By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Washington Post: Putini nuk është gati t’i kthejë Ukrainës pjesë të rajoneve të Khersonit dhe Zaporizhzhyas të pushtuara nga Rusia
August 10, 2025
Tre persona humbën jetën në rajonin e Odesës për shkak të shpërthimeve në det
August 10, 2025
“Harta” e Instagramit shkaktoi një stuhi reagimesh, përdoruesit ankohen për shkelje të privatësisë
August 10, 2025
Një linjë e rrallë planetare prej gjashtë planetësh do të jetë e dukshme në qiellin tonë
August 10, 2025
Udhëtim tmerrues në një vendpushim shëndetësor në Kaukaz: Litari i teleferikut këputet ndërsa pasagjerët janë në ajër, disa persona të plagosur
August 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: O’Brien: Liderët e Ballkanit të bëjnë më shumë për të çuar rajonin përpara
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > O’Brien: Liderët e Ballkanit të bëjnë më shumë për të çuar rajonin përpara
Ballina 2Rajon / Botë

O’Brien: Liderët e Ballkanit të bëjnë më shumë për të çuar rajonin përpara

Kosova Times
Last updated: 2024/01/25 at 6:37 PM
Kosova Times Published January 25, 2024
Share
SHARE

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë të enjten se ndërtimi i stabilitetit në Ballkanin Perëndimit kërkon kohë, dhe liderët e rajonit duhet të pranojnë që duhet të bëjnë më shumë për të çuar përpara rajonin.

Ai i ka bërë këto deklarata në Fondin Gjerman Marshall, në adresimin e tij të parë të madh prej kur e ka marrë pozitën e mbikëqyrësit të marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Evropën dhe Euroazinë.

I pyetur nëse Perëndimi duhet të zgjedhë në mes të reformës dhe stabilitetit për rajonin e Ballkanit, dhe nëse ekziston një balancë në këtë drejtim, ai ka thënë se me proceset e shumta në këto vende duhet të punohet në faza të ndryshme.

I pyetur për zgjedhjet e fundit në Serbi, të cilat janë kritikuar prej faktorit ndërkombëtar, ai ka thënë se “sfida është se kush do të mund të premtojë rezultat për njerëzit në Serbi?”, dhe duke përmendur rëndësinë e ruajtjes së demokracisë në rajon.

Partia në pushtet, Partia Përparimtare Serbe (SNS) ka fituar 46.72 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale, të mbajtura në dhjetor të vitit të kaluar.

Duke folur në këtë temë, ai ka përmendur se Serbia është duke pasur performancë të mirë ekonomike në kohën e fundit dhe kjo, sipas tij, nënkupton se ky vend do të ketë rritje ekonomike dhe do të tërheqë investime të reja në Serbi.

“Nëse dëshirojmë që edhe shtetet tjera t’i kenë mundësitë e njëjta, do të duhet të inkurajomë reforma, qoftë edhe me rrezikut e jostabilitetit”, ka thënë ai.

Mes tjerash, O’Brien, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do t’i ndihmojnë Bashkimit Evropian në procesin e zgjerimit, me qëllim të përfshirjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në të.

Në këtë drejtim, ai e ka vënë theksin te Plani i BE-së për rritje ekonomike – të prezantuar më 22 janar në Shkup – duke thënë se ai do të shërbejë si shtysë e re për këto vende në rrugën drejt integrimeve.

“Këto janë steroide për një ekonomi”, ka thënë ai, kur ka folur për fondet që do të mund t’i përfitojnë vendet e Ballkanit, në këmbim të kryerjes së reformave.

Mes tjerash, O’Brien e ka përmendur se në takimin e 22 janarit, e ka vërejtur që vendet e Ballkanit Perëndimor janë të lodhura me premtimet e dhëna të BE-së për zgjerim, pa ndonjë rezultat konkret dhe beson që plani i ri do të ketë efekte praktike.

“ShBA-ja do t’i ndihmojë Ukrainës për të fituar”

Përgjatë adresimit të tij, O’Brien është fokusuar në luftën në Ukrainë, Ballkanin Perëndimor dhe çështje tjera me rëndësi madhore, sikurse avancimi i teknologjisë, migrimi dhe klima.

“Sfida jonë është këtë vit është të dëshmojnë që qeveritë e arsyeshme mund të japin rezultate”, ka thënë zyrtari amerikan, duke shtuar se në të kundërtën u hapet mundësia të tjerëve për të përhapur “slogane të rreme”.

Duke folur për pushtimin rus në Ukrainë, të nisur në shkurt të vitit 2022, ai ka thënë se beson që Ukraina do të jetë në pozicion më të mirë deri në fund të 2024 dhe që ShBA-ja do t’i ndihmojë këtij vendi për të fituar.

Sipas tij, në Kongresin amerikan ekziston mbështetje e madhe për ndihmë të mëtutjeshme për Ukrainën, pavarësisht bllokadës aktuale në këtë institucion prej republikanëve konservatorë, të cilët nuk dëshirojnë ndarjen e më shumë ndihmave për këtë vend.

Sipas tij, arsyeja kryesore pse ShBA-ja ndihmon Ukrainën në këtë luftë është sepse në mënyrë, vendi i tij, dhe vendet tjera janë më të sigurta.

O’Brien ka paralajmëruar zvogëlim të ekonomisë së Rusisë për rreth 6 për qind më shumë në dy vjetët e ardhshëm.

Ai ka thënë se Rusia ka vendosur të heqë dorë prej botës së pasur duke marrë drejtim tjetër, dhe aty ka përmendur Korenë e Veriut, me të cilën së fundi sinjalizon rritje të bashkëpunimit.

Sipas tij, presidenti rus, Vladimir Putin ka menduar se do ta dobësojë NATO-n, mirëpo ka përfunduar me një aleancë më të fuqishme, duke përmendur anëtarësimin e Finlandë në të, pas nisjes së luftës.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Washington Post: Putini nuk është gati t’i kthejë Ukrainës pjesë të rajoneve të Khersonit dhe Zaporizhzhyas të pushtuara nga Rusia

Tre persona humbën jetën në rajonin e Odesës për shkak të shpërthimeve në det

Udhëtim tmerrues në një vendpushim shëndetësor në Kaukaz: Litari i teleferikut këputet ndërsa pasagjerët janë në ajër, disa persona të plagosur

Gjendet një foshnjë e vdekur në Rogotin

Ukraina çliron një fshat në kufirin rus

Kosova Times January 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Kokën lartë Kryeministër Hoti!

Kosova Times Kosova Times March 19, 2025
Në Podujevë përurohet reparti i Hemodializës
Osmani takon presidentin finlandez, flasin për rritjen e bashkëpunimit
Çka po ndodh te “Kulla e Zotnisë”
NG:Kush është Milorad Dodik, njeriu i Rusisë në Bosnje dhe Hercegovinë?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?