By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 tetor
October 11, 2025
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti
October 10, 2025
Macron e zgjedh përsëri për kryeministër
October 10, 2025
Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit
October 10, 2025
Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti vizitoi Qendrën e Klinikës Universitare Stomatologjike e cila ka filluar me ofrimin e shërbimeve të reja
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti vizitoi Qendrën e Klinikës Universitare Stomatologjike e cila ka filluar me ofrimin e shërbimeve të reja
Lajme

Kurti vizitoi Qendrën e Klinikës Universitare Stomatologjike e cila ka filluar me ofrimin e shërbimeve të reja

Kosova Times
Last updated: 2024/01/19 at 5:52 PM
Kosova Times Published January 19, 2024
Share
SHARE

Me t’u kthyer nga Zvicra, ku kishte qëndruar gjatë kësaj jave për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe i shoqëruar nga drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Elvir Azizi vizituan Klinikën e Stomatologjisë.

Aty, përveç bashkëbisedimit me stomatologët, u njoftua nga afër edhe me tri shërbimet e reja në Qendrën Klinike Universitare të Stomatologjisë, të cilat janë fiksimi i protezave, oksiduli i azotit dhe implantologjia e që kanë filluar në më pak se një vit. Ai vlerësoi lartë shërbimin cilësor e pritjet e shkurta të pacientëve, derisa stomatologët i falënderoi për punën e angazhimin e tyre.

Ai gjithashtu vizitoi Emergjencën dhe Klinikën e Kirurgjisë dhe Ortopedisë, për t’u njoftuar edhe një herë me gjendjen e 13 pacientëve të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq të Mitrovicës, të cilët i kishte vizituar edhe fundjavën e kaluar, në ditën e aksidentit.

“Mjekët, infermierët po bëjnë krejt çfarë munden edhe dinë. Profesionalizmi edhe përkushtimi i tyre është i lartë dhe gjithashtu pamë, si në Qendrën Klinike Universitare të Stomatologjisë edhe këtu, rregull e disiplinë, por në të njëjtën kohë edhe pacientë të cilët na treguan drejtpërsëdrejti që janë të kënaqur me shërbimet që marrin dhe me trajtimin që gëzojnë”, tha kryeministri.

Prononcimi i plotë i kryeministrit Kurti:

Së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe me drejtorin e ShSKUK-së, Elvir Azizin, sot ishim në Qendrën Klinike Universitare të Stomatologjisë ku i pamë për së afërmi tri shërbime të reja të cilat kanë filluar në më pak se sa një vit dhe në veçanti ishim dëshmitarë të implantologjisë, me ç’rast bashkëbiseduam me stomatologët aty dhe i falënderuam për punën dhe angazhimin që po bëjnë, përfshirë aty jo vetëm shërbimin cilësor, por edhe pritjet shumë të shkurta të pacientëve.

Ndërkaq, vazhduam edhe këtu tek Emergjenca e më pastaj edhe tek Kirurgjia Plastike që të shohim se çfarë ka ndodhur më pastaj me ata 13 pacientët që u lënduan disa lehtë e disa edhe shumë rëndë me shpërthimin e bombolës së gazit e që vijnë nga fshati Kçiq i Mitrovicës. Na njoftuan se njëra prej pacienteve tashmë ndodhet në Suedi, që ka pasur djegie të shkallës së tretë në afër 70% të trupit. Por, i kemi edhe dy pacientë të tjerë që janë në Gjermani, pesë janë këtu dhe dy po përgatiten që të dërgohen jashtë vendit nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë.

Mjekët, infermierët po bëjnë krejt çfarë munden edhe dinë. Profesionalizmi edhe përkushtimi i tyre është i lartë dhe gjithashtu pamë, si në Qendrën Klinike Universitare të Stomatologjisë edhe këtu, rregull e disiplinë, por në të njëjtën kohë edhe pacientë të cilët na treguan drejtpërsëdrejti që janë të kënaqur me shërbimet që marrin dhe me trajtimin që gëzojnë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’

Haradinaj në Deçan:Ramosaj ka vullnet e energji për punë e projekte të reja

PDK mbyll fushatën në Prishtinë: Uran Ismaili, njeriu i duhur për ndryshim

Abdixhiku: Përparim Rama, garancia e zhvillimit të Prishtinës

Limaj: Me Nismën e ardhmja e Prishtinës do të jetë në duar të sigurta

Kosova Times January 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Stoltenberg flet me presidentin polak: NATO po monitoron situatën

Kosova Times Kosova Times November 15, 2022
Dëme të shumta nga shiu i rrëmbyeshëm dhe breshëri në disa komuna
Aeroplanmbajtëset arrijne ne Mesdhe
Animatori i famshëm amerikan, Hollingsworth mysafir i sivjetshëm në ‘Anibar’
Trump: Putin ra dakord për trupat evropiane në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?