By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ai la gruan e tij shtatzënë dhe dy fëmijët për të NDALUAR NJË TERRORIST, policia e qëlloi gabimisht!
December 15, 2025
Policia arreston në flagrancë të dyshuarin për fajde
December 15, 2025
MKRS prezanton momente nga hapja e ekspozitës `Shtëpi`
December 15, 2025
Ekstradohet në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar
December 15, 2025
Qeveria miraton kërkesën e MF-së për kursime e ndarje buxhetore
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: UNICEF: Trafikimi i qenieve njerëzore në Shqipëri, më i lartë se shifrat zyrtare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > UNICEF: Trafikimi i qenieve njerëzore në Shqipëri, më i lartë se shifrat zyrtare
Ballina 2Rajon / Botë

UNICEF: Trafikimi i qenieve njerëzore në Shqipëri, më i lartë se shifrat zyrtare

Kosova Times
Last updated: 2024/01/23 at 10:47 PM
Kosova Times Published January 23, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri gjatë vitit të kaluar u regjistruan 110 viktima të mundshme trafikimi dhe 2 viktima zyrtare të trafikimit të qenieve njerëzore, pjesa më e madhe e të cilëve janë fëmijë.

Por përfaqësues të Fondit të OKB-së për Fëmijët, UNICEF, pohuan sot se shifrat në terren janë shumë më të larta, ndaj autoritetet dhe veprimtarët duhet të punojnë më fort për parandalimin e kësaj dukurie.

Përfaqësuesi i ri i UNICEF-it në Shqipëri, Murat Shahin, thotë për Zërin e Amerikës, se statistikat janë larg realitetit, ndaj mbetet sfidë për të gjithë aktorët fuqizimi ekonomik i familjeve më të rrezikuara, që ta ndërtojnë jetën e tyre dhe të fëmijëve në Shqipëri.

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët UNICEF në bashkëpunim me autoritetet shtetërore dhe partnerë të tjerë joqeveritarë po zbatojmë në Shqipëri një program për të parandaluar trafikimin e paligjshëm të shtetasve shqiptarë në vendet perëndimore dhe shtete të tjerë.

Ky program përmban dialog mbi trafikimin e paligjshëm me të rinjtë dhe bashkësitë e banorëve të ekspozuar përballë këtij rreziku, si dhe bashkëpunim me autoritetet për të parandaluar trafikimin.

Ndërsa pjesa më e rëndësishmja mbetet fuqizimi dhe mbështetja ekonomike e të rinjve dhe familjeve, që të punojnë dhe të jetojnë në Shqipëri, thotë për Zërin e Amerikës, Murat Shahin, përfaqësuesi i ri i UNICEF-it në Shqipëri.

“Shifrat zyrtare janë shumë poshtë sa i takon rasteve të trafikimit, të cilat nuk raportohen, bazuar në praktikën ndërkombëtare. Nëse shohim shifrat, gjatë vitit 2023 qeveria dhe organizatat joqeveritare identifikuan 110 viktima potenciale të trafikimit, dhe dy viktima zyrtare të trafikimit ku 2/3 e tyre janë fëmijë dhe pjesa tjetër gra. Por, bazuar në përvojën botërore, duhet të jenë më shumë se kaq në të vërtetë, ndaj duhet biseduar me njerëzit në terren. Është shumë e rëndësishme që të forcohet sistemi që të trajtohen këto raste, si dhe rastet e paverifikuara, të parandalohen, si dhe të ndihmohen këto familje së bashku me fëmijët e tyre”, thotë zoti Shahin për Zërin e Amerikës.

Zyrtarët shqiptarë theksojnë se fëmijët rrezikohen po aq shumë nga trafikantët përmes rrjeteve online, si dhe është shfaqur edhe dhuna online e të miturve, e cila përcillet në jetën e vërtetë.

Por këto probleme kanë nevojë për ndërhyrje ligjore dhe veprimtari të drejtëpërdrejta në terren, tha zëvendës ministrja e punëve të brendshme, Romina Kuko, në çelje të fushatës së re të komunikimit kundër trafikimit të qenieve njerëzore, një bashkëpunum mes UNICEF-it dhe qeverisë shqiptare.

“Po shohim mundësinë e një rregullimi ligjor për të penalizuar dhunën online, sepse shihet një vakum ligjor në këtë fushë. Trafikimi i qenieve njerëzore është pjesa e fundore e rreziqeve dhe pasojave mbi fëmijët dhe familjet, por në shumë raste gjithçka nis nga komunikimet online”, tha zonja Kuko.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i UNICEF-it, Shahin thotë se nevojitet për fëmijët, të rinjtë dhe familjet nevojitet përmbushja e të drejtave të tyre, duke fuqizuar shkollimin e tyre, duke mbështetur potencialin e tyre këtu, në mënyrë që të përmbushin jetën e tyre në Shqipëri.

Zoti Shahin ka punuar disa vite në UNICEF-in e Kosovës, dhe shton se ka gjetur shumë ngjashmëri mes Shqipërisë dhe Kosovës sa u takon rreziqeve që përballin të rinjtë, si me shkollimin, me nevojën që zëri i tyre të dëgjohet, ashtu edhe mundësitë që duhet dhënë për t’u zhvilluar aftësitë e tyre.

“Më parë unë kam punuar në Kosovë dhe atje një pjesë e të rinjve mendonin emigrimin. Mendoj se është çështje e cilësisë së shkollimit, ndaj duhet fuqizuar sistemi shkollor, si dhe t’u jepen mundësi të rinjve që të përmbushin potencialet e tyre dhe të mund të qëndrojnë në vendin e tyre, të punësohen atje. Ne duhet të krijojmë mundësitë për rritjen e cilësisë së arsimit, dhe kjo shihet si një përparësi që duhet të kenë qeveria dhe bashkësia ndërkombëtare atje, po ashtu edhe UNICEF”, tha zoti Shahin.

Një pjesë e madhe e fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë përballen çdo ditë me rreziqe të bullizimit, dhunës, trafikimit, abuzimit me narkotikë dhe papunësinë, të cilat i shtyjnë të largohen drejt vendeve europiane, duke lënë pas vendin e tyre me probleme të shumta nga tranzicioni.

Ndaj, sipas ekspertëve, mbetet sfidë për institucionet shqiptare dhe ndërkombëtare fuqizimi dhe mbështetja ekonomike e tyre për të punuar dhe jetuar në Shqipëri.

You Might Also Like

Ai la gruan e tij shtatzënë dhe dy fëmijët për të NDALUAR NJË TERRORIST, policia e qëlloi gabimisht!

SHBA-të dhe Ukraina nuk arritën të bien dakord për një “zonë të demilitarizuar” në Donbas

BE-ja vendosi sanksione kundër anëtarëve të Klubit të Diskutimit Valdai dhe “lëvizjes Rusofile”

Familja e heroit që shpëtoi hebrenjtë flet hapur

Dokumentari për korrupsionin në sistemin gjyqësor qe solli mijëra rumunë në protestë

Kosova Times January 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Tema

Propozimi i ri për liberalizimin e vizave, për Kosovën hyn në fuqi jo më vonë se në dhjetor 2023

Kosova Times Kosova Times November 12, 2022
Qeveria lajmëron uljen e taksës në rrugën e Kombit
Abdixhiku uron 4 Korrikun: ShBA model i shumë popujve për liri e demokraci
Zbulime arkeologjike në Zagor
Një pasagjer u përpoq të hapte derën e avionit përpara se të ulej në Panama
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?