By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Të burgosurit po lirohen në të gjithë Venezuelën
January 25, 2026
IA zbulon gjatë gjumit rrezikun për 130 sëmundje
January 25, 2026
Vuçiç nënçmoi delegacionin e PE-së: Njerëz të parëndësishëm erdhën të na vizitonin
January 25, 2026
Në 140 metra lartësi: Një urë qelqi dredha-dredha që vetëm më të guximshmit do ta ngjitnin në majë
January 25, 2026
Një recetë për gjellën e lirë të përgatitur nga 10 përbërës
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vuçiq pas takimit me Lajçakun: E paralajmërova për veprimet e Prishtinës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Vuçiq pas takimit me Lajçakun: E paralajmërova për veprimet e Prishtinës
Ballina 2Rajon / Botë

Vuçiq pas takimit me Lajçakun: E paralajmërova për veprimet e Prishtinës

Kosova Times
Last updated: 2024/01/17 at 5:04 PM
Kosova Times Published January 17, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën se e ka paralajmëruar të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak, për veprimet e Prishtinës në procesin e dialogut.

Dy zyrtarët kanë zhvilluar takime në Forumin Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos të Zvicrës.

“Bisedë e hapur me Mirosllav Lajçakun për situatën në Kosovë dhe Metohi dhe kërcënimet me të cilat përballet popullata serbe çdo ditë, të cilat kërcënojnë paqen dhe stabilitetin e rajonit”, ka thënë Vuçiq përmes një postimi në Instagram.

Vuçiq i ka përsëritur disa herë ato që i konsideron kërcënime ndaj popullatës serbe në Kosovë, por pa ofruar fakte për pretendimet e tij.

Sipas Vuçiqit, Serbia ka qasje të përgjegjshme në dialogun mes dy vendeve, por janë veprimet e Prishtinës ato që “vënë në pikëpyetje gjithçka që është arritur deri më tani në procesin e normalizimit të marrëdhënieve”.

Në këtë Forum po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por nuk dihet nëse ai do të ketë një takim me Vuçiqin këto ditë.

Ditë më parë, Lajçak ka diskutuar për dialogun edhe me zëvëndëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, po ashtu në Davos, me të cilin ka biseduar për tema të dialogut, me theks të veçantë nevojën për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo Marrëveshje është arritur në shkurt të vitit të kaluar në Bruksel.

Në mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, palët janë pajtuar për një aneks zbatimi, por sipas zyrtarëve të BE-së nuk janë marrë hapa në atë drejtim.

Marrëveshja për normalizim, prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.

Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e BE-së, kanë nisur procesin e dialogut, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve, qysh më 2011.

Palët kanë arritur një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

You Might Also Like

Të burgosurit po lirohen në të gjithë Venezuelën

Vuçiç nënçmoi delegacionin e PE-së: Njerëz të parëndësishëm erdhën të na vizitonin

Trump tërhoqi deklaratat për trupat britanike pas ndërhyrjes së mbretit

Qindra mijëra amerikanë pa energji elektrike për shkak të borës dhe akullit

Ukrainë: 1,700 pallate në Kiev pa ngrohje pas sulmit rus

Kosova Times January 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gazetari mik i Kremlinit përjashtohet nga grupi gjerman i gazetarisë

Kosova Times Kosova Times July 22, 2024
Video qe shokoi te gjithe! JLo e pështyu në dorën e asistentes së saj – “ajo nuk është shërbëtorja e saj”
Medvedev duket i kenaqur!: “Epo miq nga NATO, e kuptoni tani? Vetem sa do të përkeqësohet”
Korrupsioni: Renditja e vendeve të rajont në listën e Transparency International
Kurti: Me Forcën e Sigurisë, të sigurt në mbrojtje të Republikës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?