By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 4 shkurt
February 4, 2026
14 të vdekur në përplasjen midis një varke të Rojës Bregdetare dhe një motoskafi që transportonte emigrantë
February 3, 2026
Policia hapi një hetim kundër njeriut te fuqishem, fotografia tronditëse e të cilit u publikua në dosjet e Epsteinit
February 3, 2026
Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak
February 3, 2026
Trump ‘i pakënaqur’ nga rifillimi i sulmeve vdekjeprurëse ruse në Ukrainë
February 3, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Vetingu po merr rrugë, ky proces është domosdoshmëri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Vetingu po merr rrugë, ky proces është domosdoshmëri
Lajme

Kurti: Vetingu po merr rrugë, ky proces është domosdoshmëri

Kosova Times
Last updated: 2024/01/24 at 2:36 PM
Kosova Times Published January 24, 2024
Share
SHARE

Kryeministri Kurti, në fillim të mbledhjes, para së të fillojë me diskutimin e pikave të rendit të ditës, shpalosi planet e Qeverisë për vitin 2024.

Kurti tha se qeveria do të vazhdojë me reforma pensionale, me qëllim të gjithëpërfshirjes dhe drejtësisë. Ai tha se reforma do të vazhdojë edhe në drejtësi. “Vetingu po merr rrugë, ky proces është domosdoshmëri”, tha Kurti.

“Gjatë këtij viti do të vazhdojë adresimi i krimeve të kryera gjatë luftës. Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë të fokusohet në luftimin e dhunës në familje”, tha Kurti.

Ai shtoi se prioritet mbetët edhe zhvillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Për bujqit kemi ndarë buxhetin më të lartë, në fillim te muajit kemi shpalose programin për pagesa direkte”, tha Kurti.

Ai ka përmendur edhe lojërat mesdhetare që do të organizohen në Kosovë. “Gjatë këtij viti do te punohet në një ligj të veçantë, do të themelohet komiteti organizativ dhe master plani për të pritur shtetet pjesëmarrëse në këto lojëra”, tha Kurti.

Anëtarësimi i plotë në Këshillin e Evropës mbetët prioritet kryesor, ndërkohë do të vazhdojmë të blejmë objektet për vendosjen e ambasadave tona nëpër botë, bëri me dije i pari i qeverisë.

Arsimi do të mbetët po ashtu prioritet tha kryeministri. “Rritja në qasje në arsim në fëmijërinë e hershme si dhe digjitalizimi i shkollave janë fokusi kryesor në arsim”.

Kurti ka folur edhe për projektet infrastrukturore. “Viti 2024 do të jetë vit i fillimit të disa projekteve të reja dhe vit i përfundimit të disa projekteve në zhvillim”.

Shqiptarëve të Luginës u mundësohet blerja e pronës në Kosovë

Qeveria e Kosovës e ka proceduar në kuvend Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj, i cili do tu mundësojë shqiptarëve të Luginës së Preshevës të blejnë prona Kosovë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se me këtë projekt-ligj shqiptarët e Luginës do të përjashtohen nga kufizimet për shtetasit e huaj që të jenë titullar të të drejtave pronësore.

“Duke pasur parasysh rrethanat dhe mungesën e raporteve bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë, qytetarët e komunitetit shqiptarë në Luginë me dispozitat aktuale në fuqi të Ligjit bazik u bëhet e pamundur fitimi i të drejtës pronësore, pra bëhet e pamundur mundësia e blerjes së pronave në Kosovë, për shkak të mungesës së reciprocitetit”, tha ajo.

Prandaj ajo ka thënë se kanë ndërmarrë iniciativë ligjore për plotësim-ndryshim të ligjit bazik e ku qytetarët e komunitetit shqiptar nga Lugina do të përjashtohen nga kufizimet e reciprocitetit dhe mund të jenë titullar të të drejtave pronësore në Kosovë sipas kushteve të përcaktuara me ligjin bazik”.

Projektligji për ndryshimin e Ligjit për të Drejtat Pronësore të Shtetasve të Huaj, do të kalojë për votim në Kuvend, para se të hyjë në fuqi.

You Might Also Like

Abdixhiku: Koha të punojmë më shumë dhe të flasim më pak

Kurti priti ambasadorin turk, diskutuan bashkëpunimin në siguri dhe ekonomi

Fjalët përmbyllëse në gjyqin e Thaçit e të tjerëve nisin më 9 shkurt

Osmani takohet me presidentin e Zvicrës, flasin për rolin e mërgatës

Ambasada Britanike mirëpret vendimin e PZAP-së për Listën Serbe

Kosova Times January 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Përgatitjet për inaugurimin e presidentit Trump

Kosova Times Kosova Times January 20, 2025
“Elementi i pestë në Beograd”: Klix për njoftimin “bizar” të Vuçiqit
Trendet kryesore të udhëtimit për vitin 2026
Më shumë se 100 organizata humanitare paralajmërojnë për nivele të larta të urisë në Gaza
Cili do të jetë fati i Ligjit për gjuhët në Maqedoninë e Veriut?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?