By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Raporti i UN Tourism, Kumbaro: Shqipëria kryeson në rritjen e flukseve turistike në Europë me +136%
June 6, 2025
Von der Leyen mbështeti Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi SHBA-të vendosën sanksione ndaj katër gjyqtarëve
June 6, 2025
Dronët godasin bazat ajrore ruse, depot e naftës dhe uzinën e raketave ndërsa Moska sulmon Ukrainën
June 6, 2025
Sabotim i pajisjeve të telekomunikacionit në Suedi: Nuk dihet se kush qëndron pas serisë së sulmeve
June 6, 2025
Norvegjia vendos taksën turistike për shkak të fluksit të madh të turistëve
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kërkesa e ShBA-së për dinarin “të respektohet për t’u dhënë kohë serbëve”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kërkesa e ShBA-së për dinarin “të respektohet për t’u dhënë kohë serbëve”
Ballina 1Lajme

Kërkesa e ShBA-së për dinarin “të respektohet për t’u dhënë kohë serbëve”

Kosova Times
Last updated: 2024/01/24 at 7:31 PM
Kosova Times Published January 24, 2024
Share
SHARE

Zbatimi i vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për përdorimin e vetëm një valute në Kosovë, përkatësisht euros, ndonëse kushtetues, duhet të shtyhet për një periudhë të caktuar kohore, rekomandojnë disa njohës të çështjeve financiare.

BQK-ja nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë për mundësinë e shtyrjes së zbatimit të vendimit përtej 1 shkurtit, pas kërkesës së ShBA-së për rishqyrtimin e tij.

Përmes Ambasadës në Prishtinë, ShBA-ja tha se Qeveria e Kosovës duhet ta rishqyrtojë vendimin e BQK-së për paratë e gatshme, me anë të të cilit ndalohet edhe përdorimi i dinarit serb në Kosovë.

Sipas Ambasadës, Qeveria e Kosovës do të duhej të konsultohej me komunitetet e prekura nga ky vendim.

Për më shumë se dy dekada, të inkurajuar nga Beogradi, banorët e dhjetë komunave me shumicë serbe në Kosovë e shfrytëzuan monedhën serbe për gjithçka – nga rrogat dhe pensionet deri te pagesat në dyqane dhe restorante.

Javën e kaluar, BQK-ja lëshoi një rregullore, e cila kërkon që të gjitha transaksionet me para të gatshme kudo në Kosovë, të bëhen me euro, nisur nga 1 shkurti. Dinarët do të mund të mbahen në llogari bankare ose të shkëmbehen në euro. Për këtë vendim, BQK-ja u thirr në përcaktimin e Kushtetutës së Kosovës për “një monedhë të vetme” si mjet i vlefshëm pagese.

Në këtë pjesë të Kushtetutës, që e përfshin Neni 11, u thirr të mërkurën edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

“Kushtetuta, ose është e shenjtë dhe duhet të zbatohet, ose pastaj bëjmë ‘cherry picking’ [përzgjedhje më të favorshme]. Nëse duhet të bëjmë ‘cherry picking’, po e bëjmë ne. Nëse duhet të zbatohet, atëherë insistoni që të zbatohet në të gjitha rastet”, tha Bislimi në një konferencë për media me ministrin çek për Çështje Evropiane, Martin Dvorak, në Prishtinë.

Paraprakisht, një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë i tha REL-it se Qeveria e Kosovës duhet të ofrojë kohë për zbatimin e vendimit të BQK-së.

Ai shprehu shqetësim se vendimi do të ketë “ndikim negativ te komuniteti serb në Kosovë” dhe shtoi se “Serbia ka të drejtë t’iu dërgojë ndihmë financiare pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë”.

Ditë më parë, REL-i bisedoi me disa qytetarë serbë, të cilët e cilësuan si “të tmerrshëm” vendimin e BQK-së, ose si “presion mbi ta”.

Një tjetër, i identifikuar si Stanko, tha se vendimi “erdhi shumë shpejt – njerëzit nuk patën kohë të merreshin me këtë çështje”.

“Për 15 ditë të ndryshohet i gjithë sistemi i pagesave… Duhet të ishte bërë pak më gradualisht”, tha ky banor i Mitrovicës së Veriut.

