By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse zyrtarët e lartë të Trump po zhvendosen në baza ushtarake
October 31, 2025
Putini po luan me zjarrin: Obsesioni i Rusisë kërcënon Evropën me një Çernobil të ri
October 31, 2025
Milanoviç u takua me Papën: ‘E ftova në Kroaci’. Presidenti zbuloi se si reagoi
October 31, 2025
Mediat izraelite pretendojnë se amerikanët duan ushtrinë turke në Gaza si pjesë të trupave paqeruajtëse
October 31, 2025
Arrestohet në Prishtinë një person i dënuar për drogë dhe dhunë në familje
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Borrell: BE-ja duhet të bëjë më shumë për të mbështetur Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Borrell: BE-ja duhet të bëjë më shumë për të mbështetur Ukrainën
Ballina 2Rajon / Botë

Borrell: BE-ja duhet të bëjë më shumë për të mbështetur Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2024/01/22 at 11:29 PM
Kosova Times Published January 22, 2024
Share
SHARE

Shefi i politikës së jashtme Josep Borrell, tha se ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, gjatë takimit në Bruksel më 22 janar, u pajtuan se tani nuk është koha për të reduktuar ndihmën për Ukrainën.

“Përkundrazi, ne duhet të bëjmë më shumë dhe më shpejt sa i përket burimeve financiare, pajisjeve ushtarake, trajnimeve ushtarake dhe gjithë mbrojtjen që i duhet Ukrainës. Ne do të vazhdojmë të punojmë që të projektojmë këtë ndihmë”, tha Borrell gjatë konferencës për media pas takimit.

Ai po ashtu njoftoi se planifikon të vizitojë Ukrainën në javën e dytë të shkurtit, por nuk dha një datë specifike për vizitën e tij, apo se me kë planifikon të takohet.

Në agjendën e takimit të parë të këtij vitit të ministrave të Jashtëm të BE-së u përfshin luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

Mbrojtja e Ukrainës kundër pushtimit të nisur nga Rusia vazhdon të jetë prioritet për BE-në, tha Borrell para takimit në Bruksel, duke shtuar se konfliktet në Lindjen e Mesme nuk do të shpërqendrojnë bllokun.

Ukraina “është pika e parë në agjendë”, tha Borrell para takimit.

“Fakti që ne jemi të përfshirë për të kërkuar një zgjidhje për Lindjen e Mesme nuk nënkupton që ne nuk do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, tha ai.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se shteti i tij po mbështetet në hapa të shpejtë gjatë çerekut të parë të këtij viti sa i përket hapjes së negociatave për anëtarësim në BE. Ai po ashtu i bëri thirrje bllokut që të rrisë furnizimet me armë dhe të miratojë programin për mbështetje afatgjate për Kievin.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja – ka qenë në fokus të Brukselit që kur nisi lufta më 7 tetor, pasi Hamasi sulmoi jugun e Izraelit.

Përderisa BE-ja ka thënë se Ukraina vazhdon të jetë prioritet, disa shtete anëtare kanë bërë deklarata muajve të fundit, duke ngritur pyetje nëse një mbështetje e tillë duhet të vazhdojë.

Para takimit në Bruksel, ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, kritikoi “partinë proluftës në Bruksel” se po kërkon që t’i ofrojë ndihmë ushtarake Ukrainës në vlerë prej 5 miliardë dollarësh.

Ndërkaq, Sllovakia ka paralajmëruar se do të vendosë veto nëse Ukraina vendos t’i bashkohet NATO-s, sepse sipas kryeministrit të këtij shteti, Robert Fico, anëtarësimi në aleancën ushtarake perëndimore të Kievit do të nënkuptonte “asgjë tjetër përpos bazë për Luftën e Tretë Botërore”.

You Might Also Like

Pse zyrtarët e lartë të Trump po zhvendosen në baza ushtarake

Putini po luan me zjarrin: Obsesioni i Rusisë kërcënon Evropën me një Çernobil të ri

Milanoviç u takua me Papën: ‘E ftova në Kroaci’. Presidenti zbuloi se si reagoi

Mediat izraelite pretendojnë se amerikanët duan ushtrinë turke në Gaza si pjesë të trupave paqeruajtëse

Nga ballkani po rekrutojne në Ukrainë. “Nëse Zoti do, do të shkojmë në Kosovë me vëllezërit tanë rusë”

Kosova Times January 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zelensky arrin në Uashington

Kosova Times Kosova Times December 21, 2022
Ismaili: BQK po punon për plotësimin e kritereve për anëtarësim në SEPA
45 familje kanë mbetur pa rrymë, ngrohje e ujë që 7 ditë në Prishtinë
Ekipi i diplomatëve ndërkombëtarë në Beograd takohet me Vuçiqin
Horoskopi ditor për 19 tetor 2024!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?