By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki
May 18, 2025
Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune
May 18, 2025
Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka
May 18, 2025
Rahoveci mposht Kastriotin në finalen e parë
May 18, 2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Infuzione financiare në pajisjet ushtarake të Serbisë: Çka thonë qytetarët e çka ekonomistët?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Infuzione financiare në pajisjet ushtarake të Serbisë: Çka thonë qytetarët e çka ekonomistët?
Ballina 2Rajon / Botë

Infuzione financiare në pajisjet ushtarake të Serbisë: Çka thonë qytetarët e çka ekonomistët?

Kosova Times
Last updated: 2024/01/20 at 3:34 PM
Kosova Times Published January 20, 2024
Share
SHARE

“Rritje e kuazi-patriotizmit” – kështu e sheh Sasha Gjogoviq, ekonomist dhe redaktor i botimit “Strateo”, njoftimin e Serbisë për të ndarë mbi një miliard euro në vitin 2024 për blerjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, paralajmëroi pajisjen “më të mirë, më të shpejtë dhe më të fuqishme” të ushtrisë së tij dy ditë pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për t’i shitur Kosovës raketa anti-tanik Javelin.

Përveç 360 milionë eurove tashmë të paraparë me buxhetin e armatimit, Vuçiq paralajmëroi edhe 740 milionë të tjerë.

“Këto janë më shumë rrëfime të natyrës së marketingut, të cilat kanë peshë politike në rritjen e kuazi-patriotizmit dhe të vlerësimit të disa individëve në këtë rast”, thotë Gjogoviq për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se nuk sheh ndonjë justifikim ekonomik të këtij investimi.

“Janë të justifikueshme investimet në industrinë vendore, por kjo më duket se është një shumë e tepërt – tërhiqen mjete shtesë nga buxheti për hir të armatimit”, thotë Gjogoviq.

Çka thonë zyrtarët e Qeverisë së Serbisë?

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes në Serbi, Nemanja Staroviq, tha më 15 janar se rundi i ri i investimeve në Forcat e Armatosura të Serbisë “nuk lidhet” me paralajmërimin se Kosova po blen raketa Javelin.

Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur në vitin 2008, e kundërshton zgjerimin e kapaciteteve të armatosura të Kosovës.

Staroviq tha se Serbia, në dhjetë vjetët e fundit, ka punuar “në mënyrë intensive” në modernizimin e ushtrisë dhe se bëhet fjalë për mjete që “llogariten në miliarda euro”.

“A është diçka e shtrenjtë? Sigurisht që është, por ne mendojmë se është e nevojshme”, shtoi ai.

“Niveli i investimeve është i lartë, por, në të njëjtën kohë, ne udhëhiqemi nga ajo zgjuarsia popullore, se kush nuk e ushqen ushtrinë e vet, do të duhet ta ushqejë ushtrinë e tjetrit. Ne besojmë se është gjithmonë më mirë të investojmë në forcat tona”, tha Staroviq.

Ai, po ashtu, tha se pjesa më e madhe e mjeteve të ndara është dedikuar për prokurimin e produkteve nga industria vendore.

“…gjë që ka efekte shtesë pozitive, sepse sigurisht që ndikon në rritjen e bruto produktit vendor”, vlerësoi Staroviq.

“Askush nuk e kërcënon Serbinë”

“Një faktor parandalues për këdo që do të mendonte ta kërcënonte Serbinë” – kështu e përshkroi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, blerjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake, më 12 janar.

Nga buxheti i Serbisë për vitin 2024, sipas Vuçiqit, janë paraparë 360 milionë euro për armatim.

Dhe, pastaj, ai shtoi investime të reja.

Siç paralajmëroi, shteti do t’i shpenzojë “menjëherë” edhe 186 milionë euro të tjerë për blerjen e armëve dhe pajisjeve nga industria vendase, ndërsa deri në fund të vitit do të ketë edhe dy paketa të tjera investimesh në armatim – prej 150 dhe 400 milionë eurosh.

Ekonomisti serb, Sasha Gjogoviq, thotë se nuk e sheh qëllimin e blerjeve shtesë të armëve nga pikëpamja e sigurisë.

“Nuk e di prej kujt do të mbroheshim, sepse NATO-ja është kudo rreth nesh”, thotë ai.

Serbia është e rrethuar nga vende anëtare të aleancës së NATO-s, ose vende ku forcat e NATO-s janë të pranishme, si Bosnje dhe Hercegovina dhe Kosova.

“Unë nuk shoh mundësi që NATO-ja të na sulmojë. Atëherë, nuk shoh as ndonjë arsye që ne të udhëheqim një garë armatimi në rajon – përveçse ta promovojmë veten personalisht, ose politikën e një patrioti që kujdeset për vendin dhe e armatos që askush të mos e kërcënojë, edhe pse askund nuk shohim ndonjë kërcënim”, thotë Gjogoviq.

Zyrtarët shtetërorë serbë nuk specifikuan se nga do t’i sigurojnë paratë për armë dhe pajisje ushtarake.

“Ai që ka dalë me atë ide, duhet të pyetet se ku është burimi i financimit. Mund të jetë nga rezerva buxhetore, huamarrja shtesë ose riorientimi i fondeve nga disa investime të tjera”, thotë Gjogoviq.

