By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hajdari: CEFTA Week 2025 theksoi arritjet dhe përfaqësimin e ri të Kosovës
December 3, 2025
Malisheva nis mandatin e ri, Kryetari dhe anëtarët e Kuvendit betohen
December 3, 2025
Avokati i Popullit për mos certifikim të Listës Serbe: Cënim i të drejtave
December 3, 2025
BE kërkon zbatimin e reformës në KPK
December 3, 2025
Rreth 42 mijë votues nga diaspora kanë aplikuar deri tani për zgjedhje
December 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një juri e madhe ngre sërish akuza penale për aktorin Alec Baldwin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > ShowBiz > Një juri e madhe ngre sërish akuza penale për aktorin Alec Baldwin
ShowBiz

Një juri e madhe ngre sërish akuza penale për aktorin Alec Baldwin

Kosova Times
Last updated: 2024/01/21 at 5:59 PM
Kosova Times Published January 21, 2024
Share
SHARE

Një juri e madhe ngriti akuza të premten ndaj aktorit Alec Baldwin për vrasje nga pakujdesia gjatë incidentit fatal të vitit 2021, gjatë provave të xhirimit për një film në Nju Meksiko, duke e rikthyer kështu çështjen ndaj aktorit të njohur.

Prokurorët e posaçëm paraqitën çështjen këtë javë përpara një jurie të madhe në Santa Fe, disa muaj pasi morën një analizë të re për armën që ishte përdorur. Ata nuk pranuan t’u përgjigjen pyetjeve pas gati një dite e gjysmë prezantimi të çështjes së tyre përpara jurisë së madhe.

 

Avokatët mbrojtës të zotit Baldwin sinjalizuan se do të luftojnë kundër këtyre akuzave. “Mezi presim ditën kur të jemi në gjykatë”, u shprehën nëpërmjet një mesazhi të postës elektronike avokatët Luke Nikas dhe Alex Spiro.

 

Megjithëse procedura gjyqësore është e mbrojtur nga ruajtja e sekretit, dy nga dëshmitarët që u panë në godinën e gjykatës janë anëtarë të ekipit të xhirimit – njëri që ishte i pranishëm kur ndodhi e shtëna fatale dhe tjetri që ishte larguar një ditë më parë për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Zoti Baldwin duke folur me hetuesit ditën e incidentit
Zoti Baldwin duke folur me hetuesit ditën e incidentit

Zoti Baldwin, aktori kryesor dhe bashkë-producent i filmit Western “Rust”, po i drejtonte armën kineastes Halyna Hutchins, gjatë provave për një film në të dalë të qytetit Santa Fe, në tetor 2021, kur arma u shkrep, duke vrarë kineasten dhe duke plagosur regjizorin Joel Souza. Zoti Baldwin ka thënë se nuk ka tërhequr këmbëzën e armës.

Akuza e re e vendos sërish zotin Baldwin në vështirësi ligjore dhe ngre sërish mundësinë e dërgimit në burg të një aktori të mirënjohur në televizion dhe filma për gati 40 vite.

Prokurorët e posaçëm patën tërhequr fillimisht një akuzë të ngjashme ndaj zotit Baldwin në muajin prill, duke thënë se ishin informuar se arma mund të ishte modifikuar përpara filmimeve dhe se mund të kishte keqfunksionuar. Më vonë ata ndryshuan qëndrim dhe filluan paraqitjen e akuzës së re ndaj tij, pasi morën përfundimet e analizave të reja për armën në fjalë.

You Might Also Like

Këngëtarja flet hapur përprostitucionin ne estrade: “Pronari i lokalit të pyet sa kushton, ti zgjedh dy me dy dhe kaq”

Zgjedhet Mis bota: Kurora shkoi te…

Ikballe Huduti thyen heshtjen për herë të parë pasi nuk u bë pjesë e “BBVK”

Laura Pausini dhe Naomi Campbell priten në audiencë nga Papa

Bellucci festoi ditëlindjen e 61-të vetëm dhe në mënyrë magjepsëse: Instagrami është ndezur

Kosova Times January 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Mos shikoni partinë kësaj radhe, por shikoni punën që është bërë

Kosova Times Kosova Times November 3, 2025
Anëtarë të një sekti australian të dënuar për vdekjen e një vajze
Hoti numëron krizat që ia shkaktoi Kosovës Qeveria Kurti
Ish-kreu i Katalonjës u zhduk në turmë. Policia në kufi u heq kaskat motoçiklistëve
EMA: Pandemia e COVID-19 nuk ka përfunduar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?