Selma Bajrami, këngëtare e muzikës popullore nga Bosnja dhe Hercegovina, ka përjetuar një përvojë të pakëndshme në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit. Ajo fillimisht është ndaluar, e më pas është kthyer në Sarajevë, gjegjësisht nuk është lejuar të hyjë në Serbi, transmeton Tanjug.
Drejtori i BIA-s, Aleksandar Vulin, deri para pak kohësh ka deklaruar se Selma Bajramit me urdhër të tij i është ndaluar hyrja në Serbi.
Siç ka shpjeguar ai, vendimin e ka marrë pas një videoje të fundit ku Selma tregonte një “shqiponjë dykrenare” në këngën “Vale Kosovare”.
“Nuk mund të tregosh simbolet e ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe të marrësh para në Serbi. Për të cilin krenohet ‘Shqipëria e Madhe’, Serbia nuk duhet të jetë tezgë. Siç thashë, derisa isha në shërbim të Serbisë si drejtor i BIA-s, kam lëshuar një sërë urdhrash që u referohen të gjithë atyre që shkelin dinjitetin e Serbisë dhe popullit tonë. Nuk e di se cilat urdhra janë ende në fuqi, por është mirë që tradhtarët dhe ata që mendojnë se është e mundur të pështyhet Serbia pa u ndëshkuar, ta kontrollojnë vetë”, tha Vulin për Tanjug.