By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Komuna ka premtuar 500 euro për çdo lindje që kryhet në QKMF-në e Rahovecit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Komuna ka premtuar 500 euro për çdo lindje që kryhet në QKMF-në e Rahovecit
Lajme

Komuna ka premtuar 500 euro për çdo lindje që kryhet në QKMF-në e Rahovecit

Kosova Times
Last updated: 2024/01/21 at 9:49 PM
Kosova Times Published January 21, 2024
Share
SHARE

Për të stimuluar lindjet brenda komunës dhe për të rritur sa më shumë shërbimin ndaj nënave që lindin në komunën e Rahovecit, kryetari i kësaj komune ka marrë vendim që për çdo nënë që lind në QKMF t`i shpërblejë me nga 500 euro.

Si në gjithë vendin edhe në këtë komunë vërehet dukshëm rënia e natalitetit, pasi nga 12 lindje në ditë sa kishte kohë më parë, gjatë tërë vitit 2023 u regjistruan vetëm 18 sosh, raporton RTKlive.

Pranvera Mullabazi po i merr shërbimet shëndetësore në repartin e gjinekologjisë në QKMF-në e Rahovecit. Ajo është në pritje të fëmijës së saj të katërt. Fëmijën e dytë e ka lindur këtu, nën kujdesin e stafit mjekësor dhe është ndarë e kënaqur.

“Për të lindur këtu janë kushtet shumë të mira, djalin e dytë këtu e kam lindur para katër vjetëve, kam kaluar shumë mirë. Mikpritja është shumë e mirë e motrave, të presin ngrohtë të këqyrin, shpresoj që kam me lind në Rahovec, kam dëshirë”, tha ajo.

“Shërbimi shumë i mirë, sjelljet shumë të mira, pastërtia dhe krejt mirë”, tha Esma Mullabazi, familjare e pacientes

Nënat shtatzëna nga ekipet mobile kontrollohen edhe në shtëpi, thotë koordinatorja e këtij reparti Alma Kryeziu, ndërsa pacientet nuk kanë nevojë të blejnë ilaçe.

“Kujdesi ndaj nënës është shumë i madh, është e mbuluar me medikamente, nënat shtatzëna i kanë dy vizita, në tremujorin e parë dhe të fundit në shtëpi, a vizitat, ndërkaq vizitat e rregullta me gjinekologun i kanë sistematike”, tha Alma Kryeziu, koordinatore e repartit të gjinekologjisë.

Kurse Makfire Shtavica, e cila është mamia më e vjetër në këtë repart, thotë se në Rahovec ka pasur shumë lindje disa vite më parë, por tani, si në gjithë Kosovën edhe këtu, ka rënë nataliteti.

“Ka pas deri në 12 lindje në ditë, nga 12 deri në 15 bebe i kemi pas në boks, kemi pas edhe lindje më të komplikuara, por janë kryer prapë me sukses”, tha Makfire Shtavica, mami.

Ditët e fundit kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, u ka premtuar nënave që lindin në Rahovec nga 500 euro, por këtë përfitim nuk mund ta kenë ato të tjerat që kanë lindje të komplikuar dhe duhet të lindin në spitalet rajonale apo në Prishtinë.

“Nëse ne jemi dakord me Ministrinë e Financave, dhe na lejojnë që ne t’i kalojmë tavanet ekzistuese, ta rrisim fondin për ndihma momentale të drejtorisë për shëndetësi dhe përkujdesje sociale, me gjithë dëshirë e kishim realizuar ose financuar çdo lindje të rahocianeve”, tha Smajl Latifi, kryetar i komunës së Rahovecit

Në Gjinekologjinë e Rahovecit në vitin 2023 lindën vetëm 18 foshnja, numër i vogël krahasuar me lindjet e mëparshme që ka pasur ky repart.

You Might Also Like

January 28, 2026

Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve

Tragjedia në Gadime, nga familja dhe shkolla flasin për ngjarjen

Basha: Vendimi i Kushtetueses për Rashiqin, në kundërshtim me Kushtetutën

Aksion në Mitrovicën Veriore, sekuestrohen armë, municion dhe mjete ilegale

Kosova Times January 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Hyseni, Kurtit: Të pranohen kërkesat e ShBA-së ose do të ketë pasoja të mëdha

Kosova Times Kosova Times October 23, 2022
Bashkëshortja e deputetit që propozoi ndalimin e reklamave në Instagram është kapur duke përdorur integrime reklamuese në rrjetin social
Nesër mbyllet për qarkullim gjysma e tunelit në lagjen ‘Dardania’
Osmani: Është e rrezikshme të kesh një fqinj si Serbia
AUV urdhëron ndalimin e përkohshëm të punës, Ortopedia vazhdon operacionet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?