By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çfarë mund të bëjë Perëndimi me asetet e ngrira të Rusisë?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Çfarë mund të bëjë Perëndimi me asetet e ngrira të Rusisë?
Ballina 2Rajon / Botë

Çfarë mund të bëjë Perëndimi me asetet e ngrira të Rusisë?

Kosova Times
Last updated: 2024/01/21 at 2:44 PM
Kosova Times Published January 21, 2024
Share
SHARE

Reuters

Zyrtarët e Perëndimit kanë thënë se janë të hapur ndaj idesë së konfiskimit të asteve financiare ruse në vlerë të 300 – 350 miliardë dollarëve, për t’i ndihmuar Ukrainës.

Mirëpo, një hap i tillë është shumë kompleks, pasi mund të përbëjë precedent kontrovers.

Më poshtë janë renditur disa rrugë.

Konfiskimi

Disa politikbërës ndërkombëtare dhe avokatë, kanë thënë se rezervat ruse mund të konfiskohen nën doktrinën e ligjit ndërkombëtar që parasheh “kundërmasa”.

Më pas, asetet mund të shiten, dhe mjetet t’i ndahen Ukrainës, apo të krijohet një fond i veçantë për rindërtim.

Të tjerë ngrenë shqetësime se diçka e tillë është kundër normave ndërkombëtare dhe mund të hapë kutinë e Pandorës, pasi Rusia mund të sfidojë vendimin.

Shembuj të ngjashëm të konfiskimeve në të kaluarën, sikurse asetet e Irakut pas pushtimit të tij në Kuvajt, dhe të Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore, kanë ndodhur pasi kanë përfunduar luftërat, dhe jo sa kanë qenë duke u zhvilluar.

Edhe në Shtetet e Bashkuara, ekspertët e borxhit sovran, kanë vënë në dukje që Akti Ndërkombëtar për Kompetenca Ekonomike, nuk autorizon të drejtën për konfiskim të pronës së ngrirë ruse, në mungesë të një konflikti të armatosur në mes të ShBA-së dhe Rusisë.

Procedurë graduale

Asetet në vlerë të rreth 210 miliardë eurove, që janë ngrirë në Bashkimin Evropian – kryesisht lloje të ndryshme të letrave me vlerë që Banka Qendrore Ruse i ka investuar – janë duke u mbajtur në Bruksel, në institucionin që njihet si Euroclear.

Pasi këto asete të konvertohen në para të gatshme, për transaksionin duhet paguar taksë prej 25 për qind në Belgjikë.

Zyrtarët në BE, si dhe në ShBA dhe Britani, janë duke propozuar që ajo shumë të dërgohet në Ukrainë – rreth 15 miliardë euro në periudhën 2023-2027.

Por, disa në bllokun evropian janë kundër kësaj ideje dhe Banka Qendrore Evropiane ka paralajmëruar, po ashtu, kundër menaxhimit të aseteve ruse, sepse mund të krijohet jostabilitet nëse shtete tjera mendohen nëse duhet t’i ruajnë rezervat në bankat evropiane.

Disa avokatë besojnë se ligjërisht ka pak dallim në mes të marrjes së të hyrave që gjenerohen prej aseteve të konfiskuara dhe rrëmbimit të 300-350 miliardë dollarëve.

Si dëmshpërblim

Si një tjetër mënyrë është përmendur edhe shitja e letrave me vlerë në këmbim të dëmshpërblimit.

Ukraina mund t’i shesë letrat me vlerë vetëm nëse Rusia pranon të paguajë dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar në luftë.

Mirëpo duke marrë parasysh që Rusia ka pak gatishmëri për të paguar, atëherë Ukraina mund t’i përdorë ato para të gatshme për t’i riparuar dëmet.

Kjo mënyrë është ndryshe prej konfiskimit, sepse asetet mund të transferohen vetëm nëse një mekanizëm legjitim kompensimi vlerëson për dëmet që i janë shkaktuar Ukrainës.

Megjithatë, ka shumë mundësi që Ukraina të mund të përfitojë prej këtyre rezervave, nëse Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë interes për t’i blerë këto letra me vlerë.

You Might Also Like

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Kosova Times January 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Krasniqi: Nuk bëhemi pjesë e shkeljeve të Kushtetutës

Kosova Times Kosova Times July 26, 2025
Lideri çek përkrah të drejtën e Ukrainës për të goditur shënjestrat brenda Rusisë
Vdes në QKUK burri që u aksidentua një javë më parë
Osmani me presidentin Ruto: Kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës
Universiteti i Sofjes dhe Universiteti Teknik renditen në një klasifikim prestigjioz botëror
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?