By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthen bombola e gazit, vdes një grua në Dragash
October 10, 2025
70 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
October 10, 2025
Ekskluzive: Audio incizimi tregon për lidhjet e Shehollit me Listën Serbe
October 10, 2025
Trump dërgon 200 trupa në Izrael
October 10, 2025
Kush e merr sot Nobelin e Paqes?
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama: Shqipëria, në vëmendjen e të gjithëve në panairin `FITUR 24`
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Rama: Shqipëria, në vëmendjen e të gjithëve në panairin `FITUR 24`
Uncategorized

Rama: Shqipëria, në vëmendjen e të gjithëve në panairin `FITUR 24`

Kosova Times
Last updated: 2024/01/24 at 7:16 PM
Kosova Times Published January 24, 2024
Share
SHARE

Shqipëria nisi sot promovimin ndërkombëtar si një destinacion unik turistik me pjesëmarrjen në panairin gjigant të turizmit “FITUR 24”, organizuar nga IFEMA Madrid, i cili është pika globale e takimit për profesionistët e turizmit nga mbarë bota dhe ku Shqipëria prezantohet me diversitetin e pasur turistik të zonave të saj.

Në një intervistë nga Madridi, pas çeljes së panairit, Kryeministri Edi Rama u shpreh se tanimë Shqipëria është në një nivel tjetër.

“Na takon që në këtë nivel të prezantohemi me shije. Duhet të prezantohemi duke bërë më të mirën brenda hapësirës që na lejojnë mundësitë tonë, sepse nuk jemi as Italia dhe nuk jemi as vetë Spanja, por jemi sidoqoftë një vend që sot është në vëmendjen e të gjithëve”, tha ai.

Rama u shpreh se ky panair i pararend Panairit të madh të Berlinit, ku Shqipëria do të marrë stafetën e vendit pritës të vitit të ardhshëm, në Berlin, diçka e paimagjinueshme disa vite më parë.

“Prandaj është e rëndësishme që jemi këtu sot dhe prandaj është e rëndësishme t’i japim kësaj përpjekje të gjithë mbështetjen institucionale sepse është edhe një tregues i seriozitetit me të cilin ne e kemi sfidën e Shqipërisë turistike 2030. Kështu që, në këtë kontekst edhe takimet që po bëjmë janë të rëndësishme, ashtu sikundër është shumë inkurajuese që të gjithë ata që sot kërkojnë të takohen me ne, deri jo shumë në kohë, as që nuk kishin asnjë interes për Shqipërinë, kështu që na bën mirë”, shtoi ai.

Duke nënvizuar rekordin e 10 milionë turistëve gjatë vitit 2023, Rama shprehu bindjen se “pa diskutim që këtë vit ne do të kemi një rritje të mëtejshme të numrit sepse këtë e konfirmojnë edhe operatorët që janë këtu dhe që praktikisht kanë mbyllur rezervime edhe për vitin 2025”.

“Nga ana tjetër na duhet të shtyjmë shumë më fort edhe për investime të reja sepse përndryshe do të gjendemi në një situatë të padëshirueshme dhe te papëlqyeshme midis një kërkese që rritet dhe një oferte që nuk arrin dot të rritet në proporcion me kërkesën sepse mbase nuk do arrijnë dot. Se ka një limit kjo gjë, që ta balancojmë kërkesën dhe shyqyr që kërkesa të jetë më e lartë, por jo në pikën që kërkesa të jetë aq e lartë saqë pastaj njerëzit të fillojnë të dekurajohen, të thonë ‘atje nuk shkohet se s’ka ofertë të mjaftueshme’. Kështu që, ky është një proces dhe në këtë proces besoj që jemi në rrugën e duhur, por me e rëndësishmja  është që na ndihmon jashtëzakonisht shumë fakti se Shqipëria sot është diçka krejt tjetër, në sytë e të gjithëve”, shtoi ai.

You Might Also Like

OSBE kritikon vendimin e KQZ-së për mosakreditim të medieve në gjuhen serbe

Shefi i EULEX-it dhe Hoxha flasin për sigurinë në zgjedhjet komunale

Dibran Hoxha ‘Kobra’ dënohet me 24 vjet burg për vrasje në Prizren

44 aksidente trafiku shënojnë 24-orëshin në Kosovë Më: 9 tetor 2025 Në ora: 09:56

Trump dërgon trupa në Çikago dhe kërkon arrestimin e kryetarit të bashkisë Johnson: “Ai duhet të jetë në burg”

Kosova Times January 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Qiproja dhe Malta anuluan “pasaportat e arta” të 45 rusëve

Kosova Times Kosova Times May 13, 2023
Zeqiri: Shpërthimi në Zubin Potok ka dëmtuar infrastrukturën jetike
Ngrihet aktakuzë për një serb të dyshuar për krime lufte në Kosovë
Sot në Paris Borrell takon Kurtin e Vuçiqin
Shefja e KE-së arrin në Shkup në vizitën e parë të turit ballkanik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?