Në një shkollë të mesme në Gjermani ka ndodhur një konflikt mes një nxënësi dhe një nxënëses, gjatë së ciles vajza ka gjetur vdekjen.
Ngjarja ka ndodhur pas orës 10 të mëngjesit në shkollën e mesme Lovenorth në Saint Leon Rot , raporton Bild.
Dyshohet se ka qenë një konflikt mes një studenti mashkull dhe një studente të njohur më parë.
Sipas mediave gjermane, sulmuesi ndodhet në arrati dhe po kërkohet intensivisht.
Sipas selisë së policisë në Mainham, shkolla e mesme u evakuua dhe studentët u dërguan në një vend të sigurt.
Në vendngjarje kanë mbërritur një numër i madh i efektivëve të policisë, si dhe një helikopter shpëtimi që duhej ta transportonte vajzën në spital, por nga rënia e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vend.