By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kuvendarët që po vendosin vija, po i shndërrojnë njerëzit në skllevër të zakonshëm
June 29, 2025
The Telegraph: Kryeministri shqiptar zotohet se do të marrë mbrapsht çdo kriminel nëse Farage ka të drejtë
June 29, 2025
Azerbajxhani anulon ngjarjet që lidhen me Rusinë
June 29, 2025
Festa ekstravagante e 50 milionë dollarëve mbaroi: Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez u larguan nga hoteli në Venecia
June 29, 2025
Zelensky i jep titullin Hero të Ukrainës pilotit të rënë në F-16
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtjerja e “oqeanit” politik!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Shtjerja e “oqeanit” politik!
Opinion

Shtjerja e “oqeanit” politik!

Kosova Times
Last updated: 2024/01/22 at 12:04 PM
Kosova Times Published January 22, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Tashmë kur ‘Qeveria Kurti’ po hynë në vitin e fundit të mandatit kushtetues në qeverisjen e vendit, partitë politike i kanë ndezur “motorët” për shtrirjen sa më të gjerë politike në elektoratin e tyre në Kosovë dhe Diasporë!

Gjahu i madh i partive politike në Diasporë 

Në kohën kur kemi rënie enorme të numrit të popullatës në Kosovë, partitë politike ju kanë kthyer mërgatës sonë, e cila gjithnjë e më shumë po bie pre e gjahut të politikanëve mashtrues!

Të gjitha partitë pa dallim, në pushtet dhe opozitë kanë pësuar rënie në elektorat shkaku i dështimeve në mbajtjen e premtimeve ndaj qytetarëve.

Liberalizimi i vizave e ka bërë tejet sfiduese fushatën elektorale të partive politike, për shkak të zbrazjes së Kosovës nga qytetarët, votues potencial të zgjedhjeve të radhës.

Andaj, aktiviteti i partive politike më shumë është i përqendruar tek mërgata sesa tek popullata e mbetur në Kosovë.

Nëse ndodh që ‘Qeveria Kurti’ të shkojë deri në fund të mandatit, atëherë do të ishte qeveria e parë në Kosovën e pasluftës e cila do të arrinte të thyente rekordin qeverisës në vend, pasi asnjë qeveri deri më tani nuk ka arritur të shkojë deri në fund të mandatit politik!

Shkuarja ose jo deri në fund të mandatit politik e qeverisë aktuale varet nga faktorët ndërkombëtar dhe atë për shkak të mospërmbushjes së obligimeve ndërkombëtare apo të moszbatimit të marrëveshjeve politike për Asociacionin e Komunave Serbe në Veri të vendit.

Pra, ‘Qeveria Kurti’ në asnjë rrethanë nuk do të bie për shkak të opozitës dhe as të përgjegjësisë morale për mospërmbushjen e premtimeve elektorale ndaj qytetarëve!

Liberalizimi i vizave nën masa ndëshkuese, liberalizim me bisht 

Liberalizimi i vizave nuk është produkt i kësaj qeverie, por është rezultat i avancimit të diplomacisë serbe tek faktorët ndërkombëtar për zbrazjen e Kosovës nga popullata shqiptare.

Dikujt mund t’i duket paradoksale ky konstatim i imi, por realiteti po e thotë të vërtetën e hidhur!

Mbase, është rasti unikat në shtetet e Ballkanit Perëndimor, kur një shteti nën sanksione ndërkombëtare i mundësohet liberalizimi i vizave!

Thënë ndryshe, liberalizimi i vizave nën masa ndëshkimore nga bashkësia ndërkombëtare është liberalizim me bisht për Kosovën.

Pse është kështu?!

Sepse, Serbia përmes zbrazjes së Kosovës në heshtje po e zvogëlon forcën mbrojtëse dhe prosperuese të Kosovës, por e zvogëlon forcën rinore, gjakun e pastër e të njomë kombëtar i cili po kthehet në fuqi krahu për shtetet evro-perëndimore.

Lë anash moshat e vjetra të cilat do të kthehen në Kosovë, të rinjtë do t’i shfrytëzojnë të gjitha përparësitë që ju krijon liberalizimi për të realizuar një kontratë pune për të ardhur në Kosovë vetëm sa për të marrë një vizë pune dhe për t’u kthyer sërish në vendet perëndimore.

Kjo do të ndikojë në shterjen e “oqeanit” politik dhe zvogëlimin e fuqisë punëtore në Kosovë.

Zgjedhjet pa alternativë të re, përsëritje e vazhdimësisë politike

Sikurse nisma Alternativa Demokratike për Ndryshim (ADN), asnjë nismë tjetër politike nuk duhet të jetë vazhdimësi dhe as levë e subjekteve aktuale politike. Ngase secila prej tyre, për të mirë apo për të keq, e kanë dëshmuar vetën në qeverisjen e vendit.

Ardhja në pushtet e një klase krejtësisht të re dhe të përgjegjshme politike, e aftë për ndryshime pozitive, do të krijonte premisat për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallime etnike, partiake, ideologjike apo fetare.

Insistimi im i vazhdueshëm për ndryshimet pozitive në vendin tonë, nuk e nënkupton ‘pasurimin’ e skenës politike edhe me një subjekt të ri, por në esencë, është përpjekja ime për finalizimin e projektit madhor për themelimin e një lëvizje të re politike, e cila në gjirin e vet do të tubojë elektoratin e zhgënjyer nga të gjitha partitë politike, sa të dështuara, po aq të konsumuara përgjatë këtyre 25 viteve të fundit në liri.

Nisma e re, Alternativa Demokratike për Ndryshim (AND), nuk e ka thjeshtë vetëm qëllimin për ndërrimin e pushtetit në Kosovë, por ndryshimin e mentalitetit qeverisës dhe ndryshimin rrënjësor të sistemit qeverisës në vend.

Tre shkronjat ADN simbolizojnë gjenezën politike të shqiptarëve në trojet etnike (LDK-në rugoviane), të cilat do ta ndalojnë katandisjen e mëtutjeshme politike të shqiptarëve dhe të shtetit të Kosovës në veçanti.

You Might Also Like

Kuvendarët që po vendosin vija, po i shndërrojnë njerëzit në skllevër të zakonshëm

Gazimestani i Kosovës është shndërruar në vend të urrejtjes raciste serbomadhe ndaj shqiptarëve ilirian

Rreziqet e zgjuara të politikave radikalizuese

Fatmir Limaj e tha burrërisht: – Kushtetuesja veç e shkroi me ligj!

Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë

Kosova Times January 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

AGK dënon sulmin fizik ndaj dy gazetareve

Kosova Times Kosova Times April 3, 2024
Presidentja Osmani falënderon ambasadorin bullgar për kontributin në forcimin e marrëdhënieve bilaterale
Kthehet në familje i mituri që u gjet në Xerxë të Rahovecit
LVV: Deklaratat e opozitës për librat shkollorë, të papranueshme
Ekzekutoi nënën e dy fëmijëve me plumb në kokë, vetëvritet burri i 36-vjeçares shqiptare në Itali
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?