By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Russia Today” synon transmetimet e programeve të saj në gjuhën serbe në Bosnje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > “Russia Today” synon transmetimet e programeve të saj në gjuhën serbe në Bosnje
Ballina 2Rajon / Botë

“Russia Today” synon transmetimet e programeve të saj në gjuhën serbe në Bosnje

Kosova Times
Last updated: 2024/01/20 at 9:35 PM
Kosova Times Published January 20, 2024
Share
SHARE

Televizioni Russia Today ka paralajmëruar se do të fillojë transmetimin e programeve në gjuhën serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, me gjithë faktin se është nën sanksione perëndimore. Fillimi i mundshëm i transmetimeve mund të dëmtojë marrëdhëniet e Bosnjës me partnerët ndërkombëtar, i tha programit në gjuhën boshnjake të Zërit të Amerikës ish ambasadori i Bosnjës në Rusi, Enver Haliloviç.

“Transmetimi i programeve të këtij televizioni vetëm sa do të ndërlikojë situatën politike në Bosnjë dhe Hercegovinë. Nga ana tjetër kjo është tregues i marrëdhënieve ndërmjet Republikës Serbe dhe Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës”, tha ish ambasadori Haliloviç.

Russia Today i themeluar në vitin 2005 nga qeveria ruse, është nën sanksionet e Bashkimit Evropian që nga viti 2022 për shkak të shpërndarjes së propagandës së Kremlinit për agresionin rus në Ukrainë. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bosnjë thotë se vendi ka harmonizuar dukshëm politikën e jashtme më atë të bllokut, por masat kufizuese janë ende temë e diskutueshme politike, që ka ngritur pengesa për zbatimin e tyre, përfshirë edhe transmetimet e mediave shtetërore ruse.

“Presim që Bosnja të bëjë më shumë për të pamundësuar përzierjen e jashtme dhe keqpërdorimin e informacioneve. Lejimi i transmetimit të propagandës në territorin e saj është në kundërshtim me këto përpjekje”, thonë në delegacionin e Bashkimit Evropian.

Elmir Sadikoviç, profesor i Integrimeve Evropiane në Fakultetin e Shkencave Politike në Sarajevë thotë po ashtu se transmetimet e një kanali rus në hapësirat e Bosnjës mund të dëmtojnë rrugën e saj evropiane.

“Jo rastësisht do të realizohet këto javë kur pritet që Këshilli Evropian të vendosë për hapjen e negociatave të Bosnjës me Bashkimin Evropian dhe në dritën qasjes së bllokut ndaj Rusisë do të jetë një hap prapa dhe me siguri kjo çështje do të shtrohet nga Këshilli Evropian”, tha profesori Sadikoviç

Kanali Russia Today në rusisht është i qasshëm në Bosnjë nëpërmjet operatorëve të caktuar kabllorë.

Vitin e kaluar kanali publikoi një dokumentar që mbron tezën për ekzistimin e Klaifatit në Bosnjë dhe radikalizmin fetar të myslimanëve si dhe mohon gjenocidin në Srebrenicë.

Ndikimi rus në Bosnjë është i dukshëm për shkak të lidhjeve të ngushta të presidentit të Republikës Serbe, Milorad Dodik me presidentin rus Vladimir Putin.

Drejtuesi nacionalist pro-rus Milorad Dodik ka bërë thirrje hapur për shkëputje të Republikë Serbe nga Bosnja, duke sfiduar sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë ndaj tij për shkak të qasjes politike.

Konflikti i përgjakshëm në Bosnjë që u mori jetën mbi 100 mijë vetave mori fund në vjeshtën e vitit 1995 me një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, Marrëveshja e arritur në Dejton çoi në krijimin e entitetit serb dhe atij boshnjako-kroat në Bosnje, që mbahen të lidhur nga institucione të dobëta qendrore.

Vendet perëndimore janë të shqetësuara se Rusia mund të përpiqet të nxisë telashe në Ballkan për të shmangur vëmendjen nga agresioni i saj në shkallë të gjerë në Ukrainë, të cilin Moska e nisi gati dy vjet më parë.

You Might Also Like

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

Mamdani mori detyrën si kryetar bashkie i Qytetit të Nju Jorkut dhe bëri betimin mbi Kuranin

Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të

Kosova Times January 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Qofte pule të pjekura në furrë: Lëngshëm, të butë dhe të mbuluar me një salcë hyjnore

Kosova Times Kosova Times October 15, 2025
Shkupi nis debatin për ndryshimet kushtetuese, opozita me kushtëzime
Sot mot i vranët dhe ftohtë
Gjendet trupi i pajetë i edhe një sulmuesi të dyshuar në veri
Aviacioni i ShBA-së ndihmon në shuarjen e zjarreve në Shqipëri e Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?