By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Plagoset një person tek Komuna e Parisit
May 18, 2025
Austria fituese e Eurovisionit 2025, Shqipëria e 8-ta
May 18, 2025
Osmani me Macron e Erdogan: Mbështetje për Kosovën
May 17, 2025
Si po u merret prona ukrainasve në Krime
May 17, 2025
Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në Kosovë “trendi” i rënies së natalitetit: Klerikët fetar apel për sa më shumë planifikim familjar dhe lindje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Në Kosovë “trendi” i rënies së natalitetit: Klerikët fetar apel për sa më shumë planifikim familjar dhe lindje
Ballina 1Lajme

Në Kosovë “trendi” i rënies së natalitetit: Klerikët fetar apel për sa më shumë planifikim familjar dhe lindje

Kosova Times
Last updated: 2024/01/17 at 10:00 AM
Kosova Times Published January 17, 2024
Share
SHARE

Rreth 35 për qind ka rënë numri i lindjeve, ndërsa Kosova është në vendin e fundit për nga jetëgjatësia 71.1. Këto shifra sipas ekspertëve janë alarmante dhe rënia drastike e natalitetit është goditja më e madhe ndaj popullit tonë.

Duke iu referuar shifrave të siguruara, në planet tona nuk ndikojnë vetëm rënia e numrit të popullsisë, por edhe struktura e moshës që po ndryshon. Veç rënies së rritjes natyrore problem tashmë po paraqet edhe migrimi e cila gjithnjë po reflekton negativisht në sektorët ekonomik.

Pas mjekëve edhe klerikët fetar potencojnë këtë problem aq më shumë në rrethanat aktuale në të cilat ndodhet vendi.

Imam Ahmet Hoxha thotë se gjatë pushtimit serb Kosova ka pas natalitetin më të lartë në Evropë dhe pushtuesi më së shumti i është frikësuar mitrave të nënave shqiptare.

Ai apelon tek gjeneratat e reja sa më shumë të bëjnë fëmijë.

“Secili nga ne duhet të bëhet shembull në bërjen e sa më shumë fëmijëve me leje të Allahut. Nuk bën të frikësohemi për të ardhmen dhe furnizimin e tyre sepse atë e ka garantuar Allahu”, thotë ai.

Pastori në kishën protestante dhe studiues i shkencave albanologjike dhe teologjike, Femi Cakolli, kujton se prej viteve ’90-ta kur ka nisur migrimi i shqiptarëve nga Kosova është shënuar ulja më e madhe e natalitetit në Kosovë.

“Ky lloj i migrimit ka pasur fazat e tij lidhje me çështjen e natalitetit. Ishte një fazë kur sidomos kur djemtë largoheshin por ata martoheshin në vendlindje dhe gratë e fëmijët e tyre jetonin në Kosovë. Pastaj erdhi një fazë migrimi kur djem e vajza migronin dhe martoheshin jashtë dhe fëmijët i regjistronin në Kosovë, dhe së fundi fëmijët e diasporës nuk regjistrohen më në Kosovë ose e bëjnë shumë më pak posaçërisht kur martesa ishte e përzier. Problemi i dytë i uljes së natalitetit është shtyrja e martesës nga mosha në të 20-tat në moshën në të 30-tat dhe kjo ka ulë dukshëm fertilitetin. Dhe problemi i tretë është që tashmë kemi dukurinë në rritje të statusit jo martesor”, tha ai.

Pra jo martesa sipas tij, po bëhet për shumë shkaqe.

“Disa për shkak të çrregullimit shoqëror dhe si pasojë thjesht kanë mbetur pa u martuar. Disa për shkak të refuzimit. Disa për shkak të bashkëjetesës. Disa për shkak të përcaktimeve dhe ri përcaktimeve gjinore ku “martohen” persona me gjini të njëjtë. Disa për shkak të rritjes së divorcit i cili zakonisht ka ndodhur si pasojë e rritjes së kurvërimit në shoqërinë tonë, të lakmisë materialiste dhe së fundi për shkak të zbritjes drastike të tipit të shoqërisë sonë të karakterit komunitar”, tha ai.

