By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy të arrestuar për rastin e vdekjes së punëtorit në vendin e punës
September 2, 2025
Rusia dhe Kina nënshkruajnë Memorandumin për Ndërtimin e Gazsjellësit “Power of Siberia 2”
September 2, 2025
Belgjika premton të njohë Palestinën dhe të vendosë sanksione kundër Izraelit
September 2, 2025
Ndikimin e Rusisë në Afrikë dhe narativat që i përdorë
September 2, 2025
Gërvalla dhe Fajon për bashkëpunimin ekonomik dhe integrimin
September 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Aktakuzë kundër katër personave për posedim dhe shitblerje të narkotikëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Aktakuzë kundër katër personave për posedim dhe shitblerje të narkotikëve
Lajme

Aktakuzë kundër katër personave për posedim dhe shitblerje të narkotikëve

Kosova Times
Last updated: 2024/01/26 at 3:28 PM
Kosova Times Published January 26, 2024
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.Sh., për shkak se ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267, dhe “Lehtësimi i sigurimit apo përdorimit të narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” nga neni 271, si dhe të pandehurve: Z.K. F.Sh., dhe V.Z., për shkak se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 269, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). 

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.Sh., me datë 05.08.2023 rreth orës 21:40min, në Prizren, në lokalin me inicialet “L.B”, i cili gjendet në perimetrin brenda 20 metrash, në afërsi të shkollës, pa autorizim blen ose posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofron për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, dhe, të njëjtën e shpërndan tek të tjerët, në atë mënyrë që gjatë kontrollit të lokalit të sipërshënuar, në trupin e tij, janë gjetur 16 qese plastike me substancë të dyshuar narkotikë të llojit “kokainë”, ndërsa, në lokal gjatë kontrollit, janë gjetur 70 qese plastike të mbushura me substancë të dyshuar narkotikë të llojit “kokainë” në peshë neto prej 29.46 gram, një dozë e substancës së njëjtë në peshë prej 0.31 gram ia kishte shpërndarë dhe dorëzuar të pandehurit Z.K., e gjatë kontrollit të shtëpisë së tij në fshatin Hoqa e Qytetit, në dhomën e fjetjes është gjetur një peshore digjitale, mjet i cili është përdorë për matjen e substancës narkotike dhe 4,050.00 euro që dyshohet se janë mjete të fituara nga shitja e substancave narkotike.

Me këtë, i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Po ashtu, i pandehuri E.Sh., me datë 05.08.2023 në lokalin e sipërshënuar të cilin lokal ai e drejton, dhe përdoret si kafeteri për publikun, lejon dhe toleron përdorimin e narkotikëve në atë mënyrë që të pandehurve F.Sh., Z.K. dhe V.Z., në cilësinë e konsumatorëve, u lejon përdorimin e substancave narkotike si “marihuanë” dhe “kokainë”. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Lehtësimi i sigurimit apo përdorimit të narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge” sipas KPRK-së.

Ndërkaq, të pandehurit: F.Sh., Z.K., dhe V.Z., me datë 05.08.2023 rreth orës 21:40 min, derisa kanë qenë në cilësinë e konsumatorëve në lokalin “L.B” në Prizren, pa autorizim ka poseduar narkotikë në atë mënyrë që gjatë kontrollit nga ana e policisë, tek i pandehuri F.Sh., në trupin e tij policia ka gjetur gjysmë joint (cigare e përdorur marihuanë) e dyshuar për lëndë narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej 0.12 gram.

Tek i pandehuri Z.K., policia në trupin e tij ka gjetur katër foli alumini, me sasi të dyshuar narkotikë të llojit “marihuanë”, me peshë neto prej 1.6 gram dhe një qese plastike me substancë narkotike të dyshuar kokainë, me peshë 0.31 gram. Ndërsa, tek i pandehuri V.Z., policia me rastin e kontrollit tek i njëjti ka gjetur mbetje të substancës narkotike të dyshuar për marihuanë, me peshë prej 0.26 gram, një peshore digjitale dhe një mulli së bashku me një paketim rizlla, mjete këto për përgatitjen e substancës narkotike për konsumim.

Me këto veprime, të njëjtit kanë kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dy të arrestuar për rastin e vdekjes së punëtorit në vendin e punës

Për 24 orë në Kosovë, 19 të lënduar dhe 2366 tiketa trafiku

Elek: Zgjedhjet e 12 tetorit vendimtare për serbët e Kosovës

Rritje e manganit, uji i Badocit jashtë standardit për konsum

Moti në Shqipëri me orë të plota me diell

Kosova Times January 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Si është të vozitësh në rrugën më të rrezikshme në botë, çdo vit merr disa qindra jetë…

Kosova Times Kosova Times August 20, 2023
Thjesht rastësi ose një akt i ri sabotimi: ndërprerja e kabllove të internetit midis Finlandës dhe Suedisë, policia në këmbë
MPB e Maqedonisë së Veriut deklarohet për ndalimin e ish-ushtarit të UÇK-së
Rrjeti rus që “paguante politikanët evropianë” u shkatërrua
Arrestohet një rus në Zveçan, kishte hyrë ilegalisht në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?