisht e arritshme nëse nuk ka pengesa të paparashikueshme.

“[Për shembull], nëse kemi krizë me çmime në arenën ndërkombëtare, ajo mund të reflektohet drejtpërdrejt edhe në Kosovë dhe mund të shkaktojë rënie të konsumit. Edhe migrimi, i cili po shihet se po ndikon në tkurrjen e fuqisë punëtore në Kosovë, mund të ketë efekt negativ që ta ngadalësojë rritjen ekonomike në vend”, thotë Hasaj për Radion Evropa e Lirë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk ka ende të dhëna për vitet 2022 dhe 2023, por ato të vitit 2021 tregojnë se nga Kosova janë larguar mbi 42 mijë banorë, për arsye të ndryshme – në mesin e tyre edhe punësimi.

Si reflektohet te qytetarët rritja eventuale ekonomike?

“Përmirësimi i nivelit të të ardhurave, rritja e punësimit, avancimi i cilësisë së jetesës etj.”, janë disa prej përfitimeve të mundshme, sipas BQK-së.

Por, sipas Ramosajt, rritja ekonomike do të krijonte efekte konkrete pozitive vetëm në rast se do të ishte mbi 10 për qind.

Ai thotë se rritja eventuale deri në 4 për qind mund të ketë efekte në aspektin makroekonomik të vendit, por jo edhe te qytetarët.

“Kur bëhet fjalë për mirëqenien e qytetarit, me një shkallë të inflacionit që është jo aq ulët… [parashikimi për këtë rritje] nuk do të thotë se është ndonjë tregues i madh… Politikëbërësit mund të mburren, por nuk do të ketë ndikim shumë të madh në mirëqenien e qytetarëve”, thotë Ramosaj.

Hasaj, në anën tjetër, vlerëson se rritja ekonomike do t’ia lehtësonte Qeverisë së Kosovës mundësitë e intervenimit në sektorë të caktuar, të cilët ajo i konsideron me prioritet. Në këtë kontekst, rritja ekonomike do të mund të krijonte efekte për grupe të caktuara qytetarësh, thotë ai.

“Nëse është prioritet mbështetja e eksportit, përfiton ndonjë grup i qytetarëve që janë ndërmarrës, që prodhojnë dhe që punësojnë në atë sektor. Mirëpo, nëse Qeveria, për shembull, tani e ka prioritet arsimin, ose ta zëmë hapjen e ndonjë universiteti vetëm për teknologjinë informative, është një grup tjetër i qytetarëve që e vëren ndikimin drejtpërdrejt, e kështu me radhë”, thotë Hasaj.

Për ta ruajtur trendin e parashikimeve pozitive ekonomike, shton ai, Qeveria duhet të përqendrohet në investime kapitale që ndërlidhen me infrastrukturën e të bërit biznes.

Kanë qenë pikërisht investimet kapitale që ministri i Financave, Punës dhe Transfereve i Kosovës, Hekuran Murati, i ka trumbetuar si sukses të vitit të kaluar.

“Investimet kapitale janë kategoria që është rritur më së shumti në vitin 2023, me 32% më shumë se në vitin 2022”, ka shkruar Murati në Facebook më 9 janar.

Në një konferencë të organizuar nga Ministria e Industrisë në dhjetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lavdëruar po ashtu ekonominë e vendit.

“Me politikat tona zhvillimore po e rrisim ekonominë e vendit dhe po i mbështesim si asnjëherë më parë qytetarët, bizneset dhe ndërmarrësit”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës ka mbështetur Fondin Kosovar për garanci kreditore me 22.6 milionë euro, nga të cilat kanë përfituar bizneset.

Gjendja në shifra

Me 1.7 milion banorë, Kosova ka një shkallë të papunësisë prej gati 12 për qind.

Paga mesatare bruto është 520 euro, ndërsa minimalja sillet nga 130 deri në 170 euro.

Shkalla e inflacionit në vitin 2023 ka qenë në trend të rënies, sipas Agjencisë së Statistikave – nga 12.0 për qind në janar në 2.3 për qind në dhjetor. Por vendi, prej vitesh, vuan nga deficiti i lartë tregtar, pasi shumicën e produkteve e importon nga vendet fqinje ose ato të BE-së.

Në anën tjetër, Kosova është ndër vendet me popullsinë më të re në kontinent: mosha mesatare – sipas regjistrimit të fundit më 2011 – është 30.2 vjeç.

Kjo moshë vlerësohet si një prej faktorëve kryesorë që ka ndikuar në rritjen e sektorit të IT-së.

Aktualisht, në Kosovë janë afro 2.000 kompani që ofrojnë shërbime të teknologjisë informative dhe komunikimit, në krahasim me 930 sa kanë qenë para pandemisë COVID-19.

Rritja më e madhe e sektorit ka ndodhur në vitin 2022, kur janë shtuar mbi 700 kompani të reja. Gjatë kësaj periudhe është rritur edhe numri i punëtorëve në këtë sektor.

Megjithatë, sipas BQK-së, investimet më të mëdha të huaja në Kosovë bëhen në sektorin e patundshmërisë dhe ato vijnë kryesisht nga diaspora kosovare.

Kosova, po ashtu, pranon një shumë të madhe remitencash: afro 7 miliardë euro në shtatë vjetët e fundit.

You Might Also Like

Osmani për rekrutët e rinj: Një zë i vetëm për Kosovën

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, Kurti fton në takim krerët e partive

Prodhimet vendore shpesh më të shtrenjta se ato të importit

Kushtetuesja: Për 30 ditë duhet të përfundojë seanca konstituive

Kurti e Murati takojnë drejtues të Odës Ekonomike të Gjenevës

Kosova Times January 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Drejtuesit e zbulimit amerikan dhe britanik thirrje për të qëndruar “në kurs” në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times September 7, 2024
Kush janë specialistët e goditjeve standarde në Premier League
Korriku është muaji më i nxehtë që nga viti 1850
Ministrat izraelitë uruan Donald Trump për fitoren e tij: “Zoti e bekoftë Izraelin dhe Amerikën”
Reaktori më i madh bërthamor në Evropë u lëshua në Finlandë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?