By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një certifikatë për politikanët
July 6, 2025
Liderët e fuqishëm kosovar proamerikan në krye të shtetit
July 6, 2025
Kuvendarë jepni trurit tuaj të mykur një mundësi
July 6, 2025
Humbje e mandateve edhe burg… Çka nëse për 30 ditë nuk konstituohet Kuvendi?
July 5, 2025
Pse nuk po funksionon plani i Kremlinit për të rritur shkallën e lindjeve?
July 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli kërkon të ndalë aktivitetet e agjencisë së OKB-së në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli kërkon të ndalë aktivitetet e agjencisë së OKB-së në Gazë
Rajon / Botë

Izraeli kërkon të ndalë aktivitetet e agjencisë së OKB-së në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/01/27 at 12:56 PM
Kosova Times Published January 27, 2024
Share
SHARE

Izraeli do të tentojë të ndalë operimin në Gazë të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRWA).

Kështu tha më 27 janar një ministër izraelit, pasi Izraeli tha se disa pjesëtarë të stafit të UNRWA-së ishin përfshirë në sulmet e 7 tetorit të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në jug të Izraelit, sulme që nxitën luftën në Rripin e Gazës.

Izraeli po synon që të sigurohet që “UNRWA të mos ketë më aktivitete”, tha ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

Ai shtoi se Izraeli do të tentojë të marrë mbështetjen nga ShBA-ja, BE-ja dhe donatorë të tjerë të kësaj agjencie.

Grupi radikal Hamas ka reaguar pas këtij njoftimi, që e ka cilësuar si “kërcënim” ndaj UNRWA, duke i bërë thirrje OKB-së dhe organizatave të tjera ndërkombëtare që “të mos dorëzohen para kërcënimeve dhe shantazheve”.

Një ditë më herët, UNRWA tha se ka larguar nga puna disa punëtorë që akuzohen nga Izraeli se janë përfshirë në sulmet e 7 tetorit të Hamasit, duke nxitur ShBA-në që të pezullojë fonde thelbësore.

Kreu i agjencisë, Philippe Lazzarini, është zotur se do të mbajë përgjegjës çdo punonjës, nëse vërtetohet se ata kanë qenë pjesë e aktit të terrorit.

Pas largimit të punëtorëve, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u zotua se do të bëhet një rishikim i pavarur i agjencisë. Sipas tij, 12 punëtorë janë shkarkuar.

Australia dhe Kanadaja po ashtu kanë pezulluar fondet për agjencinë.

Sulmet e 7 tetorit në jug të Izraelit, kur u vranë 1.200 persona dhe u rrëmbyen afër 250 të tjerë, nxitën luftën në Rripin e Gazës.

Izraeli është zotuar se do të shtypë Hamasin dhe është kundërpërgjigjur me një fushatë ajrore dhe tokësore në Gazë. Sipas Ministrisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, nga sulmet izraelite janë vrarë mbi 26.000 palestinezë. Kjo ministri nuk bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve të vrarë, por ka thënë se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë.

You Might Also Like

Pse nuk po funksionon plani i Kremlinit për të rritur shkallën e lindjeve?

Protesta në gjithë Serbinë

Pse Rusia e konsideron njohjen e talebanëve më shumë sesa diplomaci

I zgjedhuri pro-Kievit merr komandën e forcave amerikane në Evropë

Eurodeputetët i bëjnë thirrje SHBA-së të vazhdojë armatosjen e Ukrainës

Kosova Times January 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

A e keni provuar kebabin Haxhi? Recetë për një specialitet boshnjak

Kosova Times Kosova Times May 7, 2025
AAK sot çon në Kushtetuese vendimet e marra gjatë seancës konstituive
Trupat amerikane të gatshme për vendosje të mundshme në Lindjen e Mesme
Themelohet Oda Ekonomike Kosovë-Bullgari
Stano: Veprimet e autoriteteve të Kosovës, hapa shqetësues
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?