Çka thonë ekspertët?

Ish-guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, thotë se “BQK-ja duhet të sqarojë më shumë se vendimi ka të bëjë me zbatueshmërinë e legjislacionit në fuqi” dhe se “nuk është kundër komuniteteve – në këtë rast komunitetit serb”.

Duke komentuar kërkesën e ShBA-së për rishqyrtim të vendimit, ai thotë se u mbetet institucioneve të Kosovës që të vendosin për të.

“Të gjitha vendimet që janë marrë, janë në harmoni me ligjin”, thotë Mehmeti për Radion Evropa e Lirë.

Milazim Abazi, ish-kryesues i Komitetit të Financave në Odën Ekonomike Amerikane, thotë se, ligjërisht, i vetmi mjet i pagesës në Kosovë është euroja dhe “këtë duhet të mësohen ta respektojnë të gjithë – edhe serbët, edhe ndërkombëtarët”.

Megjithatë, sipas tij, BQK-ja do të duhej ta shtynte për një muaj apo pak më gjatë zbatimin e vendimit për paratë e gatshme.

Kjo, me qëllim që t’u sqarohet qytetarëve serbë se “asgjë e keqe nuk do të ndodhë”.

“Është mirë që Banka Qendrore e Kosovës ta marrë parasysh kërkesën e Shteteve të Bashkuara… Të jepet një afat prej një muaji, apo 45 ditësh, që serbët të njoftohen më gjerësisht me veprimet e BQK-së, të cilat janë veprime krejtësisht të ligjshme, kushtetuese”, thotë Abazi.

Flamur Keqa, ish-drejtor i Departamentit të Tregtisë në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, thotë se qytetarët serbë në veri të Kosovës duhet të binden që “është në interesin e tyre që të përdoret valuta euro, sepse shkakton stabilitet financiar në financat e tyre familjare”.

Ai është i mendimit se BQK-ja duhet ta shtyjë fillimin e zbatimit të vendimit të saj.

“BQK-ja duhet ta respektojë këtë kërkesë [të ShBA-së]. Do të ishte mirë që të zhvillohen takime që të bindet popullata serbe se kjo rregullore është në interes të saj… sepse me kursimet që i kanë në dinarë, ata, realisht, kanë mundësi që ta humbin fuqinë blerëse, për shkak të inflacionit që ka ndodhur në Serbi, për shkak të ndryshimit të kursit të dinarit karshi euros”, shpjegon Keqa për Radion Evropa e Lirë.

Për vite me radhë, dinarët arritën në Kosovë përmes Bankës Popullore të Serbisë, e cila ka një kasafortë në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës. Ato para, pastaj, i transportonte kompania për transport të parave “Henderson”.

Partia më e madhe serbe në Kosovë, Lista Serbe, nuk e priti mirë vendimin e BQK-së dhe, përmes një deklarate të lëshuar më 18 janar, tha se ai rrezikon mbijetesën e serbëve në Kosovë.

Sipas Listës Serbe, politikëbërësit kosovarë po përpiqen t’i dëbojnë serbët “pa përdorur armë”.

Bashkimi Evropian, i cili prej vitesh ndërmjetëson negociatat për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, tha se ende është duke analizuar vendimin e BQK-së, ndërkohë që kërkon edhe “sqarime” nga Kosova për motivet dhe implikimet që mund t’i ketë vendimi.

You Might Also Like

Abdixhiku: Kurban Bajrami, festë e sakrificës dhe devotshmërisë

Krasniqi: Shoqëria jonë ka nevojë më shumë se kurrë për solidaritet

Policia shqiptoi për 24 orë, 1907 gjoba në trafik

Besimtarët falin Bajramin në bulevardin `Dëshmorët e Kombit` në Tiranë

Trafik në Rrugën e Kombit, shqiptarët e Kosovës “dynden” drejt bregdetit të Shqipërisë

Kosova Times January 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve

Kosova Times Kosova Times November 29, 2024
Luis de la Fuente: Ky ekip do të bëjë historinë
Sveçla përgëzon policinë për arrestimin e shpejtë të dorasit-kërkon sjelljen e drejtësisë pa vonesë
Putini ndali se larguari nga Kremlini dhe rezidenca pas zgjedhjeve
Aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?