By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 31 tetor
October 31, 2025
Evropa përgatit një goditje të rëndë për Vuçiçin: Raporti më i keq për Serbinë deri më tani
October 31, 2025
Babai i Muskut: Do të doja të merrja një pasaportë ruse
October 31, 2025
Takime sekrete dhe këndimi i një “versioni nazist” të himnit gjerman: Si gjeti AfD partnerë në Uashington
October 30, 2025
Arrestohet në Prishtinë i dënuari për posedim të narkotikëve
October 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ndryshimet klimatike dhe cenimi i zonave të mbrojtura ulin numrin e shpendëve të ujit në Shqipëri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ndryshimet klimatike dhe cenimi i zonave të mbrojtura ulin numrin e shpendëve të ujit në Shqipëri
Ballina 2Rajon / Botë

Ndryshimet klimatike dhe cenimi i zonave të mbrojtura ulin numrin e shpendëve të ujit në Shqipëri

Kosova Times
Last updated: 2024/01/21 at 9:41 PM
Kosova Times Published January 21, 2024
Share
SHARE

Ndryshimet globale klimatike dhe cenimi i zonave të mbrojtura në Shqipëri po ulin vitet e fundit numrin e shpendëve ujorë sidomos në ligatinat e vendit. Kjo provohet edhe këtë vit nga monitorimet gjatë censusit të shpendëve që është kryer nga administrata e Zonave të Mbrojtura dhe organizatat mjedisore. Ndërkohë qeveria shqiptare do të dërgojë në parlament mesin e shkurtit ndryshime të reja në ligjin për Zonat e Mbrojtura të cilat shihen me mjaft shqetësim nga aktivistët e mjedisit për pasojat në pasuritë natyrore.

Edhe këtë vit Shqipëria është përfshirë në censusin ndërkombëtar të shpendëve ujorë me angazhimin e Agjencive Kombëtarë të Zonave të Mbrojtura dhe organizatave mjedisore.

Procesi është zhvilluar kryesisht në ligatinat e vendit, thotë Erald Xeka i shoqatës ornitologjike të Shqipërisë (AOS).

“Ne numëruam në pothuajse 30 ligatina në gjithë Shqipërinë duke marrë gjithë pjesën e bregdetit që përkon me rrugën e shtegtimit të shpendëve, por edhe liqenet si Prespa dhe Ohri , në brendësinë kontinentale. Përtej të dhënave shkencore që ne marrim për popullatat e shpendëve të ujit në Shqipëri ajo që është e rëndësishme në kryerjen e numërimit është edhe ndërgjegjësimi i njerëzve për ruajtjen e këtyre habitateve”, thotë ai.

Zoti Xeka thotë më tej se ndryshimet klimatike me ngrohjen globale po sjellin një ulje të numrit të shpendëve ujorë në këtë sezon.

“Vitet e fundit dimrat kanë qenë shumë të butë çka do të thotë që më pak shpendë kanë zbritur nga zonat veriore të Europës, ku është më ftohtë dhe kushtet bëhen më të papërshtatshme, drejt ligatinave të vendit tonë. Çdo vit kemi dimra më të butë që nuk i detyrojnë shpendët e ujit dimërues të zbresin në tufa të mëdha. Mbaj mend vitet 2010-2012 që kanë qenë vite spektakolare, shumë të ftohta dhe kemi pasur edhe prurje të patave, që ne kemi vite që nuk i vrojtojmë më”.

Edhe profesori i shkencave të natyrës, Spase Shumka që monitoron prej vitesh zonën në liqenet e Ohrit dhe të Prespës thotë se vihet re një trend ulje i numrit të shpendëve dimërues të ujit.

