By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
NIS ndemjet interesave gjeopolitike: Tani e paguajmë faturën për shitjen e “Argjendit Familjar”
October 7, 2025
Një mënyrë më e shpejtë për të përgatitur lazanja të shijshme me mish të grirë – në një tepsi të cekët pjekjeje
October 7, 2025
Shikoni çfarë i ndodhi një ushtari rus në një tunel nën një qytet ukrainas…
October 7, 2025
Burri vdes në ambulancë pasi u qëllua me elektroshok
October 7, 2025
REL: Veriu i Kosovës drejt rikthimit nën udhëheqjen e serbëve
October 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dënohen me 5 vite e pesë muaj burgim dhe 3 mijë euro gjobë dy të akuzuarit për tentim vrasjen e avokatit Halilaj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dënohen me 5 vite e pesë muaj burgim dhe 3 mijë euro gjobë dy të akuzuarit për tentim vrasjen e avokatit Halilaj
Lajme

Dënohen me 5 vite e pesë muaj burgim dhe 3 mijë euro gjobë dy të akuzuarit për tentim vrasjen e avokatit Halilaj

Kosova Times
Last updated: 2024/01/29 at 2:27 PM
Kosova Times Published January 29, 2024
Share
SHARE

Gjykata Themelore e Prishtinës, i ka dënuar me 5 vite e pesë muaj burgim dhe 3 mijë euro gjobë Ibrahim Lushtakun dhe Xhelal Zeqirin, të cilët akuzoheshin për tentim vrasjen e avokatit Gazmend Halilaj.

Aktgjykimi ndaj Lushtakut dhe Zeqirit u shpall të hënën nga gjykatësja Alltën Murseli.

Fillimisht gjykata bëri ricilësimin e veprës penale nga “Vrasja e rendë në tentativë” në “Vrasje në tentative” dhe për këtë vepër penale i akuzuari Zeqiri u dënua me 3 vite burgim, ndërsa Lushtaku me 2 vite e 5 muaj burgim.

Po ashtu Lushtaku për veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” iu shqiptua dënim me gjobë në shumë prej 1 mijë euro.

Gjykata ndaj dy të akuzuarve ka shqiptuar edhe dënim me gjobë (për secilin veç e veç) në shumën prej 1 mijë euro për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, për të cilën vepër e kishin pranuar fajësinë në shqyrtimin fillestar.

Në dënimin e shqiptuar me burgim të pandehurve do t’iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Të njëjtit obligohen që t’i paguajë edhe shpenzimet e procedurës, në emër të paushallit gjyqësor në shumë prej 300 euro dhe për fondin e kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 euro, në afat prej 15 ditësh.

Gjithashtu do të konfiskohet arma e përdorur nga të akuzuarit gjatë kryerjes së veprës penale.

Ndryshe, në këtë rast i akuzuari ka qenë edhe ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili pasi ka pranuar fajësinë, është shpallur fajtor për kanosjen e avokatit Gazmend Halilaj.

Më 28 tetor 2020, Lushtaku si dhe i akuzuari Zeqiri e kishin pranuar fajësinë vetëm për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, derisa ishin deklaruar të pafajshëm për veprën penale të vrasjes së rëndë në tentativë.

Ibrahim Lushtaku nuk e kishte e pranuar fajësinë as për veprën penale të asgjësimit apo dëmtimit të pasurisë.

Sipas aktakuzës, pasi që avokati Gazmend Halilaj kishte bërë një shkrim në rrjetin social “Facebook”, më 11 prill 2020, kundër Sami Lushtakut, kushëriri i këtij të fundit, Ibrahim Lushtaku, me qëllim të hakmarrjes dhe në bashkëkryerje edhe me të akuzuarin Zeqiri, më 14 prill 2020, ia kishin zënë pritën Halilajt.

Në aktakuzë thuhet se, me të parë Halilajn, i akuzuari Ibrahim Lushtaku me dashje që ta privojë nga jeta, e ka goditur fuqishëm veturën e të dëmtuarit Halilaj, ashtu që në këtë moment ky i fundit kishte dalë nga vetura dhe kishte filluar të ikë. Sipas aktakuzës, edhe të akuzuarit Lushtaku dhe Zeqiri kishin dalë pastaj nga vetura dhe kishin shtënë me armë në drejtim të Halilajt por nuk kishin arritur ta godasin.

Me këto veprime, prokuroria i akuzon Ibrahim Lushtakun dhe Xhelal Zeqirin se kanë kryer veprën penale të vrasjes së rëndë të mbetur në tentativë.

Për shkak se sipas aktakuzës, i kishte shkaktuar dëme në lartësi prej 2 mijë e 700 euro veturës së të dëmtuarit Halilaj, Ibrahim Lushtaku akuzohet nga prokuroria edhe për veprën penale të “asgjësimit apo dëmtimit të pasurisë”.

Po ashtu, Ibrahim Lushtaku dhe Xhelal Zeqiri akuzohen edhe se në kundërshtim me ligjin për armët kanë mbajtur armë pa leje. Lushtaku akuzohet se ka mbajtur pa leje një revole të tipit “Ekol”, kurse Zeqiri një armë të tipit “Crvena Zastava”.

Me këtë, të dy këta akuzohen për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

You Might Also Like

REL: Veriu i Kosovës drejt rikthimit nën udhëheqjen e serbëve

Eksperti austriak ‘shpërthen’ pas përplasjes së presidentit serb me Osmanin – ja mesazhi i tij

Në 4 vitet e fundit u mbyllën 104 shkolla 9-vjeçare, tkurren me 14% dhe nxënësit

Moti në Shqipëri parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare

Moti i vranët dhe me reshje shiu

Kosova Times January 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Horoskopi

Kosova Times Kosova Times November 14, 2023
Dronët kamikaze në aksion, një nga fabrikat më të rëndësishme ruse është në flakë, ka rrjedhur video nga vendi i ngjarjes…
Kryeministri: SHBA është e përkushtuar për të gjetur zgjidhje
Erdogan fajëson Rusinë: Për shkak të dështimeve të tyre, ne po ndërmarrim sulme të reja në Siri dhe Irak
Lajçak: U sqaruan detaje të rëndësishme, takohemi sërish javën tjetër
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?