By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hapjet më të mira të hoteleve të reja në botë për vitin 2026
January 27, 2026
Restoranti më i famshëm “ha sa të duash” në Francë është bërë një fenomen kombëtar
January 27, 2026
Rahoveci mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”
January 27, 2026
Shikoni si duket parku ujor më i madh i mbyllur në Evropë
January 27, 2026
Karbonara me lulelakër: Një version i thjeshtë i klasikut italian, por pa vezë dhe proshutë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA: Rusia dëshiron të përdorë zgjedhjet në Evropë kundër Ukrainës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA: Rusia dëshiron të përdorë zgjedhjet në Evropë kundër Ukrainës
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA: Rusia dëshiron të përdorë zgjedhjet në Evropë kundër Ukrainës

Kosova Times
Last updated: 2024/01/19 at 4:48 PM
Kosova Times Published January 19, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia do të kryejë “operacione të informacionit”, që do të kenë për qëllim të kthejnë opinionin në Evropë kundër Ukrainës, përderisa disa shtete në mbarë kontinentin do të mbajnë zgjedhje këtë vit.

Zgjedhje do të mbahen në Bashkimin Evropian, në Britani, Austri, Maqedoni të Veriut e Gjeorgji. Ndërkaq, Ukraina ende nuk ka vendosur nëse do të mbajë zgjedhjet, që ishin paraparë më herët të mbaheshin më 2024.

James Rubin, i dërguari i posaçëm dhe koordinator në Qendrën Globale të Angazhimit të Departamentit amerikan të Shtetit, u tha gazetarëve më 18 janar, se kundërshtari i SHBA-së, Rusia, por edhe Kina, po punojnë në mbarë botën për të paraqitur propagandën e tyre shtetërore si gazetari të pavarur, duke fshehur burimin e vërtetë.

Rubin nuk përmendi në mënyrë specifike emrat e shteteve për të cilat ai shprehu shqetësim. Megjithatë, ai tha se kërcënimet kryesore gjatë këtij viti janë në Evropë, e cila në fillim të luftës së Rusisë kundër Ukrainës më 2022 ishte bashkuar kundër luftës dhe ka ofruar ndihmë ushtarake dhe ndihmë tjetër për Ukrainën.

“Rusia po shpreson se numri i madh i zgjedhjeve në Evropë këtë vit mund ta ndryshojë atë që ka qenë një koalicion i jashtëzakonshëm dhe një kundërshtar i disiplinuar i luftës së tij”, tha Rubin.

“Ne besojmë se rusët do të kryejnë operacione të informacionit në mbarë Evropën për të tentuar që të ndryshojnë opinionin ndaj Ukrainës gjatë këtij sezoni zgjedhor”, shtoi ai.

Ambasada ruse në Uashington nuk ka komentuar menjëherë këtë deklaratë të James Rubinit.

Qendra Globale e Angazhimit, që ka për detyrë të ekspozojë fushatat e huaja të dezinformimit, vitin e kaluar tha se kishte zbuluar përpjekje të financuar nga rusët në mbarë Amerikën Latine. Këto përpjekje synonin të ushqenin me propagandë dhe dezinformata mediat lokale.

Atëbotë, Rusia i cilësoi si të pabaza këto pretendime.

Vitin e kaluar, në një vlerësim të deklasifikuar të inteligjencës, që iu dërgua mbi 100 qeverive, u tha se Moska po përdor spiunët, mediat sociale dhe mediat shtetërore ruse për të ulur besimin e publikut në integritetin e zgjedhjeve demokratike.

You Might Also Like

Një dramë e madhe po ndodh në Itali tani, një shkëmb 4 kilometra i gjatë është shembur

BE shqyrton zgjidhje pas bllokimit të kufijve për mallrat drejt Schengenit

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike

FT: SHBA-të do të garantojnë sigurinë e Ukrainës vetëm nëse ajo braktis Donbasin

Amerika njoftoi një strategji të re mbrojtëse. Evropa mbetet e vetme

Kosova Times January 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia jep detaje për arrestimin e 15 personave në Gjilan

Kosova Times Kosova Times June 3, 2025
Irani e mbyll një librari të rëndësishme, për shkak të shamisë
Prizren: Kapet në flagrancë fajdexhiu, i mori viktimës mbi 78 mijë euro për 11 mijë euro borxh
Rrugëve të paligjshme nga Kosova në Serbi
Aktakuzë e faktuar apo denigruese ndaj Gërvallës?!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?