By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zhegrova debuton me barazim te Juve, fitojnë Real, Tottenham dhe Qarabag
September 16, 2025
PDK premton 2% të buxhetit të Gjilanit për fuqizimin e grave
September 16, 2025
Limaj nga Prizreni: Është koha për një kapërcim të madh
September 16, 2025
Krasniqi në Klinë: Sokol Bashota, zgjedhja për zhvillimin e komunës
September 16, 2025
Manipulim me prova në Policinë e Mitrovicës, IPK-ja arreston katër zyrtarë
September 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hetemi: Brenda 2024 funksionalizohet Instituti për krime të luftës në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hetemi: Brenda 2024 funksionalizohet Instituti për krime të luftës në Kosovë
Ballina 1Lajme

Hetemi: Brenda 2024 funksionalizohet Instituti për krime të luftës në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2024/01/20 at 2:47 PM
Kosova Times Published January 20, 2024
Share
SHARE

Instituti për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, i themeluar gjatë vitit 2023, këtë vit pritet të funksionalizohet në tërësi. Ekspertët thonë se ky institut duhet të mbledhë ekspertët më të mirë për të hulumtuar e dokumentuar krimet e luftës, që mund të shërbejnë si prova për përgatitjen e padisë për gjenocid kundër Serbisë.

Të shumta e të llahtarshme ishin krimet që Serbia i kreu gjatë luftës së fundit në Kosovë. E, ndonëse kishte me mijëra vrasje, qindra masakra, e dëme materiale të pallogaritshme, zyrtarisht, që nga çlirimi i vendit në qershor të 99-ës, pak është punuar për dokumentimin e tyre.

Një institut për hulumtimin e krimeve të luftës ishte themeluar në vitin 2011 nga Ministria e Drejtësisë. I njëjti ishte mbyllur në vitin 2018. Ndërkohë, me qëllim të dokumentimit të krimeve serbe, në korrik të 2023-ës, Kuvendi i Kosovës, me iniciativë të Qeverisë, miratoi Ligjin për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë. Sipas ligjit, ky institut mes tjerash ka kompetenca dhe përgjegjësi për të hulumtuar dhe dokumentuar “krimet e kryera gjatë luftës, duke siguruar të dhëna të humbjeve në njerëz, dëmeve fizike dhe shpirtërore/psikologjike, dëmeve ekonomike/materiale, dëmeve në ambient, pronës kulturore, dhe llojet e tjera të dëmeve të shkaktuara nga krimet e kryera gjatë luftës”.

Drejtori i Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi, në një intervistë në “Fokus” të Radio Kosovës, ka shprehur besim se brenda vitit 2024 do të funksionalizohet instituti, që pritet të ketë rreth 40 punonjës dhe të përbëhet nga dy departamente kryesore.

“Instituti do të ketë një departament të dokumentimit, në kuadër të të cilit do të jetë arkiva fizike dhe ajo digjitale. Përveç kësaj, instituti do ta ketë edhe departamentin e hulumtimeve që të mblidhet, dokumentohet, verifikohet dhe arkivohet materiali, dhe në anën tjetër edhe të hulumtohet nga perspektiva të ndryshme”, tha ai.

Hetemi nuk ka dhënë ndonjë datë se kur mund të dalin rezultatet e para të punës së institutit, por ka thënë se është duke u punuar për sa më shumë rezultate në punë.

Akademik Arsim Bajrami, e vlerëson si hap të duhur rithemelimin e institutit për krimet e luftës. Puna në institut mund të shërbejë për përgatitje të padisë për gjenocid kundër Serbisë, thekson Bajrami, i cili ka të shkruar një libër për gjenocidin serb në Kosovë.

“Ky institut mund të jetë mundësi e mirë që të mbledhë ekspertët më të mirë vendorë e ndërkombëtarë për të hulumtuar e dokumentuar krimet e luftës, të fillojë të përgatisë provat dhe argumentet ligjore që janë elemente kyçe për përgatitjen e padisë për gjenocid kundër Serbisë. Kjo nuk është një çështje partiake apo e një qeverie, por është detyrë e pa kryer shtetërore. Uroj që Kosova asnjëherë të mos heq dorë nga e drejta për të bërë padi dhe kjo të bëhet në mënyrë profesionale që rasti të fitohet”, tha ai.

Profesor Bajrami thekson se ishte vendim jo i duhur mbyllja e institutit paraprak, teksa shton se Instituti për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, i themeluar rishtas, duhet të jetë i përhershëm dhe të ketë institute përcjellëse, përfshirë një muze për gjenocidin.

You Might Also Like

PDK premton 2% të buxhetit të Gjilanit për fuqizimin e grave

Limaj nga Prizreni: Është koha për një kapërcim të madh

Krasniqi në Klinë: Sokol Bashota, zgjedhja për zhvillimin e komunës

Manipulim me prova në Policinë e Mitrovicës, IPK-ja arreston katër zyrtarë

Haradinaj: Me AAK-në në Obiliq do të vazhdojnë projektet e mëdha

Kosova Times January 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Podgoricë: DPS 19, PES / Demokratët 14, ZBPG 13, Milatoviq dhe URA 6, ES 3, SEP dhe Preokret 2 secili

Kosova Times Kosova Times September 29, 2024
Nënsekretarja amerikane e Shtetit takohet me Vuçiqin në Beograd
Dokumentet sekrete që mund t’i kushtojnë presidencës
Pezullimi i tenderit për rrugën ‘Xhorxh Bush’, pas ankesës në OSHP
Franca e rrit nivelin e sigurisë pas sulmit me thikë në shkollë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?