By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dimiq: Urime Kryeministrit Albin Kurti
December 31, 2025
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
December 31, 2025
Osmani: Viti 2025 ishte sfidues, 2026 të jetë i bashkëpunimit
December 31, 2025
Abdixhiku: Rezultati i zgjedhjeve nuk ishte ai që synova
December 31, 2025
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë uron Vitin e Ri
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Irani e mohon se ShBA-ja e paralajmëroi për sulmin vdekjeprurës nga IS
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Irani e mohon se ShBA-ja e paralajmëroi për sulmin vdekjeprurës nga IS
Rajon / Botë

Irani e mohon se ShBA-ja e paralajmëroi për sulmin vdekjeprurës nga IS

Kosova Times
Last updated: 2024/01/26 at 8:58 PM
Kosova Times Published January 26, 2024
Share
SHARE

Irani i ka hedhur poshtë raportimet në media se Shtetet e Bashkuara (ShBA) e kishin paralajmëruar për një sulm nga grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), ku u vranë mbi 90 njerëz.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit, IRNA, e citoi të premten “një burim të informuar diplomatik” i cili e hodhi poshtë një raportim të Wall Street Journal më 25 janar se inteligjenca amerikane e kishte paralajmëruar Iranin për sulmin.

Ajo e citoi edhe një “burim të sigurisë” duke thënë se “edhe po të ishte e vërtetë, Uashingtoni do ta kishte ndarë këtë informatë të inteligjencës për ta mbrojtur veten kundër reagimit të Iranit”.

Përgjegjësinë për dy shpërthimet më 3 janar gjatë përkujtimit të përvjetorit të Qassem Soleimanit, gjeneralit të Gardës Revolucionare të Iranit, në qytetin juglindor, Kerman, e mori Shteti Islamik (IS).

Ky grup tha se dy anëtarë të tij i detonuan jelekët e tyre të mbushur me eksplozivë, duke shkaktuar vdekjen e mbi 90 njerëzve dhe plagosjen e më shumë se 280 të tjerëve.

Irani i ka akuzuar ShBA-në dhe Izraelin se kanë gisht në këtë sulm, pa dhënë ndonjë dëshmi për këtë.

Teherani ka kohë të gjatë që pretendon, duke mos dhënë kurrfarë dëshmie, se Shtetet e Bashkuara kanë lidhje me IS-in.

Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonime, e konfirmoi raportin e Wall Street Journal për paralajmërimin e Iranit në një emial dërguar Radios Farda të Radios Evropa e Lirë.

“Ne i ofrojmë këto paralajmërime, pjesërisht sepse nuk duam që njerëzit e pafajshëm të humbin jetën në sulme territori”, tha zyrtari amerikan në një email.

Wall Street Journal citoi zyrtarët amerikanë në kushte anonime duke thënë se informatat dërguar Iranit ishin “mjaftueshëm specifike për lokacionin”, të cilat kanë mundur ta ndihmonin Teheranin ta parandalonte sulmin.

Radio Farda mësoi se paralajmërimi u bë rreth një javë para sulmit.

Këto shpërthime kanë nxitur frikën se mund të zgjerohet konflikti në rajon, pasi Izraeli po e vazhdon luftën kundër grupit të cilësuar organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe BE-ja, Hamas, në Rripin e Gazës, dhe grupi rebel Huthi nga Jemeni, i cili është i lidhur me Iranin, po i vazhdon sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.

You Might Also Like

Aktakuzë për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik

Turqia arreston 357 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Një qytet i tërë suedez po zhvendoset për shkak të metaleve të rralla tokësore

Preteksti i Valdait: Putini i hedh çelësin Trumpit në përpjekjen për paqe

Erdogan dhe Putin perseri se bashku: “Midis tyre u vendos…!”

Kosova Times January 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Britania e Madhe nuk do ta mbështes formimin e “Republika Sërpskës” në Kosovë

Kosova Times Kosova Times February 19, 2023
Tre të vrarë dhe tetë të plagosur nga të shtënat masive në Teksas
Zeka: Masat e BE-së ndaj Kosovës, të paarsyeshme
PZAP urdhëron KQZ-në të certifikojë `Lidhjen e Prishtinës`
Blinken: SHBA po shqyrton alternativat për të ardhmen e Gazës pas Hamasit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?