“Riorientimi në fusha të tjera”

Rezervat buxhetore, siç thotë ai, janë të destinuara për rrethana të jashtëzakonshme, siç janë fatkeqësitë natyrore, dhe nuk duhen prekur.

Gjogoviq, gjithashtu, vlerëson se do të ishte më produktive që paratë e destinuara për armatim, të investohen në fusha të tjera.

“Ka disa segmente të tjera – energjia, ekologjia, bujqësia – ku fondet mund të investohen dhe jeta e qytetarëve të përmirësohet. Për mendimin tim, ky do të ishte një vendim shumë më i mirë patriotik”, thotë ai.

Kur bëhet fjalë për industrinë vendase të armatimit, Gjogoviq beson se është e nevojshme që të investohet në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe në modernizim.

Çka thonë qytetarët në Beograd?

Nga “investime të pakuptimta” deri te vlerësimet se duhet investuar edhe më shumë para në ushtri – kështu variojnë komentet e disa qytetarëve në Beograd, të intervistuar nga Radio Evropa e Lirë pas njoftimit të presidentit Vuçiq për blerjen e armëve.

Marija beson se paratë për armë duhet të riorientohen.

“Ne jemi një vend i vogël, për të investuar kaq shumë para në ushtri. Shikoni se ku gjendet arsimi ynë, e të mos flasim për gjendjen e shëndetësisë”, thotë ajo.

Sanja, në anën tjetër, mendon se duhet të ndahen edhe më shumë para për ushtrinë.

“Një miliard e gjysmë duhet të ndahen për ushtrinë. Paqja është numër një. Por, e njëjta shumë duhet të investohet edhe në arsim dhe bujqësi”, thotë ajo.

Aleksandar Nedelkoviq beson se prioritet i shtetit duhet të jetë ndihma për qytetarët e varfër.

“Ka gjëra më të rëndësishme se ushtria”, sipas tij.

I pyetur se si i komenton investimet milionëshe në ushtri në vitet e fundit, ai thotë se kjo është një “shumë serioze parash” dhe se këto investime nuk duken.

“Ku janë ata avionë, kamionë, ushtarakë?”, pyet ai.

Aleksandar Nedelkoviq nga Beogradi.
Aleksandar Nedelkoviq nga Beogradi.

Boro Petroviq thotë se i mbështet investimet në armatim në vitin 2024.

“…sepse ne jetojmë në një botë, ku është e rëndësishme të jemi në gjendje që të mbrohemi. Shpresoj që aftësia jonë të jetë proporcionale me ato investime”, thotë ai.

Boro Petroviq.
Boro Petroviq.

Për Llukën, blerja e armëve është një “investim i pakuptimtë”.

“Ne duhet të investojmë në diçka më të zgjuar – spitale, shkolla, në atë që sjell jetë, një të nesërme më të mirë dhe jo në atë që sjell vdekje. Armët nuk na sjellin të ardhme. Supozohet njëfarë sigurie, por mua më shkaktojnë frikë, ashtu si edhe të tjerëve”, vlerëson ai.

“Armët më sjellin frikë, ashtu si edhe të tjerëve”, thekson Lluka nga Beogradi.
“Armët më sjellin frikë, ashtu si edhe të tjerëve”, thekson Lluka nga Beogradi.

Në shënjestër të kritikave nga Perëndimi

Serbia blen armë si në Lindje, ashtu edhe në Perëndim. Për shkak të bashkëpunimit me Rusinë dhe Kinën në fushën e mbrojtjes, vendi kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian kritikohet vazhdimisht nga Brukseli.

Që nga viti 2016, Serbia ka blerë intensivisht pajisje ushtarake dhe armë nga Rusia.

Pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022, nuk u lidh asnjë kontratë e re për prokurimin e armëve. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha në mes të shtatorit të vitit 2022 se disa porosi të mëparshme nuk mbërritën, si pasojë e luftës në Ukrainë.

Për shkak të pushtimit të Ukrainës, Rusia është nën sanksione nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera perëndimore. Serbia refuzon t’i miratojë këto sanksione.

You Might Also Like

Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki

Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune

Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka

Rusia do të lëshojë një raketë me rreze veprimi prej 10,000 kilometrash sonte, duan t’i trembin të gjithë

Bisedimet në Stamboll: Kreu i delegacionit rus kërcënoi përfaqësuesit e Ukrainës

Kosova Times January 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shtetet e Bashkuara do të dorëzojnë tanke Abrams në Gjermani deri në fund të majit. Ata planifikojnë të trajnojnë ushtrinë ukrainase

Kosova Times Kosova Times April 22, 2023
Natë ferri në Rodos: Urdhërohen evakuime të reja, shpëtimi nga zjarri presin 1200 njerëz
Tahiri mban sot konferencë
Goditi me çekiç në kokë bashkëshortin e Nancy Pelosit, burg përjetë autorit!
Likuidimi i mafias ne Slloveni: Vritet një shtetas i BiH-së që supozohej të ishte dëshmitar i mbrojtur kundër Dina Muzaferovic Cezar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?