By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vulin në Moskë me Zëvendës Sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse
January 23, 2026
Kryeziu: 109 të ndaluar, ky numër nuk përfundon me kaq
January 23, 2026
Zgjidhen dy anëtarë të rinj të KGJK-së nga Gjykata Supreme
January 23, 2026
BE mbetet partneri kryesor tregtar i Kosovës
January 23, 2026
Kamberi: Me pasivizimini e adresave, synohet ndryshimi i strukturës etnike
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Biden: Sulmet kundër objektivave të grupit Houthi do të vazhdojnë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Biden: Sulmet kundër objektivave të grupit Houthi do të vazhdojnë
Rajon / Botë

Biden: Sulmet kundër objektivave të grupit Houthi do të vazhdojnë

Kosova Times
Last updated: 2024/01/18 at 10:02 PM
Kosova Times Published January 18, 2024
Share
SHARE

Presidenti Joe Biden tha të enjten se sulmet ushtarake të ShBA-së kundër rebelëve Houthi, të mbështetur nga Irani në Jemen do të vazhdojnë. Ai megjithatë e pranoi se bombardimet amerikane dhe britanike ende nuk i kanë ndalur sulmet e militantëve ndaj anijeve në Detin e Kuq që kanë dëmtuar tregun global.

Dy zyrtarë amerikanë thanë se Shtetet e Bashkuara kryen një sulm të pestë të enjten në mëngjes që vuri në shënjestër një pikë tjetër nga hidheshin raketa. Zyrtarët folën në kushte anonimiteti për të dhënë detaje që nuk ishin ende publike.

Presidenti Biden u tha gazetarëve, para se të nisej nga Shtëpia e Bardhë për në Karolinën e Veriut për një fjalim mbi politikën e brendshme, se Uashingtoni do të vazhdonte sulmet.

“Kur pyesni a po ia arrijnë qëllimit të ndaljes së sulmeve ndaj Houthi-t, jo. A do të vazhdojnë sulmet, përgjigja është po”, tha Presidenti Biden.

Sulmet e fundit po kryhen ndërsa Shtetet e Bashkuara e rikthyen lëvizjen Houthi në listën e organizatave terroriste. Sanksionet kundër organizatave terroriste synojnë t’i shkëpusin ato nga burimet financiare.

Pavarësisht sanksioneve dhe sulmeve ushtarake, përfshirë një operacion në shkallë të gjerë të kryer nga luftanijet dhe avionët luftarakë të ShBA-së dhe Britanisë, që goditën më shumë se 60 objektiva në të gjithë Jemenin, rebelët Houthi vazhdojnë të sulmojnë anijet tregtare dhe ushtarake. Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar fuqishëm Iranin që të ndërpresë dërgimin e armëve për këtë grup.

Për muaj të tërë, rebelët Houthi kanë marrë përgjegjësinë për sulme ndaj anijeve në Detin e Kuq për të cilat ata thonë se janë të lidhura me Izraelin ose shkonin drejt porteve izraelite. Ata thonë se sulmet e tyre synojnë t’i japin fund ofensivës izraelite ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që u nxit nga sulmi terrorist i grupit militant palestinez, Hamas më 7 tetor në jug të Izraelit.

Sulmet kanë vënë në shënjestër anijet tregtare që kalojnë transit nëpër ngushticën kritike Bab el-Mandeb që lidh tregjet aziatike me Evropën, që nga sulmi i 7 tetorit dhe lufta e mëvonshme e Izraelit kundër grupit militant në Gazë.

ShBA dhe aleatët e saj kanë formuar Operacionin “Prosperity Guardian” për të mbrojtur trafikun e anijeve dhe aktualisht anije luftarake nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar po patrullojnë zonën.

“Këto sulme do të vazhdojnë për aq kohë sa të jenë të nevojshme” tha të enjten zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

You Might Also Like

Vulin në Moskë me Zëvendës Sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Federatës Ruse

‘Jemi gati të nënshkruajmë’: Zelensky thotë se garancitë e sigurisë së SHBA-së janë finalizuar, ndërsa Donbasi mbetet çështja kryesore

A do ta ndajë botën “Bordi i Paqes” i Trumpit?

Kremlini i këshillon propagandistët e tij të shkruajnë sa më shumë të jetë e mundur për Groenlandën

Bloomberg: SHBA-të duan të heqin çdo kufizim mbi praninë e tyre ushtarake në Grenlandë

Kosova Times January 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bajrami – Muratit për të hyrat buxhetore: Inflacioni është faktor kryesor

Kosova Times Kosova Times December 26, 2024
Skena horor! Hebrenjte urinojnë mbi trupat e palestinezëve të vrarë,të zhveshur lakuriq ! (VIDEO)
KEK ndërmerr masa për evitimin e krizës
Aliu: Jemi të tronditur dhe bashkëndjejmë me familjen e viktimës!
Aleanca për Shqiptarët, pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?