By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komandanti kryesor ukrainas: Ata që duan të luftojnë ose luftojnë ose vdesin
January 29, 2026
Kina arreston gjeneralë të lartë. Çfarë do të thotë spastrimi për Tajvanin, Rusinë dhe SHBA-në
January 29, 2026
Lukoil ia shet asetet e saj ndërkombëtare kompanisë amerikane Carlyle
January 29, 2026
Në Kinë, 11 anëtarë të një familjeje të akuzuar për drejtimin e një qendre mashtruese u ekzekutuan
January 29, 2026
Ukraina thuhet se ka rrëzuar dy aeroplanë luftarakë rusë Su-34 brenda një dite të vetme
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hasani falënderon Turqinë për angazhimin në njohjen e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Hasani falënderon Turqinë për angazhimin në njohjen e Kosovës
Ballina 2Rajon / Botë

Hasani falënderon Turqinë për angazhimin në njohjen e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/01/29 at 4:34 PM
Kosova Times Published January 29, 2024
Share
SHARE

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka pritur në takim homologun nga Turqia, Hakan Fidan në vizitën e tij të parë si ministër i Jashtëm në Shqipëri.

Pas takimit në një konferencë të përbashkët për media, Hasani ka falënderuar Turqinë për angazhimin e saj në njohjet për Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe rajonale.

“Dua të falënderojë Turqinë për angazhimin e saj në njohjen e Kosovës dhe në anëtarësimin e saj në organizata rajonale e globale”, ka theksuar Hasani.

Në këtë konferencë dy ministrat folën për raportet ndërmjet Shqipërisë dhe Turiqisë, të cilat i vlerësuan si shumë të mira.

“Turqia mike na është gjendur gjithmonë pranë në ditët tona më të vështira. Aktualisht marrëdhëniet mes vendeve tona në çdo fushë janë të shkëlqyera dhe kanë njohur vetëm rritje. Sot ne zhvilluam takimin e dytë të grupit për dialog politik. Ky takim e forcon edhe më tej karakterin strategjik të bashkëpunimit në të gjitha fushat. Intensifikimi i dialogut politik mes nesh është shoqëruar me rritje kuptimplotë të bashkëpunimit dypalësh”, ka deklaruar Hasani.

Edhe ministri turk, Hakan Fidan, i vlerësoi raportet me Shqipërinë, duke thënë se synojnë që gjatë këtij viti të zhvillojnë Këshillin e parë të Partneritetit Strategjik, raportojnë mediat në Shqipëri.

“Marrëdhëniet mes 2 vendeve janë të bashkuara tek besimi që kemi tek njëri-tjetri. Për ta çuar më tutje, ne kemi krijuar disa mekanizma të caktuara dhe qëllimi ynë është që brenda 2024 të zhvillojmë Këshillin e parë të Partneritetit Strategjik. Kjo do të jetë një platformë e rëndësishme për ne, shpresojmë që vëllimi i tregtisë midis 2 vendeve të arrijë deri në 2 miliardë Dollarë dhe do të bëjmë ç’të jetë e mundur për këtë. Mbrëmë patëm një takim me biznesmentët turq dhe diskutuam me ata për mundësitë e investimit që ata kanë në Shqipëri. Bashkëpunimi që kemi nuk është aq sa kapaciteti, duhet ta zhvillojmë dhe më shumë. Kemi mundësi të bashkëpunojmë dhe më shumë”, ka theksuar Fidan.

Sipas mediave shqiptare, lufta Izrael-Hamas ka qenë një tjetër çështje në të cilën u ndal ministri turk gjatë fjalës së tij, Fidan i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të marrë masa për lejimin e ndihmave humanitare në Gazë. Ai paralajmëroi se përveç raketave e plumbave, njerëzit do humbasin jetët prej urisë.

Kurse, ministri Hasani nënvizoi se me homologun turk ndau vlerësime të njëjta lidhur me agresionin rus në Ukrainë, duke shprehur mbështetjen e palëkundur për sovranitetin territorial në kushtet e sfidave të reja.

You Might Also Like

Komandanti kryesor ukrainas: Ata që duan të luftojnë ose luftojnë ose vdesin

Kina arreston gjeneralë të lartë. Çfarë do të thotë spastrimi për Tajvanin, Rusinë dhe SHBA-në

Lukoil ia shet asetet e saj ndërkombëtare kompanisë amerikane Carlyle

Në Kinë, 11 anëtarë të një familjeje të akuzuar për drejtimin e një qendre mashtruese u ekzekutuan

Ukraina thuhet se ka rrëzuar dy aeroplanë luftarakë rusë Su-34 brenda një dite të vetme

Kosova Times January 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Britania falënderon Shqipërinë për ndihmën që automjete dhe pajisje ushtarake të mund të vinin në Kosovë

Kosova Times Kosova Times October 11, 2023
LDK: 2 Korriku, akti që hodhi themelet juridike e politike të Kosovës
Kurti për buxhetin e RTK-së: Jam për zgjidhje ligjore
Shqipëria ia ofron Kosovës bregdetin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030
Policia me aksion në Prishtinë e Fushë Kosovë, konfiskohen armë e para
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?