By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministri Rashiq: Hap i pritur nënshkrimi i peticionit në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ministri Rashiq: Hap i pritur nënshkrimi i peticionit në veri
Lajme

Ministri Rashiq: Hap i pritur nënshkrimi i peticionit në veri

Kosova Times
Last updated: 2024/01/17 at 7:46 PM
Kosova Times Published January 17, 2024
Share
SHARE

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i ftuar në ‘Info Plus’ të RTK-së ka folur për situatën në veri me fokus për peticionin për shkarkimin e kryetarëve në veri, themelimin e Asociacionit si dhe riintegrimin e serbëve në institucionet vendore.

Duke folur rreth nënshkrimit të peticionit për shkarkimin e kryetarëve në veri, Rashiq tha se përfaqësimi atje nuk ishte i shumicës prandaj erdhi gjendja deri tek peticioni.

“Ministria e jonë e ka hartuar këtë plan sipas nevojave dhe është një hap i pritur sa i përket nënshkrimeve nga qytetarët atje, verifikimit të nënshkrimeve dhe nëse krijohen kushtet për ndonjë referendum edhe ai do të ndodhë atje.  Konsideroj që nëse do të ketë zgjedhje atje pjesëmarrja e qytetarëve do të jetë e kënaqshme”, tha Rashiq, duke shtuar se me këto zgjedhje do të ketë përfaqësim më normal në veri.

Tutje, sipas tij, pavarësisht se cilët do të zgjidheshin kryetarët, ministri që ai drejton do të bashkëpunojë me të gjithë.

Ai ka përjashtuar mundësinë e përsëritjes së ngjarjeve të shtatorit, kjo për faktin se i gjithë faktori ndërkombëtarë tashmë është i sensibilizuar për këto ngjarje.

Rashiq, ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë nëse ftohet në përpilimin e draftit të Asociacionit.

“Prej fillimi kam thënë se obligimet ndërkombëtare nuk mund të fshihen. Pra ai dokument pavarësisht se si quhet Asociacion apo vetmenaxhim kjo është relevante. Unë konsideroj që në arenën ndërkombëtare do të shihej si një hap i madh i Kosovës kur do të nis hartimi i draftit të Asociacionit dhe mendoj se një çështje e tillë do ta fuqizojë Kosovën në arenën ndërkombëtare”, tha Rashiq.

Ndryshe, javën e ardhshme, mbledhja e nënshkrimeve pritet të nisë edhe në Zveçan dhe Zubin Potok.

Kryetarët në katër komunat në veri të Kosovës, që banohen me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok janë shqiptarë, pasi partitë dhe popullata serbe bojkotoi zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

Nënshkrimet për largimin e tyre tani po mblidhen në bazë të Udhëzimit Administrativ të Qeverisë së Kosovës, i cili është miratuar në fillim të shtatorit 2023.

Në mënyrë që peticioni të jetë i suksesshëm, kërkohet që të mblidhen të paktën 20 për qind e nënshkrimeve nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në Mitrovicën e Veriut duhet të mblidhen së paku 3.640 nënshkrime për shkarkimin e kryetarit të komunës, pasi në listën zgjedhore janë regjistruar 18.199 persona me të drejtë vote.

Në komunën e Leposaviqit të drejtë vote kanë 13.441 persona, që do të thotë se të paktën 2.689 prej tyre duhet ta nënshkruajnë peticionin për shkarkimin e kryetarit.

Në Zubin Potok peticionit duhet t’i përgjigjen së paku 1.347 votues, që është 20 për qind nga 6.732 të votuesve të regjistruar.

E në Zveçan, që peticioni të jetë i suksesshëm duhet të nënshkruhet nga së paku 1.411 persona.

You Might Also Like

Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik

Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc

MFPT: Sadriu la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin institucional

AME: Situata në terren kryesisht e qetë, stabile dhe e menaxhueshme

Abdixhiku për Sadriun:Vepra dhe kontributi i tij mbeten trashëgimi politike

Kosova Times January 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Prokuroria e Speciales kritikohet për zvarritje dhe shkelje të afateve

Kosova Times Kosova Times June 7, 2025
Kina hapi një linjë detare direkte me Perunë: “Fillon Rruga e Mëndafshit Detar”
Hajdaraj dhe Tunç Angılı diskutojnë për avancimin e bashkëpunimit
“Të goditet arroganca e Putinit”, Drejtori i CIA-s: Braktisja e Ukrainës nga SHBA, gabim i përmasave historike
Shkrimtari nacionalist rus Prilepin plagoset në një sulm me makinë-bombë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?