By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës
February 2, 2026
Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës
February 2, 2026
Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell
February 2, 2026
Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll
February 2, 2026
SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Alabama kryen ekzekutimin e parë me gaz azoti
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Alabama kryen ekzekutimin e parë me gaz azoti
Ballina 2Rajon / Botë

Alabama kryen ekzekutimin e parë me gaz azoti

Kosova Times
Last updated: 2024/01/26 at 9:06 AM
Kosova Times Published January 26, 2024
Share
SHARE

Alabama e ka ekzekutuar vrasësin e dënuar, Kenneth Eugene Smith, me gaz azoti, duke shënuar herën e parë që përdoret ky lloj ndëshkimi në Shtetet e Bashkuara.

Smith, 58-vjeçar, i ka humbur dy apelet në Gjykatën Supreme dhe një gjykatë federale, teksa ka argumentuar se ekzekutimi është mizor dhe ndëshkim i pazakonshëm.

Më 2022, Allabama ka tentuar, por ka dështuar, që të ekzekutojë Smithin me injeksion vdekjeprurës.

Ai është dënuar më 1989 për vrasjen e porositur të Elizabeth Sennettit, e cila është organizuar për burrit të viktimës, atëbotë predikues fetar.

Sipas Qendrës së Informacionit për Dënimet me Vdekje, Smith është personi i parë që ka vdekur duke përdorur gaz azoti, në gjithë botën.

Alabama dhe dy shtete tjera brenda ShBA-së, e kanë miratuar përdorimin e hipoksisë së azotit si metodë alternative për ekzekutim, pasi ilaçet e përdorura në injeksionet vdekjeprurëse, janë duke u siguruar me vështirësi.

Pesë pjesëtarë të mediave janë transportuar me kamionetë në qendrën korrektuese për të qenë dëshmitarë të ekzekutimit.

“Sot Alabama e kthen njerëzimin një hap mbrapa”, është cituar të ketë thënë Smith, sipas dëshmitarëve.

“Faleminderit që më keni përkrahur. Ju dua të gjithëve”.

Pasi gazi është liruar në maskën e tij, Smith besohet se ka buzëqeshur, dhe ua ka shprehur dashurinë familjarëve të tij.

Dëshmitarët kanë thënë se ai e ka thithur gazin për dy deri në katër minuta dhe ka marrë frymë thellë për gati pesë minuta, para se të shpallej i vdekur.

Kontakti me azotin, pa oksigjen, shkatërron qelizat në trup dhe për pasojë një njeri vdes.

Guvernatorja e Alabamës, Kay Ivey, e cila nuk i është përgjigjur kërkesës për të parë ekzekutimin, e ka konfirmuar vdekjen e Smithit, përmes një deklarate.

“Pas më shumë se 30 vjetësh tentime për të luajtur me sistemin, Smith ka marrë përgjigje për krimet e tij të tmerrshme”, ka thënë ajo.

Smith ka qenë një prej dy burrave të dënuar për vrasjen e zonjës Sennet, në vrasjen e porositur për 1.000 dollarë.

Burri i saj Charles Sennett, e ka orkestruar skemën e vrasjes, për të fituar para prej sigurimit shëndetësor.

Ai më pas e ka vrarë veten, pas përfundimit të hetimeve.

I dënuari tjetër bashkë me Smithin, John Forrest Parker, është ekzekutuar më 2010.

Përgjatë gjykimit, Smith e ka pranuar se ka qenë prezent kur është vrarë viktima, por që ai nuk ka marrë pjesë në sulm.

Ekzekutimet me azot janë dënuar prej disa profesionistëve shëndetësorë, të cilët kanë paralajmëruar se përgjatë procesit mund të shkaktohen dëme të mëdha dhe se ekziston rreziku që një person të mbijetojë, por të mbetet të komë të përhershme.

Javën e kaluar, Komisioni i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, ka bërë thirrje për ndalje të ekzekutimeve, duke thënë se vrasja e Smithit me azot, mund të përbëjë torturë apo mizori tjetër, sipas ligjit ndërkombëtar për të drejta të njeriut.

You Might Also Like

Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës

Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës

Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell

Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll

SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?

Kosova Times January 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Putin ngre nivelin e kërcënimit: A është ky mashtrim?

Kosova Times Kosova Times September 21, 2022
Pamjet e reja të keqtrajtimit të një familjeje shqiptare në piken kufitare Muriçan
Horoskopi ditor për 17 qershor 2025
Drita Hajdari dekorohet me medalje nga Ambasadori i Francës
“Fillimi i përpjekjeve për të frenuar ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në Ballkan”: Fox News për vizitën e Blinken në Shqipëri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?