By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Europoli kërkon fallexhiun me pseudonimin “Amela” ajo vodhi në të gjithë Evropën në një mënyrë të rrallë
December 12, 2025
Emisari francez merr pjesë konferencën për dialogun Kosovë-Serbi
December 12, 2025
Kremlini ka lejuar krijimin e një “zone të demilitarizuar” në Donbas – atje nuk do të ketë trupa, por do të ketë Garda Kombëtare Ruse dhe polici
December 12, 2025
Gjykata e Moskës dënon në mungesë prokurorin e GjNP, Karim Khan, me 15 vjet burg për sigurimin e një urdhër-arresti për Putinin
December 12, 2025
Trump miratoi sulmet e Ukrainës ndaj flotës në hije të Putinit
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vazhdohet procesi i aplikimit për statusin e viktimave të dhunës seksuale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vazhdohet procesi i aplikimit për statusin e viktimave të dhunës seksuale
Ballina 1Lajme

Vazhdohet procesi i aplikimit për statusin e viktimave të dhunës seksuale

Kosova Times
Last updated: 2024/01/26 at 2:40 PM
Kosova Times Published January 26, 2024
Share
SHARE

Procesi i aplikimit për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, po vazhdon.

Deri tani, kanë aplikuar rreth 2 mijë persona, teksa statusi iu është njohur 1 mijë e 617 viktimave. Feride Rushiti, nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, thotë se nuk është praktikë e mirë afatizimi i aplikimit.

Rreth 20 mijë gra, burra e fëmijë, besohet se u dhunuan seksualisht nga forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovën. Procesi i aplikimit për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës po vazhdon. Nga viti 2018 kur ka filluar procesi i aplikimit për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës, kanë aplikuar pak më shumë se 2 mijë persona. Kështu tha Feride Rushiti, nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, në emisionin “Fokus” të Radio Kosovës.

“Aktualisht janë rreth 2 mijë e 9 persona që kanë aplikuar, prej tyre 1 mijë e 617 veta kanë marrë statusin si të mbijetuar të dhunës seksuale të luftës. Po vazhdojnë aplikimet dhe pritet që këtë ta bëjnë edhe rreth 500 vetë sa janë aktualisht duke marrë shërbime nëpër 4 organizatat që ofrojnë këto shërbime. Megjithatë, unë mendoj që ka shumë më shumë viktima të cilat apeloj të aplikojnë”, tha ajo.

Në gushtin e vitit të kaluar u zgjat afati për aplikim për njohjen e statusit të viktimës seksuale të luftës. Sipas ligjit, ky afat do të zgjasë deri në maj të viti 2025, me mundësi vazhdimi edhe për dy vite. Por, caktimi i afateve për aplikim nuk është praktikë e mirë, thotë Rushiti, e cila kërkon që ky proces të mos afatizohet.

“Mendojmë që stigma ende ekziston në familjet tona dhe shoqëri. Është shumë e vështirë të flitet për këtë ngjarje që e kanë përjetuar qoftë gratë, qoftë burrat, prandaj edhe praktikat rajonale e kanë të pa afatizuar aplikimin. Edhe me konventa ndërkombëtare reparacioni për krime lufte, në veçanti për natyrë të krimeve nuk është i afatizuar, prandaj ish dashtë një natyrë të tillë të krimit të përqafojë edhe Kosova”, tha Rushiti.

Sipas të dhënave të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, numri më i madh i aplikimeve ka qenë në vitin 2018, kur 921 persona kishin filluar procedurat për njohjen e statusit të viktimës. Sipas ligjit, personat që fitojnë statusin e viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës, marrin një përkrahje financiare nga shteti në vlerë prej 230 euro në muaj.

You Might Also Like

Emisari francez merr pjesë konferencën për dialogun Kosovë-Serbi

Hyseni takon kryetarin e AKP në Turqi: Projekte dhe bashkëpunim ndërkomunal

Kurti: Veprimet në veri ishin të domosdoshme dhe ia kanë vlejtur

Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa Leo XI

Peci merr detyrën në Mitrovicën e Jugut, premton ndershmëri dhe drejtësi

Kosova Times January 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Insajderi: Letonezi ndihmon Rusinë të shesë naftë me një çmim mbi tavan

Kosova Times Kosova Times September 24, 2024
Rusia refuzon kompensimin për Gjeorgjinë për luftën e vitit 2008
Parlamenti Evropian nën sulm kibernetik pasi shpalli Rusinë sponsor të terrorizmit
Gjykata miraton kërkesën qeveritare për mbylljen e Radios Evropa e Lirë në Kirgizi
Ndahet Blero?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?