Rajon / Botë Rusia sulmon infrastrukturën civile të Ukrainës Last updated: 2024/01/17 at 2:46 PM Kosova Times Published January 17, 2024 Share SHARE Rusia sulmoi natën vonë me raketa qendrën e qytetit të Harkivit në verilindje të Ukrainës, si dhe Odesan në orët e para të 17 janarit. Në këto sulme u plagosën disa civilë dhe u shkatërruan në masë disa ndërtesa banimit. /rel/ Një oficer policie mban një djalë të vogël në vendin ku ndodhi një sulm rus me raketa gjatë natës në Harkiv më 16 janar. Të paktën 17 persona u plagosën, dy prej tyre janë në gjendje të rëndë, në sulmet e fundit në qytet, sipas guvernatorit rajonal Oleg Syniehubov. Puna e ekipeve ukrainase të shpëtimit në ndërtesën e banimit në Harkiv e cila u godit me raketa. Syniehubov tha se sipas informacioneve paraprake, qyteti u godit nga dy raketa anti-ajrore S-300 të konvertuara. Një grua e moshuar është transportuar në një spital nga ekipet e shpëtimit pas sulmit në Harkiv. I vendosur vetëm 30 kilometra nga kufiri me Rusinë, Harkivi është nën bombardime të shpeshta që kur Moska filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Një oficer policie duke ndihmuar dy gra pranë vendit ku ndodhi sulmi me raketa në Harkiv. Kryetari i bashkisë së qytetit tha se disa ndërtesa banimi u shkatërruan dhe se nuk kishte objektiva ushtarakë në zonë. Dy banore qëndrojnë së bashku në temperaturat e ftohta teksa ekipet e shpëtimit vazhdojnë punën e tyre në vendngjarje. Ekuipazhet e shpëtimit, ndihmësit e mjekëve dhe oficerët e policisë vazhduan të punojnë deri në mëngjes në vendin e sulmit në një ndërtesë banimi në Harkiv. Banorët brenda në një autoambulancë për të qëndruar më ngrohtë. Në mëngjes, punonjësit e bashkisë i largonin mbeturinat nga sulmi rus në Harkiv. Rrezet e diellit që sapo ka lindur shihen mbi një ndërtesë banimi që u dëmtua rëndë në Harkiv. Një foto e siguruar nga Shërbimi i Shtypit i Ukrainës tregon dëmet në zonat e banuara në portin e Odesës në Detin e Zi. Kievi pretendon se ka rrëzuar 19 nga 20 dronët iranianë Shahad që synonin qytetin port, duke plagosur tre persona dhe duke rezultuar me evakuimin e rreth 130 personave nga shtëpitë e tyre. Banorët duke shikuar dëmet në një ndërtesë banimi në Odesa. Rënia e mbeturinave të dronit goditi ndërtesat e banimit, duke dëmtuar një tub gazi dhe disa automjete në një nga rrethet e portit, tha Ministria e Brendshme. Një banor shikon një apartament të shkatërruar në Odesa. Një krater i madh është krijuar në oborrin e një ndërtese banimi në Odesa. Moska është përpjekur në mënyrë të përsëritur të godasë infrastrukturën në portet jugore të Detit të Zi të Ukrainës, që kur u tërhoq nga një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB-ja që lejonte kalimin e sigurt të dërgesave të grurit ukrainas përmes detit. Moska vazhdimisht pretendon se cak i sulmeve të saj janë vetëm objektivat ushtarakë. You Might Also Like Vazhdojnë protestat në Gjeorgji kundër Ligjit për “agjentët e huaj” Shtetet e Bashkuara do të transferojnë një tjetër bateri të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë Momenti kur demi sulmon një grua në plazh (Video) Burg përjetë për nënën që la vetëm foshnjën në shtëpi për të takuar të dashurin. Kur u kthye, vajza kish ndërruar jetë IKGj: Amendamenti i dytë i Qeverisë së Malit të Zi në Rezolutën për Srebrenicën është një kurth, ja çfarë do të thotë… Kosova Times January 17, 2024 Share this Article Facebook Twitter Email Print Leave a comment Leave a Reply Cancel replyYour email address will not be published. Required fields are marked *Comment * Name * Email * Website Save my name, email, and website in this browser for the next time I comment. Follow USFind US on Social Medias Facebook Like Twitter Follow Youtube Subscribe Telegram Follow Weekly NewsletterSubscribe to our newsletter to get our newest articles instantly![mc4wp_form] Popular News Teknologji Twitter i jep fund politikës për menaxhim të dezinformatave për koronavirus Kosova Times November 30, 2022 UGSh ndan çmimet vjetore – Prezenca e Presidentit Begaj nderon veprimtarinë Kosova sot feston 9 majin- Ditën e Evropës KE: Kushti për Serbinë dhe Kosovën, rrezikojnë një mundësi të rëndësishme Kuleba thotë se në rastin e Kosovës asgjë nuk mund të përfiton Serbia nga lufta që Rusia filloi kundër Ukrainës - Advertisement - Global Coronavirus Cases Confirmed 0 Death 0 More Information:Covid-19 Statistics