By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia në Prishtinë shqiptoi mbi 4600 gjoba trafiku gjatë janarit
February 2, 2026
Vjedhja e argjendarit në Kaçanik, pesë të dyshuarit në paraburgim
February 2, 2026
MKRS themelon institucion të përbashkët të Operës, Baletit dhe `Shota`
February 2, 2026
Refuzohet paraburgimi për 10 të pandehur në rastin e falsifikimit të votave
February 2, 2026
Ekspozohen fotografitë e xhamive të shkatërruara në Kosovë e Bosnje
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Me liberalizimin e vizave, nis përmirësimi i kushteve të punës për punëtorë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Me liberalizimin e vizave, nis përmirësimi i kushteve të punës për punëtorë
Ballina 1Financa

Me liberalizimin e vizave, nis përmirësimi i kushteve të punës për punëtorë

Kosova Times
Last updated: 2024/01/27 at 10:41 PM
Kosova Times Published January 27, 2024
Share
SHARE

Vetëm gjatë vitit 2023, Inspektorati i Punës ka trajtuar 614 ankesa të parashtruara nga ana e punëtorëve ndaj punëdhënësve. Ndërkohë, vetë Inspektorati ka kryer mbi 8 mijë inspektime. Edhe pse ka vetëm një muaj me liberalizimin e vizave, vërehet se pagat dhe kushtet në sektorin privat kanë filluar të përmirësohen ndejshëm.

Deri më tash, liberalizimi i vizave nuk ka ndikuar në largimin e punëtorëve të sektorit privat. Edhe pse vetëm një muaj nga heqja e vizave për kosovarët, kërkohet që sektori privat të bëhet më atraktiv.

Nga sindikata e punëtorëve të sektorit privat kërkohet që paga të jetë 500 euro. Ata deklarojnë se

situate ka filluar të përmirësohet shkaku i frikës nga largimi I punëtorëve.

“Ka tendencë të ndryshimit pozitiv. Kemi rritje të pagave. Ta bëjmë një krahasim, përderisa në fillim të vitit të kaluar një punëtor krahu ka punuar për 10-15 euro për një ditë ose deri në 10 orë punë, tani kjo ditë e këtij punëtori krahu është 25 euro dhe krahas asaj është në shumicën e rasteve është ushqimi dhe transporti. Që të jemi real, po ka një ndryshim, ndryshime nuk ka te ato kompani që kryejnë shërbime te institucionet shtetërore, në vend që ata të jenë më dorëlëshuar dhe të jenë prioritar se si të ndalen këta punëtor, këta po I denoncojnë punëtorët. Edhe sot punëtorët në Qendrën e Mjekësisë Familjare që paguhen nga Komuna e Prishtinës, punëtorët paguhen me 230 euro me çka, në një far forme, po i jep një infuzion që këta punëtor duhet të ikin, sepse, normal, që nuk punohet për 230 euro. Përndryshe të pjesa tjetër, po ka një ndryshim pozitiv”, tha Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat.

Ndërkaq Përparim Kryeziu, zëdhënës në Qeverinë e Kosovës, tha për RTK-në se punësimi mbetet prioritet i ekzekutivit të vendit. Ai më tej shtoi se nga masat e marra, ndër përfituesit më të mëdhenj kanë qenë të rinjtë.

Kryeziu u shpreh se në korrik të vitit 2023, punësimi i të rinjve nën moshën 25 vjeçare ka shënuar rritje dyfish, në krahasim me vitin 2021. Ai sqaroi se është viti i dytë i zbatimit të mësimit dual, e ku këtë vit janë 12 profile profesionale, të cilat po gjejnë zbatim në 21 shkolla në 14 komuna.

Sektori i ndërtimtarisë në Kosovë mbetet ndër sektorët që ka nevojë për fuqi punëtore.

Njëra nga kompanitë private të ndërtimtarisë i ka thënë RTK-së se ofrojnë paga të mira për punëtorët e tyre, ndërsa aktualisht kanë 200 të punësuar.

“Pagat, mendoj që janë relativisht normale dhe të pranueshme për kushtet tona të jetesës. Pagat, kryesisht në ndërtimtari, sillen diku nga 600 deri në 1000 euro. Mund të themi që mesatarja është 800 euro dhe është paga neto.  Ndërsa sa i përket sigurisë, ne bëjmë organizojmë trajnime të vazhdueshme për edukimin e punëtorëve për siguri dhe mbrojtje në punë”, ka thënë Ragip Behrami, tha drejtor i një kompanie ndërtimore.

Në Inspektoratin e Punës deklarojnë se gjatë vitit 2023 janë realizuar gjithsej 8.114 inspektime, nga të cilat 7470 në sektorin privat. Vetëm gjatë vitit 2023, Inspektorati i Punës ka trajtuar 614 ankesa të parashtruara nga ana e punëtorëve.

Ndërprerja e kontratave të punës, mosdhënia e pagave mujore, moskompensimi i pushimeve mjekësore, mospagesa e orëve jashtë orarit të punës, mohimi i pushimeve vjetore apo kushteve të punës, janë disa nga ankesat e punëtorëve ndaj punëdhënësve.

You Might Also Like

Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare

Kurti për Rekën: Dëshmitar i qetë i kohës, fotografia e tij kujtesë publike

Osmani: Guximi i Elfete Humollit dhe Mentorit na frymëzon përjetësisht

Prokuroria në Mitrovicë interviston 43 kryesues për falsifikim votash

Kurti: Zahir Pajaziti me shokë, dritë udhërrëfyese e rezistencës çlirimtare

Kosova Times January 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Natën dhe në mëngjes, trupat ruse nisën një seri sulmesh me raketa në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times December 8, 2023
Ku është gjenerali më mizor i Putinit: Ai u kritikua për mbështetjen e tij për Prigozhin, “kasapin nga Siria” që askush nuk e pa për muaj të tërë
BQK thirrje qytetarëve: Pranoni para në euro
Abdixhiku dhe Beyer: Premtim për arsim me standardet e Gjermanisë në Kosovë
Stoltenberg bën thirrje për më shumë armë për Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?