By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Erdogan për Ukrainën: Paqja nuk është larg
December 13, 2025
Berisha: Më 22 dhjetor mbajmë protestë kombëtare
December 13, 2025
SHBA-ja dhe Ukraina do të negociojnë një armëpushim në Berlin
December 13, 2025
Drenica fiton ndaj Ferizajt, barazim mes Prishtinës së Re dhe Dukagjinit
December 13, 2025
Miliona ukrainas pa energji elektrike pas sulmeve të ashpra ruse gjatë natës
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Luftimi i dezinformimit, temë debati në ‘Kuvendin Qytetar’
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Luftimi i dezinformimit, temë debati në ‘Kuvendin Qytetar’
Ballina 1Lajme

Luftimi i dezinformimit, temë debati në ‘Kuvendin Qytetar’

Kosova Times
Last updated: 2024/01/27 at 10:46 PM
Kosova Times Published January 27, 2024
Share
SHARE

Dallimi i lajmit të vërtetë nga ai i rremë është bërë çështje serioze, sidomos viteve të fundit në Kosovë, rajon e më gjerë. Për të diskutuar mbi këtë zhvillim të ri, që vjen bashkë me përparimin e teknologjisë, në Prishtinë u mbajt kuvendi i parë qytetar.

Me përparimin e teknologjisë, dallimi mes informatës së vërtetë dhe gënjeshtrës është bërë shumë i vështirë. Për të luftuar këtë dukuri të viteve të fundit, në Prishtinë u mbajt kuvendi i parë qytetar.

“Në këtë kohë kur qasja në informacion nuk ka qenë asnjëherë më e lehtë se tash, që informacioni në qarkullim është si kurrë më parë, informimi i drejtë është i domosdoshëm dhe është i  pazëvendësueshëm. Për fat të keq, dezinformimi po del të jetë gjithnjë e më prezent në zonat e ndjeshme si kjo e Ballkanit Perëndimor”, tha Valon Ramadani, kryesues i Komisionit Parlamentar për Media.

Për t’i dhënë mbështetjeje një nisme të tillë, me videomesazh u deklarua edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

“Zëri juaj i përbashkët sado i larmishëm të jetë ka fuqinë të formësojë tregimin e Kosovës, të ripërcaktojë kushtet e angazhimit dhe të nxisë një kulturë të respektit dhe të bashkëpunimit të ndërsjellë”, deklaroi Von Cramon.

Rrjetet sociale të kompanisë META, si Facebook e Instagram, janë ndër më të përdorurat në nivel global. Prandaj drejtuesit e tyre ngritën alarmin për rrezikun nga lajmet e rreme.

“Këto janë krijuar për qëllime komike, por fuqia e DEEP FAKE ? e manipulimit me video mund të jetë me të vërtetë me ndikim të madh. Ka pasur video me manipulime me DEEP FAKE në Angli ku janë manipuluar videot me liderë të mëdhenj evropianë, madje edhe me audio edhe me video dhe ka qenë shumë e vështirë që të dallohet origjinali nga manipulimi kurse ato janë shfrytëzuar për të ndikuar te votuesit gjatë fushatës së zgjedhjeve”, tha Kris Rose, Governance Insights, META.

Kuvendi Qytetar “Luftimi i dezinformimit në Kosovë” vazhdon edhe nesër. Ai po mbahet me organizimin e Grupit për Mbështetjen e Demokracisë dhe Koordinimit Zgjedhor të Parlamentit Evropian, Kuvendit të Kosovës dhe Partneritetit Evropian për Demokraci.

You Might Also Like

Berisha: Më 22 dhjetor mbajmë protestë kombëtare

Konfiskohen mbi 4.6 kg kokainë, katër të dyshuar dërgohen në mbajtje

U prezantua rrejshëm si pjesëtar i FSK-së, arrestohet i dyshuari në Obiliq

58 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë

Kosova Times January 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Masa ndalimi per katër turqë, me leje qëndrimi që dyshohet të jenë të falsifikuara

Kosova Times Kosova Times February 6, 2025
Lufta e askujt: Rezultatet e vitit të dytë të pushtimit rus të Ukrainës
Ademi e Rama dakordohen për stadiumin e ri në kryeqytet
Gjeopolitikë – Kur mundësia Troket
Jeta pas pensionimit – rrëfehen tri gra pensioniste
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?