By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dhoma e Ulët e Parlamentit italian miraton marrëveshjen me Shqipërinë për migrantët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Dhoma e Ulët e Parlamentit italian miraton marrëveshjen me Shqipërinë për migrantët
Ballina 2Rajon / Botë

Dhoma e Ulët e Parlamentit italian miraton marrëveshjen me Shqipërinë për migrantët

Kosova Times
Last updated: 2024/01/24 at 5:04 PM
Kosova Times Published January 24, 2024
Share
SHARE

Dhoma e Ulët e Parlamentit italian ka miratuar marrëveshjen e Qeverisë me Shqipërinë, që ka të bëjë me strehimin e migrantëve, gjatë periudhës që ata aplikojnë për azil.

Kjo marrëveshje është një prej marrëveshjeve kryesore të kryeministres italiane, Giorgia Meloni, për të ndarë barrën e migrantëve me pjesën tjetër të Evropës.

Propozimi, që kalojë me 155 vota për, 115 kundër dhe dy abstenime, tani duhet të shkojë në Senat, ku forcat e krahut të djathtë të Melonit kanë shumicën.

Meloni dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftuan për arritjen e kësaj marrëveshjeje nëntorin e vitit të kaluar. Marrëveshja parasheh që Shqipëria të strehojë deri në 36.000 migrantë për një vit, në dy qendra brenda shtetit, përderisa Italia të shqyrtojë kërkesat e tyre për azil.

Italia për një kohë të gjatë ka kërkuar solidaritet nga shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian sa i përket ndihmës për t’u përballur me dhjetëra mijëra migrantë që arrijnë në këtë shtet çdo vit.

Shqipëria po shpreson që t’i bashkohet bllokut evropian dhe Italia ka qenë një mbështetëse e fuqishme e integrimit evropian të Tiranës.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbështetur marrëveshjen, të cilën e ka cilësuar si një nismë të rëndësishme dhe një ide kreative për të menaxhuar çështjen e migrimit.

Por, grupet për të drejtat e njeriut kanë shprehur shqetësim me marrëveshjen, duke argumentuar se Italia po shmang obligimet e saj ndërkombëtare. Opozita italiane e qendrës së majtë e ka cilësuar marrëveshjen si një propagandë të shtrenjtë të Qeverisë para zgjedhjeve evropiane që do të mbahen më vonë gjatë vitit, dhe një përpjekje të turpshme për ta shndërruar Shqipërinë në një “Guantanamo” të Italisë.

Në dhjetorin e kaluar, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë pezulloi ratifikimin e marrëveshjes, pasi tha se do të bëjë vlerësimin e kushtetutshmërisë së paktit. Por, Rama është shprehur i bindur se Kushtetuesja nuk do të gjejë shkelje në këtë marrëveshje.

You Might Also Like

Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të

Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse

VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet

Kroati fiton gjashtë çmime Eurojackpot me nga pothuajse 60,000 euro secila

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

Kosova Times January 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Financa

Faturat e mistershme: Kush po e paguan rrymën në veri?

Kosova Times Kosova Times February 9, 2024
Hoxhaj: Tema e dinarit e largon Kosovën nga temat e mëdha
Stuhi në Spanjë, qindra njerëz u bllokuan në aeroportin e Valencias
Horoskopi ditor për ditën e martë, 12 mars 2024!
Së paku 20 të vdekur nga tornadot dhe stuhitë në ShBA
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?