By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mijëra njerëz në Tel Aviv demonstrojnë për t’i dhënë fund luftës në Gaza
August 9, 2025
15 vatra të zjarrit aktive në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e KFOR-it
August 9, 2025
Sqarimi i ministrisë për pronën e News24 me kontratë qiraje deri në 2033
August 9, 2025
Pos që u rrah me tre persona të tjerë, Shpat Kasapi edhe nusen e bënë për spital
August 9, 2025
Dasma e përgjakshme; 74 vjcari thikë në gjoks kryetarit lokal i Federatës MMA
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zona ekonomike në Prizren ende jashtë funksionit, bizneset në pritje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Zona ekonomike në Prizren ende jashtë funksionit, bizneset në pritje
Ballina 1Financa

Zona ekonomike në Prizren ende jashtë funksionit, bizneset në pritje

Kosova Times
Last updated: 2024/01/28 at 1:14 PM
Kosova Times Published January 28, 2024
Share
SHARE

Në Prizren qindra biznese për vite të tëra po kërkojnë funksionalizimin e Zonës Ekonomike. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 10 vjet, bizneset e Prizrenit ende nuk kanë arritur që ta kenë një shtëpi të tyre.

Më shumë se një dekadë më parë, qeverisja lokale e atëhershme e Prizrenit kishte caktuar 80 hektarë tokë për ndërtimin e “Parkut të Biznesit” në këtë komunë. Kanë kaluar shumë vite,  ndërsa kjo zonë ende nuk është funksionalizuar. Afrim Tejeci nga Oda e ndërmarrësve dhe zejtarëve të Prizrenit thotë se kanë shpresuar shumë në funksionalizimin e kësaj zone, që do të ishte shkak edhe për punësime të reja.

“Qytetet e tjera janë të avancuara në këtë aspekt, ne si përfaqësues të komunitetit të biznesit edhe psae kemi vizita të shumta dhe interesim të madh për këtë zonë industriale, ende nuk kemi asgjë konkrete, për të ndihmua bizneseve, në mënyrë që kur të ndihmohen bizneset, së paku do të ketë vende të reja të punës dhe i vetmi vend i punësime janë këto zona industriale”, thotë Tejeci.

Ato investime që janë bërë deri më tani në këtë zonë, ndoshta nuk mund t’u përshtaten kërkesave të ekonomisë sonë, thotë Ediz Qabrati nga shoqata “Esnaf”.

“Sot është çështja e dekarbonizimit, çështja e ndotjes së ajrit, ndotjes së zhurmës, ndotjes së ujërave, të gjithë janë këto sene që duhet me u parashikua, për një park industrial të mirëfilltë, me standardet evropiane që ne duhet me doemos me i përmbush”, thotë Qabrati.

Zyrtarë të Komunës së Prizrenit bëjnë të ditur se deri në fund të këtij viti çdo gjë do të jetë gati për Parkun Nacional të Bizneseve në Prizren.

“Jemi në përfundim të komisionit i cili do të bëjë parcializimin e kësaj zone, ndërsa diku nga fundi i viti 2024, komuna e Prizrenit do të jetë e gatshme që, të formojë komisionin i cili do të  bëjë thirrje publike që bizneset që dëshirojnë të zhvendosen në këtë zonë ta realizojnë një të drejtë të tyre dhe mendojmë në rritjen e të punësuarve”, thotë Ymer Berisha nga Zyra për marrëdhënie me publikun, në Prizren.

Ministrja Rozeta Hajdari ditë më parë në Prizren ka bërë të ditur se kanë siguruar buxhetin edhe për tri vitet e ardhshme për rreth 33 milionë euro, që do të përkrahin më shumë ndërtimin e parqeve industriale dhe atyre teknologjike, në Vushtrri, Suharekë, Viti, Lipjan Rahovec, për të vazhduar ndërtimet e parqeve të reja në vitet në vijim.

Në këto planifikimi nuk është përmendur Prizreni.

Në komunën e Prizrenit janë të regjistruara qindra biznese që kërkojnë të kenë një shtëpi të tyre, thonë përfaqësuesit e shoqatave.

You Might Also Like

Dorëzohen çmimet e edicionit të 24-të të DokuFest-it

Osmani: Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA

BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis

Hasani: Dispozitivi i Kushtetueses i qartë, por me dy defekte

Kushtetuesja: Kuvendi duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

Kosova Times January 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
LajmeLajme

Presidenca: Publikimi i fotografive me pjesëtare të AKI-së, praktikë e parë

Kosova Times Kosova Times March 9, 2025
Scholz i kërkon Serbisë ta zbatojë Marrëveshjen e Ohrit
Haziri: Shpresoj të mos këtë komplikime dhe stagnim
Zelenski iu përgjigj Ficos: Ne i ofruam ndihmë Sllovakisë, por ata na refuzuan dhe tani po i vuajnë pasojat
Kurti: Dëbimi, vrasja dhe zhdukja me forcë e shqiptarëve ishte pjesë e projektit gjenocidial të Serbisë për shfarosje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?