By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në QKUK, për herë të parë, vena e thellë e këmbës, përdoret si arterie e barkut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Në QKUK, për herë të parë, vena e thellë e këmbës, përdoret si arterie e barkut
Ballina 1Shëndetësi

Në QKUK, për herë të parë, vena e thellë e këmbës, përdoret si arterie e barkut

Kosova Times
Last updated: 2024/01/28 at 2:27 PM
Kosova Times Published January 28, 2024
Share
SHARE

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për herë të parë në Kosovë, është kryer operacioni, kur vena e thellë e këmbës përdoret si arterie e barkut, në një terren me enë artificiale të gjakut të infektuara me qelb.

Ky intervenim kirurgjik ka zgjatur më shumë se 5 orë, tek një pacient i moshës së shtyrë. Operacioni është kryer nga specialistët e Kirurgjisë Vaskulare, në asistim nga specialistët e Anestezionit të Klinikës së Anesteziologjisë.

Pacienti kishte tri vatra të infeksionit -qelbit, përreth enëve artificiale të gjakut, (protezë vaskulare Dacron 8 mm dhe Dacron 7 mm). Këto dy operime pacienti i kishte kryer Shkup, në vitin 2020.

Pacienti N.D, 73 vjeç, kishte dhembje, temperaturë dhe tri koleksione të qelbit: e para në pjesën e poshtme të barkut, e dyta në kofshë lartë dhe e treta në pjesën e poshtme të kofshës, të cilat ishin para plasjes, që pastaj mund të shkaktonin një shkallë vdekshmërie shumë të lartë dhe humbjen e këmbës deri në 90%.

Duke qenë të vetëdijshëm se bëhej fjalë për një rrezik të madh, ekipi mjekësorë vendosi që pacienti t’i nënshtrohet intervenimit kirurgjik.

Për ta shpëtuar jetën e pacientit, fillimisht u larguan vatrat infektive bashkë me protezat vaskulare të infektuara, që ishte punë shumë e vështirë, sepse ishte hera e katërt që i njëjti pacient operohej në regjionin inguinal (gilca) të djathtë.

Pastaj morën venën e thellë (VFS) nga këmba e djathtë dhe e bënë; Bypassin (urëzimin) prej një pjesë të shëndoshë të protezës në bark deri në arterien dytësore të këmbës, (arteria femoris profunda dex.), pasi që arteria kryesore e këmbës (AFS), ishte kaherë e mbyllur.

Gjithashtu, ekipi mjekësor për ta shpëtuar këmbën e djathtë, morën venën sipërfaqësore (VSM) nga këmba e majtë dhe realizuan bypasin (urëzimin) nga segmenti i fundit të bybasit të mësipërm deri tek gjuri i këmbës së djathtë.

Më parë rastet e tilla kanë shkuar për mjekim jashtë vendi. Për më tepër, rastet e tilla me infeksion të dy grafteve vaskulare (enëve artificiale të gjakut) në të njëjtën kohë janë raportuar rrallë në literaturën mjekësore.

Pas operacionit janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik ishte kryer me sukses të plotë dhe pacienti pas 15 ditë hospitalizimi, është lëshuar në shtëpi, në gjendje shumë të mirë shëndetësore. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dita e Holokaustit,Osmani: Angazhohemi për të mos harruar kurrë të kaluarën

Miratohet Këshilli i 18-vjetorit të Pavarësisë dhe rritet kapitali në BERZH

Osmani: Toleranca ndaj diskriminimit në Luginën e Preshevës ka mbaruar

Rutte thotë se presin nga Vuçiq llogaridhënie për Banjskën

Osmani në takim me McGurk, në fokus zgjedhjet dhe forcimi i demokracisë

Kosova Times January 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukraina sulmoi një aeroport ushtarak në rajonin e Saratovit

Kosova Times Kosova Times December 10, 2024
BQK: Vlera e kredive për mars arriti në 241 milionë, e depozitave 69 milionë
Orban: Evropa përballet me tre rreziqe për shkak të luftës në Iran
Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi në Melitopol
Manchester United del me pikë nga `Anfield`
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?