By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini ka lejuar krijimin e një “zone të demilitarizuar” në Donbas – atje nuk do të ketë trupa, por do të ketë Garda Kombëtare Ruse dhe polici
December 12, 2025
Gjykata e Moskës dënon në mungesë prokurorin e GjNP, Karim Khan, me 15 vjet burg për sigurimin e një urdhër-arresti për Putinin
December 12, 2025
Trump miratoi sulmet e Ukrainës ndaj flotës në hije të Putinit
December 12, 2025
Lukoil ka punësuar një ish-këshilltar të Trump si konsulent për shitjen e aseteve të huaja
December 12, 2025
Parlamenti bullgar pranon dorëheqjen e qeverisë së Rosen Zhelyazkov
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbi 90% shkalla e vaksinimit: Kosova pa raste të fruthit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mbi 90% shkalla e vaksinimit: Kosova pa raste të fruthit
Ballina 1Lajme

Mbi 90% shkalla e vaksinimit: Kosova pa raste të fruthit

Kosova Times
Last updated: 2024/01/24 at 5:47 PM
Kosova Times Published January 24, 2024
Share
SHARE

Në Kosovë, aktualisht, nuk ka asnjë rast të fruthit, edhe pse numri i rasteve në vende të tjera të Evropës ka qenë në rritje, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) thonë se “nuk pritet të ketë ndonjë shpërthim të sëmundjes”, pasi shkalla e vaksinimit të fëmijëve kundër saj “është e lartë”.

“Kosova duhet të vazhdojë ta zbatojë suksesshëm Programin e Zgjeruar të Imunizimit, duke i vaksinuar fëmijët sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit sikurse deri më tani”, thanë nga IKShPK-ja për Radion Evropa e Lirë.

Çka është fruthi?

Fruthi është një infeksion i shkaktuar nga një virus dhe, sipas OBSh-së, është një prej sëmundjeve më ngjitëse.

Ai shfaqet me skuqje në lëkurë – fillimisht me njolla në fytyrë dhe pas veshëve, që më pas përhapen në gjoks dhe shpinë dhe në fund në këmbë.

Simptomat tjera që e shoqërojnë fruthin, përfshijnë: temperaturë, koll të thatë, rrjedhje nga hunda, dhimbje të fytit e të tjera.

Infeksioni ndodh në faza, nga dy deri në tri javë.

Fruthi mund të parandalohet me vaksinim, por, në raste të caktuara, mund të jetë edhe sëmundje serioze ose fatale.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës konfirmojnë se nuk kanë asnjë rast të evidentuar me fruth.

Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se raste të tilla në këtë institucion nuk ka pasur që tre vjet.

Megjithatë, ai kujton se, vitin e kaluar, është regjistruar një rast i importuar, i cili është izoluar menjëherë.

“Masa më e mirë për parandalimin e fruthit është vaksinimi”, thotë Vishaj.

Organizata Botërore e Shëndetësisë sugjeron, po ashtu, se “vaksinimi është mënyra e vetme për t’i mbrojtur fëmijët nga kjo sëmundje potencialisht e rrezikshme”.

Vaksina kundër fruthit, e njohur si MMR, jepet në dy doza – e para rreth moshës njëvjeçare dhe e dyta kur fëmija është rreth tre vjeç e katër muajsh.

Nga IKShPK-ja thonë se shkalla e vaksinimit kundër fruthit në Kosovë është mbi 90%.

“Gjatë pandemisë COVID-19 [2020/2021] ka pasur rënie të shkallës së vaksinimit sikurse në shtetet e tjera, por ajo është duke u rikuperuar”, thuhet në përgjigjen e IKShPK-së, pa u dhënë detaje të tjera.

Në Prishtinë, sipas të dhënave nga Qendra Kryesore e Vaksinimit, shkalla e vaksinimit në vitin 2022 ka qenë 76%, ndërsa në vitin 2023 ka qenë 87%.

Doktoresha Florina Grezda, e cila punon në këtë qendër, thotë se interesimi i prindërve për t’i vaksinuar fëmijët e tyre, është i kënaqshëm.

“Ka raste sporadike që hezitojnë, mirëpo me një edukim të mirë shëndetësor, duke shpjeguar efektin e vaksinës, ne kemi arritur t’i bindim… Unë mendoj se jemi mirë sa i takon vaksinimit kundër virusit të fruthit”, thotë Grezda.

Në opinion kanë qarkulluar teori se vaksina MMR mund ta shkaktojë sëmundjen e autizmit, por institute të ndryshme ndërkombëtare, bazuar në studimet e veta, konfirmojnë se këto teori nuk qëndrojnë.

Elektra Abazi, nënë e një fëmije të moshës dy vjet e gjysmë, thotë se teoritë e tilla kanë ndikuar që ajo ta shtyjë vaksinimin e fëmijës.

“E kam pasur një dyshim të vogël… Djali para një viti ka nisur të flasë shumë mirë dhe ka kundërvepruar shumë mirë, por unë si nënë e kam pasur atë merakun… Kështu që do ta bëjmë [vaksinën]”, thotë Abazi për Radion Evropa e Lirë.