Shkaktar tjetër me rëndësi është mundësia e realizimit të planifikimit familjar duke iu përshtatur të ardhurave dhe hapësirave të reja banuese urbane. Shkaktari i fundit mund të quhet “sindromi kinez” i cili gjatë selektimit të fetusit ka bërë që të hiqen foshnjat e gjinisë femërore dhe të lihen ata të gjinisë mashkullore.

“Popujt tjerë këto probleme i kanë përjetuar gradualisht në dy shekujt e fundit kurse ne si shoqëri shqiptare në Kosovë e Shqipëri po i përjetojmë pothuajse të gjitha në të njëjtën kohë, prandaj kjo është njëra nga arsyet pse njerëzit e shohin të sigurt vazhdimësinë e familjes përmes forcimit më të madh të identifikimit të përkatësisë fetare. Sipas botëkuptimit biblik, Perëndia të vetmin institucion që e ka krijuar është familja, prandaj vlerat konservatore sulmohen sot globalisht në cilëndo shoqëri dhe ky trend do të vazhdojë dhe brezat që do të vijnë do ta kenë edhe më vështirë, dhe si pasojë shtetet, kombet dhe sistemet e mëdha religjioze do të shuhen dhe do të ketë ndoshta vetëm shtet-qytete, nëse vërtet qytetërimi perëndimor përkatësisht hemisfera veriore e botës nuk heq dorë nga paradigma e tij akomunitariste e cila është dominante në hemisferën jugore të globit”, tha ai.

Edhe pse mjaft shumë përmendin aspektin e dobët ekonomik planifikimi familjar, megjithatë njohës të kësaj fushe kundërshtojnë këtë argument me faktin se nëse moszhvillimi ekonomik dhe standardi i ulët janë shkaku i nivelit të ulët të natalitetit, atëherë sipas logjikës së thjeshtë, zhvillimi ekonomik dhe një standard i lartë duhet të rezultojë në një lindje të lartë. Por vendet më të zhvilluara në botë kanë shkallën më të ulët të lindjeve dhe shtimit natyror. Arsyeja e rënies së shtimit natyror është sigurisht fakti se një numër i madh i të rinjve emigrojnë para se të kenë fëmijë. Po ashtu nën zë një pjesë e madhe e opinionit tek moshat më të vjetra thonë se një arsye e rëndësishme e rënies së natalitetit është fakti se prindërit e sotëm janë dembelë dhe nuk duan të bëjnë sakrifica për të pasur më shumë fëmijë. Një popullsi të vjetër, e cila do të plaket edhe më shumë në vitet në vijim, nuk mund të llogarisim në një zhvillim të rëndësishëm ekonomik, duke qenë se nuk kemi mekanizma (imigrim dhe integrim) për të kompensuar rritjen negative natyrore.

Martesat dhe lindjet në shifra, 2023 më pak se një vit paraprak

Në vitin 2014 numri i të lindurve ishte 25.929. Por pas dhjetë viteve ka një rënie. Në Nëntor të vitit 2023 janë regjistruar 2 092 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës. Në të njëjtën periudhë të një viti më herët në 2022 janë regjistruar 2 183 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës).

Në Nëntor 2023 janë regjistruar gjithsej 1 156 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 127 raste.

Ne muajin nëntor 2022 janë regjistruar gjithsej 1249 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime janë regjistruar 138 raste. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Plagoset një person tek Komuna e Parisit

Osmani me Macron e Erdogan: Mbështetje për Kosovën

Presidentja Osmani bën thirrje të votohet ‘Zjerm’ e Shkodrës Elektronike

Kaos mbeturinash në kryeqytet, Komuna e ‘Pastrimi’ fajësojnë njëra-tjetrën

IPK rekomandon suspendimin e një zyrtare policore

Kosova Times January 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

O’Brien: Shkaktimi i trazirave në veri nënkupton përballje me NATO-n

Kosova Times Kosova Times November 27, 2023
Supë me makarona dhe parmixhan: Një recetë për një vakt të shijshëm në një lugë në pothuajse 15 minuta
Çeku: Kurti do ta ketë shumë shpejt përgjigjen për ndërkombëtarët, mediat e qytetarët
Mehaj me video-mesazh drejtuar të rinjve: Bëhuni ushtarë të Kosovës
Egjipti kundërshton thirrjet që palestinezët të zhvendosen në gadishullin Sinai
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?