“Ne jemi duke monitoruar shpendët për rreth 27 vitesh në Liqenet e Ohrit dhe Prespës dhe kjo bëhet në të njëjtën kohë në të tre vendet, kemi një koordinim mes Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Mund të themi që kemi pasur luhatje në numrin e shpendëve, por trendi vjen dhe shkon drejt zvogëlimit të shpendëve dimërues. Kemi pasur raste që kemi nuëmruar përshembull në Prespë rreth 25 mijë – 30 mijë individë, vitin e kaluar kemi arritur në 10 mijë individë, ndërsa sivjet ky numër është më i vogël”, thotë ai.

Si zoit Xeka edhe zoti Spase flasin për efektet që krijon në Shqipëri për uljen e numrit të shpendëve ujorë edhe cenimi i ligatinave dhe habitateve natyrore, sidomos nga ndërtimet.

Zoti Xeka thotë se “ kemi habitate që janë urbanizuar. Mund të përmend Kunen që dikur ishte një lagunë shumë e madhe, tani nga viti në vit vjen e rrudhet dhe ka presionin e ndërtimeve për turizëm. Po kështu ka edhe të tjera si aeroporti në Nartë, një ndërtim brenda një zone të mbrojtur që do ndikojë po ashtu në të ardhmen”.

Ndërsa zoti Shumka thotë se ndryshimet klimatike kërkojnë praktikisht që ne të zhvillojmë qëndrueshmërinë por në vend të bëjmë këtë ne ndihmojmë ndryshimet klimatike.

“Konkretisht ndërtimet e shumta që mund të bëhen përgjatë brigjeve të liqeneve, projektet e mëdha që cenojnë habitatet përmes sedimentinimit dhe ndotjeve, zhvillimi i turizmit, ka edhe faktorë të tjerë që kanë të bëjnë me mbipeshkimin, pra me shfrytëzimin e burimeve që shërbejnë si bazë për peshqit, pra njeriu ndikon. Por edhe gjuetia është një faktor. Lehtësisht vihet re vitet e fundit që shpendët janë bërë më miqësorë me njeriun për shkak të mungesës së gjuetisë”.

Në zonën e Nartës ndërtimi i Aeroportit të Vlorës po zë një sipërfaqe me rreth 300 hektarë që ka cenuar sipas ornitologëve habitatet dhe po kështu në zonën e Semanit parqet fotovolatikë po cenojnë popullatat e zogjve.

Vitin që kaloi dëmtimi nga zjarret i disa qindra hektarëve me pisha në zonën e Pishë Poros, në Fier solli dëme katastrofike për faunën e zogjve dhe vetë këtë brez mbrojtës natyror.

Përkundër apelit të ekspertëve të mjedisit për mbrojtjen e zonave natyrore dhe habitateve të shpendëve, parlamenti pritet të rishqyrtojë ligjin për Zonat e Mbrojtura duke bërë ndryshime që i hapin rrugë menaxhimit të një pjese të këtyre zonave nga bashkitë dhe duke lehtësuar projektet zhvillimore.

Qeveria pritet mesin e shkurtit ta dërgojë ligjin për votim në parlament, ndërkohë që organizatat mjedisore vijojnë t`i kundërshtojnë fort këto ndryshime.

You Might Also Like

Evropa përgatit një goditje të rëndë për Vuçiçin: Raporti më i keq për Serbinë deri më tani

Babai i Muskut: Do të doja të merrja një pasaportë ruse

Takime sekrete dhe këndimi i një “versioni nazist” të himnit gjerman: Si gjeti AfD partnerë në Uashington

Rrëzohet helikopteri në Angli. Një 70-vjeçar humbi jetën, një fëmijë mes të plagosurve

“Vrasësi serial më i famshëm”, i të pastrehëve vdiq në Ukrainë

Kosova Times January 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Anulohet ndeshja Valencia-Real, shkak përmbytjet në Spanjë

Kosova Times Kosova Times October 31, 2024
Zyrtarët e BE-së nga Beogradi: Serbët të kthehen në institucionet e Kosovës
Vdes një person në Bjeshkët e Deçanit
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor `Steel Wolf`
Në hollin e Kuvendit vazhdojnë homazhet për Dr. Bujar Bukoshin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?