Nga të dhënat që arriti t’i sigurojë Radio Evropa e Lirë për vendet e tjera të rajonit, Shqipëria i ka 11 raste me fruth, Bosnje e Hercegovina tri, Mali i Zi dhe Serbia nuk kanë asnjë.

Si është situata në Evropë?

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se rastet e fruthit në Evropë, vitin e kaluar, kanë shënuar rritje alarmante për gati 45-fish.

Sipas OBSh-së, rreth 42.200 njerëz janë infektuar në vitin 2023, krahasuar me 941 gjatë gjithë vitit 2022.

OBSh-ja tha se beson se situata është rezultat i më pak fëmijëve të vaksinuar kundër sëmundjes gjatë pandemisë COVID-19.

Të gjitha vendeve në rajonin evropian iu kërkua t’i zbulojnë dhe t’u përgjigjen shpejt rasteve të fruthit, si dhe të vaksinojnë sa më shumë njerëz.

Normat e vaksinimit me dozën e parë të vaksinës MMR ranë nga 96% në vitin 2019 në 93% në vitin 2022 në të gjithë Evropën. Marrja e dozës së dytë, ndërkaq, ra nga 92% në 91%.

Sipas OBSh-së, pandemia COVID-19 “ndikoi ndjeshëm në performancën e sistemit të imunizimit në këtë periudhë”.

Fakte të tjera për fruthin

Vaksinimi kundër fruthit parandaloi 56 milionë vdekje nga viti 2000 deri më 2021, sipas OBSh-së.

Fruthi mund të prekë këdo, por është më i zakonshëm te fëmijët.

Çdo person jo-imun (i pavaksinuar ose i vaksinuar por që nuk ka zhvilluar imunitet) mund të infektohet.

Fëmijët e vegjël të pavaksinuar dhe gratë shtatzënë janë në rrezik më të lartë nga komplikimet e rënda të fruthit.

Komplikimet mund të përfshijnë: pneumoni, meningjit, verbëri e të tjera.

You Might Also Like

Kurti: Veprimet në veri ishin të domosdoshme dhe ia kanë vlejtur

Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa Leo XI

Peci merr detyrën në Mitrovicën e Jugut, premton ndershmëri dhe drejtësi

Idrizi betohet si kryetar i Vushtrrisë, premton transparencë dhe zhvillim

Trendafilova rrëzon kërkesën për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës

Kosova Times January 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mehaj: Rruga jonë mbetet ajo drejt NATO-së dhe BE-së

Kosova Times Kosova Times June 8, 2023
Faqet Ndërkombëtare Kyçu ose Regjistrohu Abonohu Menu Çfarë po kërkon? Tema të nxehta Izrael Iran Vila Pamphili Garlasco Kupa e Botës për Klube Pjekuria Seksionet Lajme të fundit Kronikë Politikë Ekonomi Bota Kulturë Sport Kanalet ANSA 2030 ANSA e verifikuar Shkolla, Universiteti dhe Rinia Gratë Stili i jetesës Motorë Observatori i Inteligjencës Artificiale Me përgjegjësi Shëndet dhe Mirëqenie Shkencë Teknologji Tokë dhe Shije Jubileu 2025 Udhëtime Rajonet Abruco Bazilikata Kalabria Kampania Emilia-Romanja Friuli Venezia Giulia Lacio Liguria Lombardia Marche Molise Piemonte Puglia Sardenjë Siçili Toskanë Trentino Alto Adige/Tiroli i Jugut Umbria Lugina e Aostës Veneto Foto Video Podkasti ANSAMag Oferta speciale Faqet Ndërkombëtare ANSA.it ANSA Anglisht ANSA Evropë-BE ANSAMed Tema ANSA Evropa e Re ANSA Brazil ANSA Amerika Latine ANSA Kinë 中国 Parashikimi i motit Buletini i Teleborsës Pyetje të shpeshta Buletin RSS Kode Zbritjeje ANSA Corporate Hyr Abonohu Menu Seksionet Kanalet Rajonet Foto Video Podkasti Kremlini: Vrasja e Khameneit do të hapte kutinë e Pandorës Të paraqitura World4all, një startup që certifikon aksesueshmërinë e vendeve dhe shërbimeve Sëmundjet e rralla, një turne padel për të promovuar kërkimin Sëmundjet e rralla, një turne padel për të promovuar kërkimin Vende në botë ku mund të shtroni dyshekun dhe të praktikoni joga Përbërës për rukolën në sallatë, por edhe për kremin kundër plakjes Përbërës për rukolën në sallatë, por edhe për kremin kundër plakjes Martina Stella, ‘Kthehem në teatër pa keqardhje’ Tema të nxehta Izrael Iran Vila Pamphili Garlasco Kupa e Botës për Klube Pjekuria Teknologji ANSA e verifikuar Motorë Lajme të fundit Naviga Kremlini: Vrasja e Khameneit do të hapte kutinë e Pandorës
Ukrainasit pretendojnë: Lajmi se Putin vdiq ishte pjesë e planit të madh të Kremlinit!
Specialja dënon Shalën me 3 vite burgim, Januzin e Bahtijarin me nga 2 vite
Koreja e Veriut thotë se ka testuar një raketë të re lundruese
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?